Merret vendimi/ Gruaja e ' El Chapo' dënohet me 3 vite burg! Fjalia prekëse që i tha në fund gjyqtari

Merret vendimi/ Gruaja e ' El Chapo' dënohet me 3 vite burg! Fjalia prekëse që i tha në fund gjyqtari

Gruaja e bosit meksikan të drogës, Emma Coronel Aispuro

Gruaja e bosit meksikan të drogës, "El Chapo", Joaquín Guzmán, është dënuar me tre vjet burg për rolin e saj në kartelin famëkeq të 'Sinaloa'. Emma Coronel Aispuro, 32 vjeç, u shpall fajtore në qershor për akuza që varionin nga konspiracioni deri te shpërndarja e paligjshme e drogës. Ajo gjithashtu pranoi se ndihmoi Guzman të arratisej nga një burg meksikan.

32 vjeçarja mund të dënohej me burgim të përjetshëm, por prokurorët amerikanë kërkuan një dënim më të lehtë pasi ajo shprehu pendimin. Duke folur në spanjisht përmes një përkthyesi, Coronel Aispuro tha se ajo ishte "penduar për çdo dëm që mund të kisha bërë".

Prokurori federal Anthony Nardozzi kishte kërkuar një dënim me katër vite burg në fillim të këtij muaji, duke thënë " roli i saj ishte minimal dhe pranoi fajin për sjelljen e saj kriminale". Pasi dha vendimin,  gjykatësi Contreras i uroi fat për të ardhmen, duke shtuar se shpreson që t'i rrisë dy vajzat e saj "në një mjedis të ndryshëm nga ai që ka përjetuar sot".

Emma Coronel Aispuro

Kush është Emma Coronel Aispuro?
E lindur në SHBA nga Inés Coronel Barreras, një anëtare e kartelit Sinaloa, Coronel Aispuro u takua me Guzman kur ajo ishte 17 vjeçe dhe u martua me një vit më pas. Babai i saj u dënua me burg në Meksikë për trafik arme 2017. Xhaxhai i saj, Ignacio Coronel Villarreal, konsiderohej një nga njerëzit më të kërkuar të Meksikës derisa u vra në një përplasje me armë me ushtrinë meksikane në vitin 2010.

Avokati i saj, Jeffrey Lichtman, tha se Coronel Aispuro tha se jeta e saj mund të ishte në rrezik nëse do të kthehej në Meksinë, pas bashkëpunimit me autoritete amerikane.

"Unë nuk jam i sigurt se ajo mund të kthehet ndonjëherë në shtëpi," tha ai.

Roli i saj në kartelin famëkeq të 'Sinaloa'
Sipas dokumenteve të gjykatës, Coronel Aispuro, një ish mbretëreshë bukurie, bashkëpunoi me Guzman dhe anëtarë të tjerë të kartelit Sinaloa për të trafikuar kokainë, heroinë, metamfetaminë dhe marihuanë në SHBA dhe për të pastruar të ardhurat. Bashkëshorti i saj, 64 vjeç, aktualisht po vuan dënimin e përjetshëm në Kolorado.  Në gjyqin e tij në vitin 2019 u dëgjuan zbulime tronditëse për jetën e tij, që nga drogimi dhe përdhunimi i vajzave të moshës 13 vjeç deri te kryerja e vrasjeve me gjakftohtësi të ish-anëtarëve të kartelit dhe rivalëve.

"El Chapo"

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Përplasjet në Partinë e Lirisë, Kryemadhi mesazh Metës pak orë para mbledhjes: Çdo përjashtim është mbyllje e partisë

Përplasjet në Partinë e Lirisë, Kryemadhi mesazh Metës pak orë para mbledhjes: Çdo përjashtim është mbyllje e partisë