Merrni shembull nga francezët
ja cila është dasma ideale për ju
Nëse ka diçka që francezët e dinë mirë, është sesi të duken dhe ndihen mrekullisht mirë pa u përpjekur shumë. Dhe kjo dukuri është e dukshme veçanërisht në dasmat franceze. Nëse këtu tek ne të gjitha forcat, energjitë dhe paratë e mbledhura shpenzohen për një dasmë madhështore në Francë ndodh e kundërta.
Nëse ka diçka që francezët e dinë mirë, është sesi të duken dhe ndihen mrekullisht mirë pa u përpjekur shumë. Dhe kjo dukuri është e dukshme veçanërisht në dasmat franceze. Nëse këtu tek ne të gjitha forcat, energjitë dhe paratë e mbledhura shpenzohen për një dasmë madhështore në Francë ndodh e kundërta.
Kur vjen puna tek planifikimi i dasmës, mund të mësoni shumë nga ikonat e stilit francez si Jane Birkin, Brigitte Bardot apo Carla Bruni. Më poshtë po ju listojmë disa mësime që duhet t’i keni në vëmendjen tuaj nëse po planifikoni të martoheni, apo të fejoheni.
1) Shoqërueset e nuses nuk janë të nevojshmeNë Francë, çiftet realizojnë fillimisht ceremoninë në bashki, që për ta është më e rëndësishme se ceremonia fetare apo festa. Pasi zyrtarizojnë marrëdhënien e tyre, çiftet e reja organizojnë një pritje festive, në varësi edhe të besimit të tyre fetar. Shumë të rëndësishëm janë dëshmitarët që do të jenë pjesë e ceremonisë civile.
2) Veshjet e dyta janë të sofistikuara, jo seksiNdërsa ne në Shqipëri kemi maninë të ndërrojmë disa fustane nusërie, për ta përmbyllur mbrëmjen me një veshje seksi, në Francë ndodh e kundërta. Atje femrat veshin fustane formal gjatë ceremonisë dhe më pas, për after-party veshin diçka të thjeshtë dhe të sofitikuar.
3) Nuset janë të qeta…PO. TË QETA!Sado e pabesueshme të duket, është e vërtetë. Nuset në Shqipëri janë gjithnjë të tensionuara, duke menduar për çdo detaj dhe pjesën më të madhe të rasteve përfundojnë duke debatuar me nënat, motrat apo organizuesit e dasmës. Në Francë kjo nuk ndodh. Duke qenë se ceremonia e dasmës nuk është aq luksoze, nuset nuk e vrasin shumë mendjen por gjithçka ia lenë rastësisë. A nuk janë gjërat më të bukura ashtu? Pastaj, një nuse e stresuar dhe e mërzitur nuk duket bukur as në foto :(.
4) Ushqimi…pak e saktë.Sigurisht në Francë nuk mund të presësh ushqim të keq. Hiqni dorë nga dëshira për të patur sa më shumë ushqime në dasmën tuaj, pasi në fund do të përfundoni me pjata të pagatuara mirë, dhe askush nuk do t’i shijojë. Zgjidhni pjata me protein, tregohuni të vëmendshëm me përzgjedhjen e verës dhe sigurisht ËMBËLSIRA!
5) Mos u shqetësoni shumë për look-unZgjidhni pamjen që përdorni në përditshmërinë tuaj, por shtojini vetëm pak shkëlqim. Me flokë të lëshuara thjeshtë, mund të provoni edhe një ngjyrë të ndezur për buzët nëse ju shkojnë.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?
-
Harris
47.6%
-
Trump
48.3%
-
S'kam mendim
4.1%
Vota total: 10079
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Gjermania dhe Europa e kanë balancuar qëndrimin ndaj Trump dhe i kanë paraprirë një fitore të tij
5 Nëntor, 21:37
-
Vlorë, emërohet kreu i ri i IMT-së në bashkinë e Vlorës, ja emri
5 Nëntor, 21:35
-
SHBA/ Kandidati republikan për zëvendëspresident: Votoni, ende mund të fitojmë ose humbim
5 Nëntor, 21:30
-
Spahiu: Në Serbi ka filluar festa për fitoren e Trump! Vuçiç ka lobuar fort gjatë fushatës me republikanët
5 Nëntor, 21:28
-
Trump apo Harris/ Spahiu: Shqiptarët të ndarë dhe paqartë se fitorja kujt është në interes të Shqipërisë dhe Kosovës
5 Nëntor, 21:22
-
Zgjedhjet në SHBA/ Garda Kombëtare mobilizohet në 15 shtete amerikane
5 Nëntor, 21:18
-
Media amerikane: Elon Musk do të jetë me Trump natën e zgjedhjeve
5 Nëntor, 21:07
-
SHBA/ 25-vjeçari thotë se do të kryejë masakër nëse fiton Trump, arrestohet
5 Nëntor, 21:00
-
Alban Daci: 'Loja e pushtetit' dhe 3 arsye pse dështoi 'mosbindja civile'!
5 Nëntor, 20:54
-
Izrael/ Kryeministri Netanyahu shkarkon nga detyra ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant! Shkak është mosbesimi mes tyre
5 Nëntor, 20:46
-
Java Kulturore e Malit të Zi! Arti dhe tradita bashkohen në një festë të vërtetë kulturore në datat 7 me 12 Nëntor
5 Nëntor, 20:30
-
Durrës/ Sherr me thika në lagjen nr.6! I riu çahet në vetull dhe dërgohet në spital, policia në ndjekje të autorit
5 Nëntor, 20:18