Merr fund makthi i Grezdës te Rangers, futbollisti i Kombëtares rikthehet te Osijeku

Merr fund makthi i Grezdës te Rangers, futbollisti i Kombëtares rikthehet te Osijeku

Aventura e Eros Grezdës te ekipi i Rangers në Skoci ka përfunduar ditën e sotme. Futbollisti i kombëtares shqiptare pas 18 muajsh në Ibrox ka gjetur marrëveshjen për t’u rikthyer në Skoci me Osijekun, klub nga i cili e bleu Rangers.

24-vjeçari shqiptar kishte edhe dy vite e gjysmë kontratë me Rangers, por klubi skocez ka pranuar ofertën e Osijek për transferimin e anësorit. Kërkesa e vetme e Rangers ka qenë që në rast se Grezda shitet në të ardhmen të përfitojë një pjesë të kartonit.

Me kërkesë të trajnerit Steven Gerrard Rangers kërkoi ta shesë Grezdën që në merkaton e verës, por pavarësisht ofertave nga Katari futbollisti nuk lëvizi. Grezda një periudhë të rëndësishme e kaloi në ekipin e dytë të Rangers, ndërsa me Gerrard marrëdhëniet u prishën plotësisht kur futbollisti pështyu kundërshtarin në një ndeshje kupe.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë