Nga vrasje mafioze, vdekje tragjike, sherre e deri në rrëfime të dhimbshme/ 10 lajmet më të lexuara në vitin 2020

Nga vrasje mafioze, vdekje tragjike, sherre e deri në rrëfime të dhimbshme/ 10 lajmet më të lexuara në vitin 2020

Zani Caushi, aksidenti në tunelin Tiranë-Elbasan dhe Eugert Lazaj, që u gjet i vdekur në kompleksin e tij luksoz

Viti 2020 tashmë është mbrapa krahëve, një vit i vështirë, që në pjesën më të madhe të kohës qe i dominuar nga pandemia e COVID. Por 2020-a pati zhvillimet e veta edhe në Shqipëri me lajme që tërhoqën vëmendjen e shqiptarëve kudo ku jetojnë.

Lajmi më i lexuar në shqiptarja.com vitin e kaluar ishte ngjarja e rëndë e ndodhur në korrik, kur Eugert Lazaj, 37-vjeçar, u gjet i vetëvrarë në banesën e tij në Lundër në kompleksin luksoz në Tiranë. Ai ishte pronar i një kompleksi që bie në sy për përmasat dhe luksin në Maminas, "Adorions Palace" në hyrje të rrugës për në Gjirin e Lalzit buzë autostradës Tiranë-Durrës.

Pamjet e një aksident tragjik në në tunelin e Elbasanit, që tregon se si shoferi i dehur ecën me shpejtësi dhe përplas makinën e 4 vajzave, është lajmi i dytë i lexuar. Në këtë aksident tragjik humbën jetën Lusinda Garunja 19 vjeç dhe Zheneta Qellia, ndërsa dy vajzat e tjera Denisa Dibra 25 vjeç dhe Nervina Garunja 24 vjeç mbeten të plagosura.

Një tjetër lajm që ka tërhequr vëmendjen e të gjithë lexuesve të shqiptarja.com është zbardhja e një debati në seancën gjyqësore mes Myrteza Çaushit ose siç njihet ndryshe si “Zani i Vlorës”, prokurores së çështjes Odeta Todoroshi dhe juristit të burgut Drenovë, Vasjel Hysenaj. Pikërisht në seancën kur Myrteza Çaushi, ishte përgatitur për t'u njohur me kërkesën për lirimin me kusht ose jo nga gjykata, ai ka dalë jashtë kontrollit duke kërcënuar dhe kërkuar arrestimin e personave që siç pretendonte ai,i kanë vjedhur ditët e burgut.

Ja 10 lajmet që janë lexuar më së shumti në 2020

Tiranë, pronari i kompleksit luksoz gjendet i vdekur në vilën e tij në Lundër (EMRI+FOTO)

Aksidenti tragjik në tunelin e Elbasanit/ Report Tv siguron videon ekskluzive! Momenti kur shoferi i dehur me shpejtësi përplas makinën e 4 vajzave

Ekskluzive/Sherri i plotë në gjyq, Zani Çaushi:Të arrestohen personat që më vodhën burgun

Një shkencëtar: Ja pse koronavirusi nuk do të godasë fort në Shqipëri

Parukierja e njohur korçare vdiq pas sondës, mjeku: Më vjen keq! S'kishte anestezist... (DËSHMIA E PLOTË)

Detaje nga vetëvrasja e pronarit të kompleksit luksoz në Tiranë/ 37-vjeçari kishte urdhër dëbimi, ja pse iu refuzua leja e përhershme

Rikthehet Mihal Kokëdhima dhe sulmon sërish turistët: Pis, lango, qen hajde këtu po ta mbajti (PAMJET)

Vajza nga Shkodra që u martua me një indian, ja çfarë ndodh në ditën e dasmës...

Vettingu i zbuloi luksin: SHBA i refuzoi vizën! Fatmira Hajdari përlotet: Betohem për ndershmëri, Berisha më ndihmoi me kredi

Lezhë/ Rrëfimi i gruas që vrau burrin: Më detyroi të bëja 10 fëmijë, më nxiu jetën! E qëllova dy-tre herë me sqepar në gjumë

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?