DURRËS- Një kambist është marrë peng në Durrës dhe është kërcënuar me thikë, ndërkohë që i janë grabitur rreth 1 mln lekë. Dy persona e kanë marrë në makinë kambistin për ta çuar në shtëpinë e tyre ku dhe i është thënë se do të këmbente një shumë të madhe monetare. Ngrja ka ndodhur pak ditë më parë. Siç njofton policia, S.H, 58-vjeç banues në Durrës, i cili në mënyrë të kundërligjshme, ushtronte aktivitetin e këmbimit valutor, ka kallëzuar dy persona, se e kanë marrë peng në një makinë dhe e kanë kërcënuar me thikë duke i vjedhur një shumë parash e më pas janë larguar.
Pas këtij kallëzimi, policia e Durrësit, ka arrestuar Vladimir Rusin, 63 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Vjedhja me dhunë", kryer në bashkëpunim, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij.
Nga hetimet paraprake të kryera për këtë rast, rezulton se 63-vjeçari, së bashku bashkëpunëtorin e tij, kanë marrë S. H., në automjetin që drejtohej nga Vladimir Rusi, dhe duke e kanosur atë, me mjet prerës (thikë), i kanë marrë shumën 1 000 000 lekë dhe më pas janë larguar.
Automjeti që u përdor për kryerjen e kësaj vjedhjeje, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme. Ndërkohë që nën hetim është edhe vete kambisti pasi e kryente këtë aktivitet në mënyrë të paligjshme.
M.Q./K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?
-
Shumë
28.8%
-
Pak
41.1%
-
Aspak
30%
Vota total: 333
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Durrës/ Humbi kontaktet me familjen para 2 ditësh, gjendet i mbytur në det 20- vjeçari
27 Korrik, 11:46
-
Zbulohet 'baza' e prostitucionit në Durrës, arrestohen 2 vajza 25-vjeçare! Në kërkim 3 të tjerë
26 Korrik, 13:37
-
Sherr për pronësinë në Kurbin, kushërinjtë qëllojnë me armë ndaj njëri-tjetrit, 3 të plagosur! Polici gjuan me armën e shërbimit
25 Korrik, 22:13
-
Me përgjues në hotele dhe spiunë në rrugë, si survejoheshin turistët në periudhën komuniste! Zbulohen dokumente të reja në ekspozitën e çelur në Durrës
25 Korrik, 15:54
-
Durrës/ Iu merrnin para qytetarëve që parkonin mjete në 2 hapësira pa pagesë, procedohen penalisht 3 persona
24 Korrik, 10:22
-
Tërmet me magnitudë 4.6 ballë në detin Adriatik gjatë natës, lëkundje të forta ndihen në Tiranë e Durrës
24 Korrik, 07:05
-
Durrës/ Plagosi 70 vjeçarin për borxhin e të birit, publikohen pamjet si ndodhi ngjarja
23 Korrik, 12:40
-
Durrës/ Humbi kontrollin e mjetit, ndërron jetë pasagjeri
23 Korrik, 09:32
-
Vijon fluksi i udhëtarëve në portin e Durrësit, rreth 7.7 mijë pasagjerë pritet të mbërrijnë nga Bari! 27 sportele në funksion
21 Korrik, 11:38
-
Kapet hajduti 'serial' i biçikletave, 44-vjeçari u zbulua nga kamerat e sigurisë
21 Korrik, 10:02
-
Plagosi të moshuarin për borxhin e pashlyer, Gjykata e Durrësit lë në burg 31-vjeçarin
20 Korrik, 19:30
-
U arrestua 9 ditë më parë si autor i një atentati në Don Bosko, vdes në burgun e Fushë-Krujës Andrea Bregasi! 33-vjeçari pësoi arrest kardiak
20 Korrik, 15:13