Mero Baze: ‘Përkujtimoret’ e PD dhe një paralele me 32 vitet e para të Enver Hoxhës

Mero Baze: ‘Përkujtimoret’ e PD dhe një paralele me 32 vitet e para të Enver Hoxhës

Berisha në takimin e PD Durrës

Sali Berisha ka nisur të shkojë qytet më qytet për "përkujtimoret” e PD 32 vite më parë. Nuk di se çfarë emocione u ngjallë atyre të rinjve që gjen aty, të cilët kanë lindur pasi është themeluar PD, por dhe nëse ka mbetur ndonjë themelues gjallë, e ka të vështirë të bëjë një bilanc të PD në 32 vite, në raport me objektivin e saj.

Sot 32 vite pas themelimit të PD, si partia e parë pro perëndimore në Shqipëri, Sali Berisha në fjalën e tij kryesore në Durrës u fokusua tek sulmi ndaj ambasadores së SHBA dhe ambasadorit të Britanisë së Madhe. Pra ata që më 1990 bërtisnin “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, sot dëgjojnë kryetarin e tyre t’u thotë se Evropa dhe SHBA janë të korruptuar se nuk më duan mua dhe familjen time. Dhe mbi të gjitha, premton se do fitojë mbi ta!

Nëse krahason çfarë bëri Enver Hoxha për 32 vite në pushtet me Partinë e Punës dhe çfarë bëri Sali Berisha me PD për 32 vite, e vetmja pikë takimi është që pas 32 vitesh të dy ngelën vetëm dhe bëjnë thirrje të mbështeten mbi forcat e veta.

32 vjet pasi kishte marrë pushtetin në Shqipëri, Enver Hoxha i kishte konsumuar gjithë betejat e tij. Ishte lidhur fillimisht me Jugosllavinë, por kur Tito desh ta zëvendësonte, u prish me ta dhe u lidh më fort me Stalinin.

Kur Hrushovi nisi të ndryshonte gjithë sekretarët e Parë në Lindje, për të revizionuar stalinizmin, Hoxha u prish me të dhe u lidh me kinezët. Deri më 1976, pra 32 vite pas marrjes së pushtetit, ai ishte prishur me një superfuqi dhe dy vende të mëdha me ndikim në botë si Kina dhe Jugosllavia.

Më 1976, pas vdekjes së Mao Ce Dunit dhe afrimit të Kinës me SHBA, ai nisi prishjen me Kinën dhe mbështetjen në forcat e veta. Viti 976 ishte viti i prodhimit të bukës dhe çelikut në vend. Dhe mbi të gjitha, ishte viti që ne shpallëm se jemi në gjendje “të jetojmë, luftojmë, e veprojmë si në rrethim”.

Është fiks ajo që Berisha u tha sot demokratëve në Durrës, se Perëndimi na ka sulmuar me disa ambasadorë të korruptuar, por ne jemi ngritur më të fortë në këmbë. Dhe thotë pastaj pse i përmendin demokratëve barin! As bar s’do ketë!

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Kam lindur në Athinë, por jam patriot i atdheut tim': Mario Mitaj: Populli rus i thjeshtë dhe miqësor

'Kam lindur në Athinë, por jam patriot i atdheut tim': Mario Mitaj: Populli rus i thjeshtë dhe miqësor