Mero Baze: Opozita që feston vrasjen e policit të lagjes

Mero Baze: Opozita që feston vrasjen e policit të lagjes

Adriana Kalaja

Thirrja e një gruaje histerike nga foltorja e Berishës për të inkurajuar një qytetar që ka qëlluar mbi një zyrtar të shtetit në detyrë, edhe pse formalisht është thirrje për akte terroriste, nuk është ndonjë rrezik serioz, as për shtetin, as për shoqërinë. Kjo, pikësëpari nga kredibiliteti i personit që bën thirrje, e më pas nga vet kredibiliteti i rrënuar i grupit politik që përfaqëson.

Por gjesti i bën shumë dëm vetë grupimit të Berishës, i cili është në shenjestër si një grupim i dhunshëm, i njerëzve me devijime mendore, të cilët duan të faktorizohen përmes dhunës politike. Jo se dikush trembet pre tyre, por duke u forcuar kjo bindje, bëhen dhe më të bezdisshëm dhe të urryer në shoqëri, duke u margjinalizuar si një përjashtim i shoqërisë shqiptare.

Nga ana tjetër, ajo që përshëndesin më shumë “demokratët e Berishës” në këtë thirrje, është ideja se qysh më 2013 duhet t’i ishin përgjigjur shtetit me armë, pra nuk duhet të pranonin dorëzimin e pushtetit dhe duhet të rezistonin ushtarakisht.

Tani nuk është shumë serioze që unë të analizoj këtë gruan me devijime, pasi kjo më 2013 ka qenë nga ana e fitimtarëve, jo nga ana e këtij ditëziut që ka marrë pushkën më 2022, por fakti që mbështetësit e Berishës bëhen entuziastë nga një budallallëk i tillë, tregon se në mendjen e tyre dhuna është i vetmi mjet për marrjen e pushtetit.

E sinkronizuar dhe me fjalorin e dhunshëm të Ilir Metës, me kërcënimet për thyerje në mes dhe plumb ballit, që ai përmend përditë si i forti i lagjes, e gjithë tipologjia e opozitës Berisha- Meta ngjan me një grup njerëzish të frustruar nga pafuqia e tyre, që ëndërrojnë të përmbysin kundërshtarët me dhunë, por që këtë gjë duhet ta bëjë dikush tjetër në emër të tyre.

Është tipike psikologja e njerëzve që nuk dinë të bëjnë asgjë, që s’kanë fuqi të bëjnë asgjë dhe mbi të gjitha, që kanë frikë të bëjnë atë që ëndërrojnë.

E vetmja gjë që bëjnë, është që duke pritur të vijnë në pushtet nga Berisha dhe Meta, ata forcojnë përditë e më shumë idenë që janë të papranueshëm për shoqërinë shqiptare, e jo më për SHBA e BE, siç janë liderët e tyre.

Ndaj mos u mërzisni për çfarë ka thënë kjo gruaja për një qytetar të dëshpëruar që ka qëlluar me armë mbi një zyrtar të shtetit. Ajo nuk është dikush që duhet të merret seriozisht. Seriozisht duhet marrë entuziasmi i mbështetësve të Berishës dhe Metës. që më në fund e kanë zbuluar rrugën se si duhet të vijnë në pushtet, duke vrarë policin e lagjes.  Dhe kjo duhet marrë seriozisht jo si rrezik, por si fatkeqësi për opozitën. Si vetëvrasje e saj.

D.GJ/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tim.: 14/08/2022 12:28

    Toka e xanun nuk mbrohet me arme po me gjykate.

    Përgjigju
  • kristo: 14/08/2022 12:04

    pra ky merua ne vend qe te ngreje prroblemin e perplasjeve sociale qe po na shkakton shteti, kritikon nje akt qe do ta kishte bere kushdo per te mbrojtur shtepine, femijet dhe familjen e vet. pfff

    Përgjigju
  • kastriot: 14/08/2022 06:12

    po mire thoshte i ndjeri Konica armiku i shqiptarit eshte vete shqiptari,nuke na i kane fajet komshinjte ne kjo opizite qe kemi eshte super armike

    Përgjigju
  • Nasi: 13/08/2022 23:19

    Aq qe Meta. 3 dite. Opa tytat nashti tek Sala. Po kesaj radhe per policin e lagjes. Ne dallim nga Himara kur Rama i quante kellira mediat, tani i ndersen ne te kundert.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet