Mero Baze: Rikthimi i jugut në hartën e turizmit të Shqipërisë

Mero Baze: Rikthimi i jugut në hartën e turizmit të Shqipërisë

Rruga Kardhiq-Delvinë

Të shtunën drejt Sarandës shkohet 40 minuta më shpejt dhe disa herë më i shlodhur për shkak të përfundimit të rrugës Kardhiq-Delvinë, një rruge kyç që rikthen jo vetëm jugun e Shqipërisë me fytyrë nga deti, por formon një gjymtyrë e rëndësishme në strategjinë e ndërtimit të një turizmi afatgjatë në bregdetin jugor të Shqipërisë, i cili ka qenë për dekada të tëra një destinacion jo fitimprurës për shkak të distancave të papranueshme për kompanitë e turizmit. 

Së bashku me bypass e Vlorës, rrjetin rrugor që përshkruan gjithë Labërinë, ku futet rruga Kuc Vlorë, Kuc Qeparo dhe Kuç Gusmar, dhe hapja e tunelit të Kardhiqit, e bën bregdetin jugor të Shqipërisë një destinacion afatgjatë që do të prodhoj turizëm të qëndrueshëm dhe fitimprurës për shqiptarët. 
Përfundimi dhe tunelit të Llogarasë në vitet në vazhdim dhe ndërtimin e rrugës së re të Rivierës shqiptare, ndërtimi i Aeroportit të Vlorës dhe Sarandës kompletojnë një infrastrukturë që zhvendos qendrën e rëndesës së turizmit shqiptar nga Durrësi drejt jugut. 

Çfarë e bën të qëndrueshëm industrinë e turizmit tani e tutje, nuk është thjesht infrastruktura që të çon në bregdet, por mbi të gjitha diversifikimi i turizmit detar me atë malor që tani është i arritshëm dhe që krijon një potencial të pashembullt për zhvillimin e gjithë jugut. 

Kur nisi të projektohej rruga Kardhiq-Delvinë në vitin 2006 skeptikët e kësaj rruge, problemin më të madh kishin se rruga do të anashkalonte Gjirokastrën dhe do ta izolonte atë. Ishte një argument që e kishte përdorur dikur dhe Enver Hoxha kur ja kishin propozuar. Për fat me këtë argument e bindëm Berishën ta fillonte, por që e la gjysmë pasi nuk ju përkthye ne vota më 2009. 
Në të vërtet nëse ka një rrugë që i shërben më shumë Gjirokastrës se sa Sarandës, tani është kjo rrugë. Saranda ka qenë për dekada të tëra një qytet i izoluar pa ofertë turistike përveç detit, dhe me një sezon veror të kufizuar në dy muaj. Hapja e gjithë rrjeteve rrugore nga Labëria drejt detit, rrugët që përshkruajnë malet nga Tepelena në Progonat e Nivicë, drejt Kuçit e Qeparait, Rruga Kardhiq Delvinë dhe zhvillimi që ka nisur të marr agroturizimi në këto zona, do të jenë furnizuesit kryesor për një turizëm të ri shumë më të diversifikuar se deri tani.  

Çmimet e larta marramendëse të Dhërmiut që shesh kalojnë në neveri, tani do të kenë një konkurrencë të denjë për mijëra qytetarë që nuk duan foto në instagram nga zonat rezidenciale të Dhërmiut që ngjanë si kampe palestnieze të bëra me miliona. Për 20 minuta nga Qeparoi ti mund të drekosh në lartësitë e Kuçit me çmime dhjetë herë më të lira, mund të flesh në bujtinat e Labërisë apo Rrëzomës, dhe mund të rivitalizosh si qytet turistik Delvinën. 

Mijëra turistë të Sarandës për 30 minuta mund të darkojnë në Gjirokastër të shijojnë një qytet të UNESCO -s dhe të kthehen nëse duan sërish në Sarandë. Përmeti Tepelena dhe Lunxhëria e kanë detin pak më shumë se 30 minuta deri në një orë. 

Përfundimi aeroporteve dhe hoteleve të mëdha që kanë nisur në bregdet, do të zgjas turizmin nga 2 deri në 6 muaj dhe do të krijoj klasën e bizneseve të turizmit që do të rezistoj dhe në dimër. 
Kam dëgjuar plot vajtime për kostot e rrugës së Kardhiqit, nga deputetë që kam frikë se nuk kanë qenë kurrë në Sarandë dhe nuk e kanë idenë se ku kalon ajo rrugë, por kjo është një sëmundje që shërohet shpejt, pasi ta provojnë dhe ta shijojnë. Çmimi i atij rrjeti rrugor, jo vetë që nuk është i paarsyeshëm por është dhe më efecienti i gjithë rrugëve ë janë bërë në Shqipëri, pasi janë investime që përkthehen në nxitjen e miliardave investimeve private që do shkojnë në bregdet dhe turizmin malor.  Shqipëria përfundimisht javën e parë të Korrikut ka fituar një jugun e saj, një nga pasuritë më të madhe natyrore që i ka falur zoti dhe që e ka pas izoluar me paaftësinë dhe mungesën e vizionit për ta kthyer siç po kthehet në një pasuri kombëtare.  

Është e vërtet që Edi Ramën keni për ta parë qysh nga nesër deri më 9 korrik duke inauguruar gjithë rrugët e jugut që në fakt janë një histori e re e Shqipërisë turistike, por ata që nuk e durojnë dot këtë skenë mund të fikin tv t'ia hipin makinës dhe të shkojnë ta shijojnë. Atyre që nuk e del e keqja me Shqipërinë le të shkojë të vajtojnë me Berishën më 7 korrik, i cili njësoj si Lavdërim Muhaxhiri i ISIS mallkon se “ditë të zeza e presin Shqipërinë prej tij”.  

E dimë, e kemi dëgjuar dhe nga ISIS këtë, por për fat ai që e tha vdiq shpejt. Ky pasuesi i Muhaxhirit mirë është mirë të rroj gjatë dhe të vuaj nga fakti që Shqipëria po bëhet më e mirë. 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Roni: 03/07/2022 13:46

    Vetem te shohesh se si eshte bere kjo rruga me nje shteg qe del si pyke e qe s'ka asnje mase sigurie, kupton se çfare mjeshterie eshte perdorur per t'i perfunduar lire e shpejt. E pastaj ankohemi per aksidentet.

    Përgjigju
  • sali: 03/07/2022 00:22

    Po mire mo alqi e tE tjere kaq problem e kemi ne shqiptaret te themi nje fjale te mire per nje investim qe duhet pershendetur,po marim mikroskopin e shikojme vogelsirat te cilat per ta jane kryesorja.Jemi popull qe nuk na pelqen zhvillimi

    Përgjigju
  • Shpferi: 02/07/2022 15:22

    Cfar eshte ajo nyje qe del direkt ne rruge?! Ajo eshte pike vrasese !! Uroj të zhduket sa me pare.

    Përgjigju
  • Alqi: 02/07/2022 10:32

    Shiko foton. Rrugë dytësore që del pingul me rrugë. Precedent për katastrofa në rrugë. Fiks si Laç - Lezhë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Sulm me thikë në zemër të Londrës, por të gjithë presin hetimet

Sulm me thikë në zemër të Londrës, por të gjithë presin hetimet