‘Merrni përgjegjësi për daljen e pagave dhe aferën e inceneratorëve’ Rama i përgjigje komentuesit: Janë çështje të drejtësisë

‘Merrni përgjegjësi për daljen e pagave dhe aferën e inceneratorëve’ Rama i përgjigje komentuesit: Janë çështje të drejtësisë

Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje një komentuesi në rrjetet sociale. Një qytetar i ka kërkuar kreut të qeverisë që të marrë përgjegjësi për skandalin e publikimit të pagave si dhe aferën e inceneratorëve. Rama në përgjigje të tij, thotë se këto janë çështje që i përkasin drejtësisë, ndërsa shton se dhe në vende të tjera ka pasur raste të ngjashme.

Komentues: Kjo eshte nje arritje qe meriton levdata por un mendoj qe ju duhet te jepni gjithashtu llogari per aferen e inceneratoreve dhe per publikimin e te dhenave personale te qytetareve Shqipetar. Ne cdo vend tjeter, kreu i qeverise duhet te mare pergjegjesi per ate çfare ndodhi por ne dicka te tille z.Rama nuk po e shohim ende as nga ju dhe as nga ata qe jan pergjegjesit e kesaj pune. Kjo nuk eshte pune partie por eshte ceshtje respekti ndaj qytetareve dhe demokracise te vendit tone sepse diçka e tille eshte e papranueshme ne nje vend qe kerkon te antaresohet ne BE. Urimet me te mira!

Rama: nuk e di cfare ke parasysh me cdo vend tjeter, sepse ne Amerike, Angli, France, qe mos vazhdoj me shume vende te tjera, ka pasur raste te ngjashme, madje me impikime per krejt boten ne ndonje rast dhe nuk di t'i kete shkuar ne mend njeriu te kerkoje te japin llogari kreret e qeverive, por ceshtja i ka kaluar direkt drejtesise, si nje ceshtje e drejtesise per te identifikuar e denuar autoret, nderkohe qe vendet kane vijuar punen per forcimin e sistemeve perkatese! Sa per inceneratoret une jam shprehur fare qarte, qe impiantet e ndertuara jane aty dhe jane shpetim per zona e komunitete te tera te vendit, nderkohe qe nese drejtesia ka akuza per te ngritur per individe te caktuar ato jane ceshtje ekskluzive e drejtesise dhe cdo individ i akuzuar duhet te perballet vete me drejtesine deri ne daljen e te vertetes mbi cdo akuze! Ky eshte respekti ndaj qytetareve dhe demokracise, jo futja e te gjitheve ne nje thes me akuza kolektive qe s'kane asnje lidhje me kulturen demokratike e me shtetin e se drejtes. Gezuar festat dhe shendet familjarisht.

Gjatë javës së fundit vendi u përfshi në një skandal që kishte lidhje me publikimin e të dhënave personale të mijëra shqiptarëve duke i bërë ata një "pre" më e lehtë ndaj shantazheve të kriminelëve. Në rrjetet sociale u përhap me shpejtësi lista e pagave e mbi 694 shqiptarëve të muajit prill 2021, numra celulari personale të 900 mijë qytetarëve shqiptarë dhe ajo e targave e mbi 530.452 qytetarë shqiptare privat dhe për 61.513 biznese, banka, ambasada etj!

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 03/01/2022 09:56

    Janë qështje të krimit dhe botës serbe që ti o km bq e quan “balkan i hapur”

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'