Panik në autostradën Tiranë-Elbasan/ Po ktheheshin nga ndeshja, merr flakë autobusi i tifozëve të Partizanit (VIDEO)

Ndeshja Partizani-Kukësi, e vlefshme për superkupën e Shqipërisë, për pak sa nuk është kthyer në një tragjedi për disa tifozë të skuadrës kryeqytetase. Autobusi me 30 tifozë që po ktheheshin nga Elbasani drejt Tiranës është përfshirë nga flakët, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00, ku shkak dyshohet se ka qenë një defekt teknik. 

Si pasojë, autostrada është bllokuar në njërin prej akseve, duke sjellë trafik të rënduar, në orët e vona të mbrëmjes. 

Zjarrfikësja ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku ka vënë në kontroll flakët e zjarrit, por autobusi me targa AA 739 GM është shkrumbuar totalisht. Report Tv sjell videon ekskluzive të autobusit në flakë, fatmirësisht pa pasoja tragjike. Burime bëjnë me dije se të gjithë pasagjerët janë kthyer në Tiranë me autobus tjetër.

Kjo ngjarje vjen pak ditë, pasi një tjetër autobus me pasagjer ka marrë flakë në ecje në rrugën e Kombit.

1566163464_autosdrata.JPG

Trafik i rënduar në autostradën Tiranë-Elbasan

1566163599_Autobusi2.JPG

Autobusi në flakë

*Raportuan për redaksinë e Shqiptarja.com online gazetari Arsen Rusta dhe Aldo Kozarja

B.K./r.k./Shqiptarja.com

Komente

  • Shpellari: 19/08/2019 05:38

    Ne mesjete jemi ska per tu habitur.A u behet kontroll teknik cdo vit makinave?

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Franca dhe Gjermania arrijnë marrëveshje për “tanket e së ardhmes”

Franca dhe Gjermania arrijnë marrëveshje për “tanket e së ardhmes”