Mero Baze: Si po hakmerret Berisha ndaj deputetëve që e refuzuan?

Mero Baze: Si po hakmerret Berisha ndaj deputetëve që e refuzuan?

Sali Berisha

Sali Berisha nuk arriti të marrë dot Grupin Parlamentar në anën e vet, por po ja rrin të ketë sukses në shkatërrimin e të ardhmes së tyre politike.

Në kulturën e tij politike, Berisha është përpjekur gjatë gjithë kohës të jetë besnik i një shkolle, i zhdukjes së politikanëve që tentojnë të qëndrojnë në mes të një konflikti, duke mos u bërë me asnjë palë. Prej vitit 1991, ai çdo debat politik që ka provokuar e ka mbështetur mbi parmin, ose me mua ose me kundërshtarin. Kështu ka zhdukur në çdo kohë njerëzit që kanë tentuar të qëndrojnë në mes dhe të bëjnë llogaritë e tyre. Ai pranon vetëm ata që bëhen me të ose ata që janë kundër tij. Të tjerët janë armiqtë më të mëdhenj të tij.

Kjo po i ndodh tani me grupin parlamentar.

Fakti që 35 deputetë nuk ju bashkuan atij politikisht ishte një goditje e rënd për të e cila e dëmtoi ndjeshëm në betejën e tij kundër SHBA.

Dhe tani ai ka vënë në funksionim shkollën e tij politike duke shpikur aksione false që ti dërmoj ata politikisht.

Në sulmin e tij të parë, u pa qartë se disa deputetë kryesisht Duma , Salianji dhe ndonjë tjetër që u përpoqën të bënin si mbi palët, duke marrë pazar nga të dy anët, ai i përdori në fazën e parë dhe pastaj i la në rrugë. 

Me paralajmërimet për protesta, Berisha ka sërish të njëjtin objektiv. Ai synon të tërheq deputetët që refuzojnë ata politikisht në çadrën e mitingut të tij për të thyer mallkimin që nuk i shkojnë atij pas politikisht. Atij i intereson vetëm të thyhet ajo shifra që 35 deputetë nuk janë me të. Duke numëruar deputetët që janë në protestë dhe që natyrisht nuk janë me Berishën, ai thjesht do të shpall triumfin ndaj atyre që i kanë rezistuar në PD.

Pas kësaj këtë deputet nuk është se i duhen më. Janë të lirë të kthehen prap tek Alibej. Atij thjesht i intereson të thyej shifrat që e kanë lënë pa gjumë gjithë këto kohë. Dhe duke i trajtuar ata si shifra ai realizon dhe objektivin e kësaj proteste. 

Më tej ata nuk i duhen askujt. Atij, jo e jo. Nëse tentojnë ti afrohen partisë së tij dhe mund të rrihen nga “militantë” të egërsuar që nuk ua falin 8 Janarin, për 7 Korrikun. Më 7 Korrik ai në fakt kërkon të hakmerret ndaj tyre.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit