Mero Baze: Përpjekjet për të justifikuar 'marrëveshjen' që shuajti revolucionin

Mero Baze: Përpjekjet për të justifikuar 'marrëveshjen' që shuajti revolucionin

Gazment Bardhi

Për të identifikuar personat të cilët donin të fitonin besimin tek Berisha kur ai po përpiqej të rikthej në pushtet në vitet 2000, avokat Ngjela përdorte shprehjen: “I çoi një rosë Doktorit”, sa herë që shikonte përpjekjet e tyre për t’u bërë të pranueshëm tek Berisha. 

Mu kujtua sot kjo fjali e avokatit kur pashë konferencën e shtypit të Gazment Bardhit, që “denonconte” Olsi Ramën, që i rezultonte se kishte kaluar kufirin në të njëjtën ditë bashkë me një të dënuar për trafik droge, ndarazi, apo që një veturë që e kishte përdorur Olsi, e pat përdorur një herë tjetër dhe një nga të dënuarit.

Natyrisht që historia ka shpjegim, nëse nuk e nxjerr nga konteksti, por Gazment Bardhi nuk ka ndonjë dëshirë të sqarojë një histori që është hetuar dhe gjykuar, madje kur janë kryer dhe dënimet. 

Këtë histori i pari e ka “denoncuar” vet Berisha, dhe jo një here, por dhjetëra herë.

Është aq shumë e dëgjuar dhe e zbukuruar me detaje nga fantazia e Berishës, saqë drejtësia dhe publiku janë shumë familjare me të.

E reja në gjithë këtë histori, është se Gazment Bardhi është në një lloj krize me Rithemelimin përse bëri marrëveshje për dy komisione hetimore, njëri prej të cilëve është në gjykatë dhe është hetuar me detaje nga SPAKU, dhe tjetri është një çështje policore, që ka të bëjë me të dhënat e hetimit të sistemit TIMS.

Dhe gjithë puna është se si t’i mbushi mendjen Berishës se “marrëveshja” me Edi Ramën ja ka vlejtur, pasi i kemi kapur vëllain duke parë sistemin TIMS.

Pra siç pat thënë avokat Ngjela dikur, “ky po i çon një rosë Doktorit”, që t'ia bëjë të pranueshme idenë se marrëveshja me Ramën ja ka vlejtur qoftë dhe për të bërë publik këto të dhënat që i kishin pasur dhe që i kishin bërë publike, por tani i kanë nga TIMS.

A thua Rama, nëse do kishte probleme vërtetë, e kishte të pamundur ta refuzonte këtë kërkesë. Ja ka lejuar se janë thjesht përsëritje te denoncimeve te PD nga 2018, nga dosja e ish- prokurorit Hajdarmataj, që i ofroi PD-së dhe punën e përgjimeve në Dibër.

Shpresoj t'iu funksionojë dhe Doktori t'ia pranojë sakrificën që bëri partia e tij për të lënë në mes revolucionin, për të përsëritur nga goja e Gazit ato që kemi dëgjuar nga goja e tij. 

Por që të jetë brenda duhet të shkojë tek rrugica dhe t’i thotë aty poshtë penxheres këto. Aty dhe ja pranon. Kështu nga selia duke i zënë podiumin e tij, dhe duke përsëritur ato që ai ka thënë, kam frikë se nuk i bën punë “rosa që i ka çuar Doktorit”. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Koli: 29/03/2024 09:57

    Edhe kete e zbulove o Mero. Bravo!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë