Ka përfunduar hapja e rrugës që lidh fshatin Matogjin me Bashajn, e cila ishte bllokuar prej rrëshqitjes së dherave si pasojë e motit të keq.
Burime për Report TV bëjnë të ditur se për shkak të shembjes së masivit të dheut, fshati Bashaj ishte izoluar për disa ditë nga pjesa tjetër e zonës, pa asnjë mundësi lëvizjeje për banorët.
Prej më shumë se dy javësh, forcat xheniere të ushtrisë kanë qenë në terren, duke punuar intensivisht për hapjen e një aksi alternativ.
Aktualisht, rruga ka përfunduar, por gjatë kësaj jave pritet të mbërrijë dhe të montohet ura metalike pranë një përroi, e cila do ta bëjë aksin plotësisht të kalueshëm dhe më të sigurt për banorët e zonës.
Lajmi kryesor:
Moti i keq, rrëshqitje gurësh në baypassin e Vlorës! Probleme në qarkullimin e mjeteve









