Merr fund klani 'Kalemi'! Kush është 'Tiku', atentatet ndaj tij dhe familjes

Në 21 korrikun e kaluar, në ndjekje të “kokës” së Tik Kalemit, emri i të cilit përmendet, nga vrasja e dy vëllezërve Mevlan e Adriatik Çaça në Belgjikë 13 prill 2001, deri tek ajo e biznesmenit sarandiot Edmond Papa në Tiranë, për pak sekonda hasmit i vranë në një lokal në Memaliaj në mesnatë, babain e tij, Shyqyriun, 74 vjeç.  

Për fat të keq, vrasësit me BMW, lanë të vrarë edhe klientin, Marsel Cela, 47 vjeç, kamarierin ulur në tavolinën e shënjestrës, Gledi Muka, 36 vjeç, të gjithë në lidhje shoqërore me njeri tjetrin. I plagosur mbeti dhe xhaxhai, Artur Kalemi, 57 vjeç, po pinte kafe me vëllain, Shyqyriun. Për këtë ngjarje ende nuk ka autorë.

Deri 20 vite më parë Adriatik Kalemin, aktualisht 52 vjeç, i cili u ka shpëtuar disa atentateve, njihej Tik Kalemi. Nga një i ri i shkathët, vit pas viti po bënte emër në zonë duke u ekspozuar i ashpër. Kalemi, ka një dosje, që daton në vitin 13 prill 2001, kur bashkë me vëllain e tij, Fatmirin, vrau në Belgjikë, vëllezërit Mevlan dhe Adriatik Çaça. Ai u arrestua nga RENEA, pasi ishte në kërkim për vrasje nga autoritetet belge. 

Kalemi rezulton dhe bashkëpronar i kompanisë “Shiza Kalemi” sh.p.k në Memaliaj për tregtim me pakicë dhe shumicë të produkteve, restorant, pika servisi, parkime, lavazhe, hotele, etj. Pas 16 vitesh, në 2017-ën ai u arrestua sërish. Bashkë me të tjerë, duke qenë të dehur, rrahën punonjësin e policisë. Një person i katër që ishte me ta e goditi me shufër hekuri në kokë.  

5 vite më vonë, 11 qershor 2022 atij i ekzekutuan pranë TEG-ut, nipin, Aleksandër Sadikajn 27 vjeç. Për vrasjen e të riut u përdor shpërthimi me eksploziv në distancë, një prej ngjarjeve më të rënda për nga mënyra e ekzekutimit në Shqipëri.

Disa muaj më vonë, 16 dhjetor 2022, në Tiranë u ekzekutua biznesmeni Edmond Papa. Vrasje në shenjë hakmarrjeje për Sadikajt. Për Papën dyshohet se morën pjesë dy shokët e Andrea Kalemit, Albano Velo i arrestuar më parë dhe Andrew Bode që u arrestua këtë të mërkurë në Memaliaj. Kalemi ka pasur dyshime të forta se vrasja e të riut Sadikaj u organizua në Sarandë, në hotelin e Edmond Papës. Në Janar u synua eliminimi e një tjetër anëtari të familjes Kalemi; vëllai Zamiri, i cili i shpëtoi një atentati kur po udhëtonte me Smart në zonës së Selitës në Tiranë. Zamir Kalemi u plagos, por u paralizua në një pjesë të trupit.

Vetë Andrea, në gusht të 2023 u plagos Paxos në Greqi nga një person i maskuar në sy të tre fëmijëve dhe gruas së tij. Në dhjetor të po 2023, u plagos me thikë në një burgun grek, “Koridhalos”  dhe  sipas mediave vendase autor kishte qenë një 28-vjeçar egjiptian, të cilit iu gjet foto e Kalemit në telefon.

G.M./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlora: 28/08/2024 17:37

    Tiku si ka rene asnje njeriu ne qaf, kush eshte kruajtur e ka marre pergjigjen. Sado te perpiqen per ta demtuar me te forte po e bejne….. fisi Kalemi eshte shume i madh nuk merr fund asnjeher

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

E Ngarkuara me Punë, VanHorn takohet me Dumanin: Shpreh admirimin e SHBA për punën e palodhur të SPAK

E Ngarkuara me Punë, VanHorn takohet me Dumanin: Shpreh admirimin e SHBA për punën e palodhur të SPAK