Merret vendimi i dytë bordit për çmimet e shportës! Shtrenjtohet orizi dhe vaji, ulet çmimi për miellin dhe sheqerin! Bordi cakton marzh fitimi për bizneset

Merret vendimi i dytë bordit për çmimet e shportës! Shtrenjtohet orizi dhe vaji, ulet çmimi për miellin dhe sheqerin! Bordi cakton marzh fitimi për bizneset

Foto ilustruese

Mielli, vaj, sheqeri dhe orizi, janë 4 produktet që Bordi i Transparencës ka vendosur që të mbajë në monitorim dhe caktojë një çmim tavan për shitjen e tyre. Në vendimin e dytë të tij, Bordi i Transparencës për Monitorimin e Çmimeve, ka vendosur që nga sot të ndryshojë çmimet e këtyre produkteve, ku konkretisht vihet re një shtrenjtim i çmimit të orizit dhe të vajit si dhe nga ana tjetër është ulur çmimi i miellit dhe i sheqerit, krahasuar me vendimin e parë të Bordit.

Konkretisht, nga sot 1 kg oriz kokërrgjatë, në të gjitha dyqanet do të shitet me çmim jo më të lartë se 109 lekë/kg, nga 104 lekë/kg që ishte më parë. Edhe një litër vaji do të shitet më shtrenjtë. Nga 321 lekë/litër për vajin e lulediellit, çmimi është vendosur që të jetë jo më i lartë se në 381 lekë/litër për vajin e lulediellit.

Çmimi i miellit ka pësuar rënie. Nga sot një kg miell masiv do të shitet 79 lekë/kg për miellin masiv nga 90.5 leke/kg që shitej më parë. Edhe çmimi i sheqerit është ulur me dy lekë, nga 123 lekë/kg që shitje më parë në 121 lekë/ kg.

'Vendimi i Bordit të Transparencës së produkteve të shportës datë 29.4.2022. Bordi i Transaparencës dhe Monitorimit të Çmimeve të Tregtimit me shumicë/pakicë të produkteve ushqimore bazë dhe produkteve të tjera të lidhura me to, i ngritur  në zbatim të aktit normativ nr. 7, datë 18.03.2022 “Për transparencën dhe monitorimin e çmimit për disa produkte ushqimore bazë dhe produkte të tjera të lidhura me to, si pasojë e situatës së veçantë të krijuar në treg”, në mbledhjen e datës 29 Prill, vendosi miratimin e listës së produkteve ushqimore bazë që do të monitorohen, si më poshtë: Miell, Vaj luledielli, Sheqer, Oriz kokërrgjatë. Ky vendim është i detyrueshëm për të gjitha subjektet që tregtojnë me shumicë/pakicë këto produkte. Gjithashtu  Bordi  i Transparencës vendosi miratimin e marzheve që do të aplikohen për disa produkte ushqimore bazë, si pasojë e situatës së veçantë të krijuar nga rritja e cmimeve ndërkombëtare.

Për artikullin oriz kokërrgjatë (1 kg i paketuar) miratohen marzhet si më poshtë:
a) Marzhi i tregtimit të shitësit me shumicë të orizit kokërrgjatë, i cili paketohet në vend nga distributori, është 11.7 % mbi koston e zhdoganimit të produktit përfshirë dhe detyrimet e paguara në doganë, ose shprehur në vlerë 11 lekë/kg.
b) Marzhi i tregtimit të shitësit me pakicë të orizit kokërrgjatë të paketuar në vend nga distributori, është 3.8 % mbi çmimin e shitjes me shumicë të përllogaritur sipas shkronjës “a” të kësaj pike, ose shprehur në vlerë 4 lekë/kg.
Për artikullin sheqer (1 kg) miratohen marzhet si më poshtë:
a) Marzhi i tregtimit të sheqerit nga importuesi (i papaketuar), është 3.8 % mbi koston mesatare të ponderuar të zhdoganimit të produktit përfshirë dhe detyrimet e paguara në doganë, ose shprehur në vlerë 4 lekë/kg.
b) Marzhi i tregtimit të shitësit me shumicë të sheqerit, i cili realizon ambalazhimin e produktit të paketuar në vend, është 7.3 % mbi çmimin e blerjes së produktit të përllogaritur sipas shkronjës “a” të kësaj pike, ose shprehur në vlerë 12 lekë/kg.
c) Marzhi i tregtimit të shitësit me pakicë të sheqerit, është 3.4 % mbi çmimin e shitjes me shumicë të përllogaritur sipas shkronjës “b” të kësaj pike, ose shprehur në vlerë 4 lekë/kg.

Për artikullin vaj luledielli miratohen marzhet si më poshtë:
a) Marzhi i tregtimit të shitësit me shumicë të vajit të lulediellit të paketuar në vend nga distributori, është 10.3 % mbi koston mesatare të ponderuar të zhdoganimit të produktit përfshirë dhe detyrimet e paguara në doganë, ose shprehur në vlerë 35 lekë/litër.
b) Marzhi i tregtimit të shitësit me pakicë të vajit të lulediellit, është 1.6 % mbi çmimin e shitjes me shumicë të përllogaritur sipas shkronjës “a” të kësaj pike, ose shprehur në vlerë 6 lekë/litër.
Për miellin masiv miratohen marzhet si më poshtë:
a) Marzhi i tregtimit për produktin mielli masiv për prodhimin e bukës, i tregtuar nga përpunuesi i grurit, është 33.9 % mbi koston mesatare të ponderuar të zhdoganimit të produktit grurë, përfshirë dhe detyrimet e paguara në doganë, ose shprehur në vlerë 19 lekë/kg.
b) Marzhi i tregtimit të shitësit me pakicë të produktit miell masiv i ambalazhuar, është 5.3 % mbi çmimin e shitjes me shumicë të përllogaritur sipas shkronjës “a” të kësaj pike, ose shprehur në vlerë 4 lekë/kg.

Pas analizimit të këtyre  marzheve  Bordi i Transparencës vendosi që këto produkte duhet ti ofrohen konsumatorit familjar në markete me çmime jo më të  larta se:
109 lekë/kg për orizin kokërrgjatë (1 kg)
121 lekë/kg për sheqerin (1 kg)
381 lekë/litër për vajin e lulediellit
 79  lekë/kg për miellin masivKy vendim hyn në fuqi në datë 30.04.2022 dhe është i detyrueshëm për të gjitha subjektet që tregtojnë me shumicë/pakicë produktet e përcaktuara në këtë vendim.'- njofton Bordi i Transparencës.

                              Ishte                           Bëhet
Vaji                      321 lekë/litër                381 lekë/litër
Orizi                    104 lekë/kg                  109 lekë/kg
Sheqeri               123 lekë/kg                  121 lekë/kg
Mielli                    90.5 leke/kg                 79  lekë/kg

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bujari: 01/05/2022 16:54

    POPULLI TE NGRIHET NE DEMOSTRATA PER RRITJEN E RROGAVE,,,,,SEPSE QEVERIA PO VJEDH FONDIN E PAGAVE,,,,,.....

    Përgjigju
  • Taipi: 30/04/2022 19:11

    Ku ti kene ata qe do komentojne: eshte krize boterore, bordi po ben pune te shkelqyer, etj etj Kur do e kuptoni o vemje qe drejtohemi nga hajdute qe skane aspk hallin e konsumatorit… Shikoni bordin e naftes, turp e faqe e zeze, vetem nga taxat sa po merr qeveria per mos te folur per ata qe bejne ligjin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen