Një automjet tip ‘BMW’ ka marrë flakë në autostradën Fier-Lushnjë. Mjeti me targa AA 022 CZ ka marrë flakë në ecje. Shkak dyshohet se është bërë një defekt teknik.
Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit dhe dy familjarët tijë kanë arritur të dalin në kohë nga mjeti dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
Sipas drejtuesit mjeti ishte me motor benzine dhe i kishte dhënë shenjë defekti elektrike. Zjarrfikësja ka mbërritur në vendngjarje kur mjeti ishte i përfshirë totalisht nga flakët.
Komento