Mero Baze: Përse salla e Berishës heshti kur deputeti italian lavdëroi Shqipërinë

Mero Baze: Përse salla e Berishës heshti kur deputeti italian lavdëroi Shqipërinë

Sali Berisha

Një deputet i Forca Italia, Alessandro Battilochio, i gjendur në Shqipëri për një vizitë pune, lidhur me mënyrën e realizimit të marrëveshjes Rama Meloni, shkoi dhe  në Kuvendin e Berishës, pas lobimit të disa njerëzve të Berishës.

Me sa duket i paqartë se ku kishte shkuar, ai donte të fliste disa fjalë të mira për Shqipërinë dhe kishte vendosur të lavdëronte Tiranën. E nisi fjalimin duke theksuar ndryshimin e fortë të Tiranës, dhe po vazhdonte me shpresën se do të bëhej edhe më e mirë, kur përkthyesja ndërpreu përkthimin, pasi pa reagimin e sallës, që heshti dhe u bë nervoze. 

Ndoshta deputeti Italian, nuk e kuptoi dhe aq mirë përse nuk ngjalli dot entuziazëm duke u lavdëruar mbështetësve të Berishës Tiranën, por me siguri ka menduar që janë të traumatizuar nga humbjet dhe nuk e kanë mendjen tek Tirana. 

Por në thelb reagimi ndaj tij, është fytyra e vërtetë e politikës së Berishës ndaj Shqipërisë, Tiranës, madje dhe e ndonjë fshati të humbur të Shqipërisë. Nëse ato zhvillohen dhe përparojnë jashtë interesit të tij politik, ai i urren dhe është kundër tyre.  

Në logjikën politike të Berishës, një Shqipëri që dyfishon buxhetin që nga koha e tij dhe çon GDB 24 miliardë euro nga 12 që ka qenë në kohë të tij, është një Shqipëri e keqe, pasi favorizon armikun e tij.  

Nëse Tirana e kioskave, e Lanës së qelbur, apo lejeve kaotike të tij zëvendësohet me një metropol luksoz me ndërtime që kanë firmën e arkitektëve më të mirë të globit sot, por këtë e bën kundërshtari i tij, ai e urren dhe i shpall luftë zhvillimit. 

Nëse në kohën e tij Shqipëria ka pasur 1 milionë turistë me buke me vete dhe sot ka 10 milionë të tillë që sjellin shumicën e të ardhurave buxhetore, ai është gati t'i vërë flakën Shqipërisë vetëm ata të mos vijnë, pasi mbajnë në këmbë qeverinë e armikut të tij. 

Nëse në kohën e tij, imazhi ndërkombëtar i Shqipërisë ishte Gërdeci apo vrasjet në bulevard, ndërsa në kohën e armikut të tij, Shqipëria drejton Këshillin e Sigurimit , OSBE, dhe është në qendër të nismave rajonale të BE, ai natyrisht është kundër gjithë botës vetëm se kjo favorizon armikun e tij. 

Ndryshe nga çdo politikan në botë, që ngrenë politikat e tyre, mbi sukseset e vendit të tyre për t'i çuar ato më tej, Sali Berisha dhe shkolla e tij politike është e kundërta. Ai e ka ndërtuar gjithë shkollën e tij politike, mbi rrënimin e arritjeve të vendit nën qeveritë e tjera dhe mohimin e gjithçkaje, për të lënë gjurmët e veta të shëmtuara.  

Është kjo shkollë politike e identifikimit të Shqipërisë me armikun tënd personal, që e bën të pakuptueshme për një deputet italianë, përse salla e Berishës heshti kur ai lavdëroi Shqipërinë.  

Për Sali Berishën Shqipëria është ose e tij, ose e armikut, por kurrë e shqiptarëve. Ndaj e ka dashur gjithnjë për vete. Dhe kur nuk mund ta ketë të vetën, është gati ti vërë zjarrin. 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • minushe: 04/12/2023 10:54

    mese e vertet cdo gje qe shkruan Z.Baze

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë