Mero Baze: Po të mos ishte Berisha, nuk do kishte as dilema për protestën

Mero Baze: Po të mos ishte Berisha, nuk do kishte as dilema për protestën

Sali Berisha

I dëshpëruar që emri i tij ndan opozitën dhe është i papranueshëm në shumicën e saj, Sali Berisha po përpiqet të gjejë një maskë të re për të vazhduar më tej. Pasi 35 deputetë kanë refuzuar t’i bashkohen atij, ai po përpiqet tani të diferencojë opozitën, jo më pro dhe kundër Berishës, pasi këtë betejë e ka humbur, por “pro dhe kundra protestave”.

Është pak a shumë i njëjti bllof që tenton të bëjë me Qeverinë, kur paraqet rezoluta anti-genocid, me qëllim që të “diferencojë” Qeverinë, nëse është “pro apo kundër” Serbisë. Të njëjtën gjë tani po e bën për të përçarë më tej opozitën. Meqë ka ngel në pakicë sa i përket figurave politike të opozitës, tani po kërkon t’i kompleksojë ato duke i diferencuar nëse janë pro apo kundër protestës së thirrur më 7 korrik.

Deri tani grupet opozitare nuk janë shprehur rreth protestës, përveç krahut të Petrit Vasilit në LSI. Por deputetët brenda PD natyrisht që nuk do të jenë në një mendje, jo për shkak të protestës, por për shkak të Sali Berishës. Dhe nuk kanë faj.

Problemi është se arsyet që një deputet opozitar të dalë në protestë janë me mijëra, por në këtë rast ka vëmendje pasi Berisha është zjarrfikësi i protestës. Pra ky debat nuk do të ekzistonte, nëse në krye të opozitës nuk do të ishte Berisha. I vetmi që po shkakton dilema nëse duhet shkuar apo jo në protestë, është Sali Berisha. Pra nuk është e vërtetë që ai është nxitësi i protestës.

E vërteta e hidhur është se ai është zjarrfikësi i protestës. Po të mos ishte ai nuk do të ekzistonte fare ky debat, jo më për deputetët e opozitës, por dhe për shtresën gri të shoqërisë. Pra problemi nuk është tek gatishmëria e shoqërisë për protestë, apo tek gatishmëria e PD për protestë, por tek Sali Berisha, i cili ndan pjesën opozitare pro dhe kundër protestave.

Ai ka akuzuar për një kohë të gjatë Lulzim Bashën si zjarrfikës protestash, kurse vetë Berisha e ka problemin ende pa nisur protesta, pasi është arsyeja e vetme që shkakton debat pse nuk duhet shkuar në protestë. Në këtë prizëm, nëse Luzlim Bashën ai e akuzon si zjarrfikës ilegal, vetë është zjarrvënës legal i përçarjes opozitare ende pa nisur protesta.

Është gjë e mirë që e ka kuptuar që emri i tij shkakton probleme tek opozita, por nuk ka pse vë maskën e protestuesit, që të mos e njohin. Le të ikë ai nga opozita, se ndoshta në protestë shkon dhe gjysma e socialistëve. Tani, në vend që opozita të bashkojë energjitë kundër pushtetit, duhet të harxhojë energji të pranojë Sali Berishën në krye të saj dhe për këtë të dalin ne protestë në pikë të vapës në korrik.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • haliti: 28/06/2022 02:04

    bravo mero ,,,,je shume i madh,,,ke dhe humor te holle,,,...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit