Mero Baze: Për të qetësuar të 'egërsuarit' e sotëm të opozitës
Momente tensioni në Parlament
Është një anekdotë, që e përshkruan më së miri këtë sherrin e Gazmend Bardhit sot në Kuvend.
Gjatë një funerali të një gruaje, burri i saj i ve, vërejti se njeriu që po qante më shumë, ishte dikush i panjohur për të.
Pyeti shokun në krah se kush është ai burri që po qan me dënesë.
-Nuk është vendi të ta them, por ai ka qenë i dashur i gruas tënde, I tha shoku.
-Po mirë, i thuaj të pushoj se unë do të martohem prap, i tha. I thuaj të mos mërzitet.
Pak a shumë kjo anekdotë të kujtonte sot “egërsinë” e Gazmend Bardhit dhe grupit të Berishës kundër ndryshimeve në qeveri dhe kërkesa e llogarisë “pse i hoqën ministrat’ dhe i zëvendësuan me të panjohur për ta.
Me sa duket këta u mësuan keq.
Dy ditë më parë këta miratuan së bashku Kodin zgjedhor, ngjarjen më të rëndësishme politike në vend, duke zgjidhur secili hallet e veta. Edi Rama duke konsoliduar pushtetin dhe mandatin tjetër, dhe Berisha duke konsoliduar pushtetin në krye të opozitës.
Po bashkë miratuan amnistinë në fund të vitit që shkoi. Shtuan ca kritere bën ca ndere në të dy anët.
Tani ky agresiviteti ndaj ndryshimeve në qeveri, pse nuk kanë pyetur opozitën është pak teprim. Është çështje e brendshme familjare që nuk ndahet me dashnorët e qeverisë.
Por Bardhi, Noka, Vokshi etj nuk kanë pse mërziten. Do kenë rast tjetër për të bashkëpunuar. Do të ketë prap dasëm!
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
39.6%
-
Jo
49.9%
-
Nuk e di
10.4%
Vota total: 7341
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi
28 Korrik, 22:55
-
Mero Baze: Intervista e Ahmetajt si zhurmuese e pazarit për Kodin e zgjedhjeve
27 Korrik, 21:09
-
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Bardhi mbron paktin me PS: Votat e PD mundësuan votimin e Diasporës! Zbatuam vendimet e Gjykatës Kushtetuese
27 Korrik, 16:55
-
Seanca maratonë, Kuvendi miraton Kodin Zgjedhor dhe 22 vendime të tjera para pushimeve! Basha: E çojmë në Kushtetuese! Jo rritje pagash për GJK
27 Korrik, 12:07
-
Mero Baze: Për të gjithë demokratët që po mërziten me Berishën për listat
26 Korrik, 22:16
-
106 vota pro, PS-PD miratojnë ndryshimet në Kodin Zgjedhor: Lista të hapura në 2/3 dhe votë të diasporës! ‘Përplasen’ demokratët, akuza për pazar Berisha-Rama
26 Korrik, 07:30
-
Këshilli Drejtues i RTSH kundër Elhaida Danit si drejtoreshë e Festivalit të Këngës! Anëtari raporton në Kuvend, opozita debate: Keni shkarkuar 144 punonjës
25 Korrik, 21:48
-
Shehaj interpelancë me Meten: U dhanë 1.3 mld euro për Thumanë-Kashar! Ministri: Markimi i karburanteve nga gushti pa tarifë, mbyllet edhe i pullave fiskale
25 Korrik, 13:09
-
Nipi i Flamur Nokës arrestohet në lokalin e djalit të biznesmenit Ymer Lala! Në pranga dhe pronari e 9 të tjerë
25 Korrik, 12:54
-
Pakt PS-PD! Miratohet me 90 vota pro dhe 4 kundër nën/Komisioni që kontrollon KLSH-në, opozita merr drejtimin! Spaho: Doni ta zaptoni! Kuvendi seancë maratonë
25 Korrik, 11:13
-
Kuvend/ Zgjidhen emrat e rinj nga radhët e Avokatëve për KLP dhe KLGJ-në! Zgjatet afati për komisionin hetimor për 'Sterilizimin'
25 Korrik, 07:45
-
Mero Baze: Përse Berisha iu gjunjëzua Damianit?
24 Korrik, 20:13