Mero Baze: Standardet e Ramës dhe ato të SPAK për drejtësinë

Mero Baze: Standardet e Ramës dhe ato të SPAK për drejtësinë

Edi Rama dhe SPAK

Edi Rama padyshim që do të përbënte një skandal real në një vend perëndimor, me qëndrimin qortues ndaj një institucioni të drejtësisë si SPAK. Edhe pse ai është kryeministri më i përmbajtur në historinë e 30 viteve në reagimin ndaj drejtësisë, duke mos komentuar vendime gjykatash edhe për bashkëpunëtorët e tij më të afërt, nuk është se ka të drejt ti soset durimi një ditë dhe të shpërthej. Një nga dënimet e të qenit pushteti i parë është dhe të durosh pushtet e tjera. Sidomos ato për të cilat ke kontribuar vet.

Dhe në këtë pikë jam dakord me reagimin e SPAK që thotë se ne reagojmë kryesisht mbi dosjet e ofruara dhe faktet që i çojnë drejtësisë. Me disa përjashtime të vogla jo për çështje shumë të ndjeshme, të gjithë ministrat e Edi Ramës dhe vet Edi Rama e kanë konsideruar si punë të bezdisshme denoncimin me fakte të paraardhësve të tyre. Nën parimin se nuk është mirë të denoncosh paraardhësit, thuajse nuk ka asnjë denoncim serioz për çështjet më të bujshme korruptive të administratës Berishës ndërkohë që familja Berisha vazhdon pastron paratë në sytë e të gjithëve, me mediat e tyre, me bizneset e paverifikuara që presin fatura sikur shesin boronica dhe brekë të shtrenjta në bllok. Administrata e Edi Ramës është gardiane e tyre, gjë që nuk do ndodhte qoftë dhe për arsye primitive në kohën e Berishës.

Por SPAK ka dy standarde në këtë qëndrim. Ka standardin me te cilin reagon ndaj retorikës së çmendur të Ilir Metës dhe Sali Berishës në rastin Dvorani dhe standard tjetër ndaj bashkëpunëtorëve të Edi Ramës dhe vet deklaratave të tij.

Adrian Dvorani u fut nën hetim jo vetëm pa asnjë fakt, por vetëm se SPAK ishte i kompleksuar nga retorika e Sali Berishës dhe Ilir Metës kundër tij.

Sali Berishën e kuptoj. Vëllai i Adrian Dvoranit është një nga 26 të vrarët në Gërdec në biznesin e maskuar të djalit të Sali Berishës që mori 26 jetë njerëzish dhe plagosi rreth 350 të tjerë. Dhe në logjiken primitive të Sali Berishës tani ai është në gjak me fisin Dvorani dhe mendon se nëse Dvorani qëndron në sistemin e drejtësisë do marr gjakun e vëllait. Dvorani është një gjyqtar shembullor dhe natyrisht që nuk ka ato kritere, por armiqtë e drejtësisë në Shqipëri kanë kriteret e tyre.

Nga ana tjetër ai ka qenë gjyqtarë në pakicë kundër shfajësimit të Ilir Metës në çështjen e përgjimit bërë publike nga ish Ministri i tij Dritan Prifti. Pra thjesht ai është një armik personal i Sali Berishës dhe Ilir Metës, për shkak të detyrës dhe jo për shkak të ndonjë gjesti të tij personal. Me kriteret e tyre ata e kanë klasifikuar si armik të rrezikshëm që duhet hequr qafe. Edhe pse SHBA e kanë shpallur një nga 12 kampionët e drejtësisë në botë, Ilir Meta dhe Sali Berisha e kanë masakruar në ligjërimin e tyre publik, dhe për fat të keq SPAK është vënë në veprim jo për shkak të ndojë fakti por për shkak të sulmeve të tyre.

Pra SPAK ka dëshmuar totalisht mungesë profesionalizmi dhe komplekse inferioriteti ndaj dy politikanëve të rëndësishëm në vend por të afishuar si armiq të Reformës në Drejtësi.

Dhe përderisa SPAK e ka demonstruar këtë standard Edi Rama ka të drejt të përdor ndaj tyre të njëjtën gjuhë për tu vënë në lëvizje. Nëse ata nuk vihen vet në lëvizje nga faktet që dalin në publik apo që njihen publikisht, le të vihen nga gjuha kritike dhe sulmet ndaj tyre siç janë vënë në rastin Dvorani. Ata nuk mund të jenë krenar dhe profesionist kur flet Edi Rama dhe me “bisht në shalë” kur flet Sali Berisha dhe Ilir Meta. Ata duhet të vendosin standardin e tyre në raport me drejtësinë dhe standardin që kanë vendosur deri tani është se kush i sulmon i hapin rrugë dhe kush sillet korrekt siç sillet shumica i trajtojnë “profesionalisht”. 

Ndaj sot kur Edi Rama me standardin e një shoqërie perëndimore e ka tejkaluar të drejtën e tij, SPAK sikur të ishte sjellë deri më sot si një institucion i pavarur kishte të drejt të reagonte. Por nuk është sjellë si i tillë. Ndaj më mirë të kishin heshtur. Të paktën të ruanin standardin që kanë krijuar vet.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Paul: 08/05/2022 05:38

    SPAKU duhej te kishte filluar processet per sali kermen dhe ilir floriri bashke me nja 400 zyrtare e deputete te tyre......

    Përgjigju
  • Cubi: 07/05/2022 23:35

    Jan shpresa te kota. Ky quhet spak leshi. Rama e ka ngritur per te luftuar partin e vet,jo partin e qenerve. Nuk presim ndonje te re.

    Përgjigju
  • Ylberi: 07/05/2022 23:34

    Si nuk lodhen dhe as turp nuk kane kur genjejne diten per diell. Si paranteze, Berisha dhe Meta jo ne burg po do zoti ne litar te dy. Por kjo as e mbulon apo fshef masken e nje antishteti si Rama. Per te cilin mjafton skandali i te dhenave personale per tre denime te perjetshme. Duke lene menjane krimin e organizuar qe beri deputet, mafjen qe perdor per zgjedhje dhe zhvatjen e organizuar te prones shteterore.

    Përgjigju
  • Murat: 07/05/2022 23:24

    Spaku eshte i kritikuar jo vetem nga Rama, por edhe nga te gjithe shqiptaret. Si ka mundesi kur ata kane ne dore gjithe argumentet e krimeve te Berishes dhe Metes, dhe shume te tjereve dhe hesht. Perse, ju mungon paga a Po kane frike nga banditet e Berishes e Metes. Eshte e pa tolerueshme veprimtaria e Spakut qe vlereson punen e tij ne luften me peshqit e vegjel e te mos vihet para pergjegjesise ligjore Berisha me nje mal me krime. Clirimin e vendit nga Berisha e suita e tij e presim nga drejtesia e re ne radhe te pare me gjithe kontributin qe jep Amerika. Per mendimin tim Kraja eshte nje lloi si Llalla, ndaj duhet te largohet e ktheje rrogat qe ka marre. Nuk ka demokraci pa zbatim ligji, detyre te cilen Spaku nuk po e ben.

    Përgjigju
  • Sidrit Golemi: 07/05/2022 22:11

    z. Baze, kjo analize eshte e qarte dhe e sakte. Dhe pikerisht per kete arsye nuk kuptohet perse kryeministri Edi Rama jo vetem per keto 9 vjet ne qeverisje si dhe prej 29 ditesh nga deklarata e tij para mediave diten e Kongresit te PS se: "Meqë këta nuk flasin nuk na mbështesim, ne po bëjmë normën duke kapur arka me peshk, diçka nuk shkon. Kuçedra e korrupsionit do goditur në kokë. Nëse janë të gatshëm të dinë ku është koka, unë jam gati të shkoj që nesër t’ua them prokurorëve të SPAK. Që nesër jam gati të shkoj atje dhe të vë në dispozicion njohjen time si person i interesuar nëse kanë nevojë për ndonjë ndërhyrje në memorie dhe e dyta, shumë mirë gjëja e duhur që një person me pushtet politik konsiderohet në shkelje, për shkak se familjarë përfitojnë shumë që në pamje të parë justifikohen”, tha Rama.(https://shqiptarja.com/lajm/rama-gati-te-shkoje-qe-neser-ne-spak-tu-freskoje-memorien-prokuroreve) - nuk vatjur akoma te denoncoje "koken e kucedres"?!

    Përgjigju
  • Agjenti i Berishes e Metes ne SPAK: 07/05/2022 19:37

    Zoti Mero Baze! Keni plotesisht te drejte.Dhe sa vjete do te presin shqiptaret qe te ngrihet nga gjumi Arben Kraja dhe te ha[pe dosjet e mykura ne sirtaret e tij per Berishen apo edhe per Meten,Moniken e Cocaines etj etj?Apo kur Berisha me ndihmen e Serbise,Rusise etj etj te shkaktoje dhe ndonje 1997,1998,21 Janar,Gerdec te dyte? Dhe mire keto krime "te vjetra",po sulmi i armatosur e i eger ndaj selise se PD-se nuk ishte per procedim penal si organizator e inisiator dhe Kraja as e mori mundimin qofte dhe ta therriste? Ai po tregon hapur qe eshte koke e kembe ne sherbim te ciftit Meta -Berisha!Turp! E

    Përgjigju
  • Arbërori: 07/05/2022 19:22

    9000€ një natë në hotelet e Tiranës për finale të futbollit o km leshi, po kurr me ty në BE nuk do arrijm sepse ti e do Rusin këtu…!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Drogë me postë nga Kalifornia në Tiranë, dy të arrestuar! Sekuestrohet 3.2 kg kanabis

Drogë me postë nga Kalifornia në Tiranë, dy të arrestuar! Sekuestrohet 3.2 kg kanabis