Apeli i GJKKO ka shtuar dënimet për 7 persona përkatësisht zyrtarë policie dhe sekserë të cilët merrnin ryshfet për të liruar patentat e pezulluara. Apeli ka dënuar me 2 vite e 8 muaj burg zyrtarin e policisë, Alkid Ndreu nga 1 vit e 4 muaj burgim që ishte dënuar. Me 2 vite burg është dënuar Elio Picoku dhe 1 vit e 4 muaj burg sekserin Kujtim Xhaja.
Për Revi Osmani 1 vit burg, Lidian Broshka 4 (katër) muaj burgim, i liruar nga amnistia. Evisjon Salku 60 orë pune publike, i liruar nga amnistia, pushohet çështja. Spiro Tore nga detyrim paraqitje Apeli e ka dënuar me 120 ore pune publike, Amarildo Lika 1 vit e 6 muaj burgim, lënie në fuqi, i shtohet vetëm 5 vite mosmbajtjen e posteve publike, Vilson Zelia 8 muaj me kusht, pushohet pasi është liruar nga amnistia dhe Enis Balla 8 muaj burg.
Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi: 1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 18, datë 13.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa ka disponuar për të pandehurin A.N., me këtë ndryshim:
a) Deklarimin fajtor të të pandehurit A.N. për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” (për rastin S.T.), parashikuar nga neni 259 paragrafi 2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
b) Deklarimin e fajtor të të pandehurit A.N. për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” (për rastin L.B.), parashikuar nga neni 259, paragrafi 1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
c) Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri A.N. dënohet me një dënim të vetëm prej 4 (katër) vjet burgim
d) Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit A.N. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 2 (dy) vjet e 8 (tetë) muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
2. Lënien në fuqi të vendimit nr. 18, datë 13.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa ka disponuar për të pandehurin E.P., me këtë ndryshim:
a) Deklarimin fajtor të të pandehurit E.P., për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” (për rastin S.T.), parashikuar nga neni 244 paragrafi i dytë dhe 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
b) Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri E.P. dënohet me një dënim të vetëm prej 3 (tre) vjet burgim.
c) Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit E.P. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 2 (dy) vjet burgim.
d) Në aplikim të nenit 35 paragrafi 1 të Kodit Penal heqjen e së drejtës të pandehurit E.P. për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 vjetësh.
2.1. Prishjen e vendimit nr. 18, datë 13.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe pushimin e çështjes për të pandehurin E.P. për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” (për rastin L.B.), parashikuar nga neni 244 paragrafi 1 dhe 25 i K.Penal, për shkak se sipas ligjit nr. 33/2024 ‘Për dhënie amnistie’, procedimi nuk mund të vazhdojë.
3. Prishjen e vendimit nr. 18, datë 13.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe pushimin e çështjes për të pandehurin R.O. për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, (për rastin R.O.), parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 1 i Kodit Penal, për shkak se sipas ligjit nr. 33/2024 ‘Për dhënie amnistie’, procedimi nuk mund të vazhdojë.
4. Lënien në fuqi të vendimit nr. 18, datë 13.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për të pandehurin R.O. me këtë ndryshim:
a) Deklarimin fajtor të të pandehurit R.O., për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” (për rastin S.T.), parashikuar nga neni 244 paragrafi i dytë dhe 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
b) Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri R.O. dënohet me një dënim të vetëm prej 1 (një) vit e gjashtë muaj burgim.
c) Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit R.O. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 1 (vit) burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
5. Prishjen e vendimit nr. 18, datë 13.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe pushimin e çështjes për të pandehurin L.B. për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga nenet 244 paragrafi 1 dhe 25 i K.Penal, për shkak se sipas ligjit nr. 33/2024 ‘Për dhënie amnistie’, procedimi nuk mund të vazhdojë.
6. Prishjen e vendimit nr. 18, datë 13.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe pushimin e çështjes për të pandehurin E.S. për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 paragrafi 1 dhe 25 të K.Penal, për shkak se sipas ligjit nr. 33/2024 ‘Për dhënie amnistie’, procedimi nuk mund të vazhdojë.
7. Ndryshimin e vendimit nr. 18, datë 13.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për të pandehurin S.T. si më poshtë:
a) Deklarimin fajtor të të pandehurit S.T. për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 244 paragrafi 2 dhe 25 të K. Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
b) Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit S.T. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.
c) Në zbatim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim ndaj të pandehurit S.T. duke zëvendësuar me kryerjen e një punë në interes publik, pa shpërblim, prej 120 orësh.
d) Urdhërohet i pandehuri të kryejë punën në interes publik si më sipër, brenda një afati prej 6/muajsh dhe të mbajë kontakte me zyrën e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e tij.
e) Ngarkohet Zyra e Shërbimit të Provës të përcaktojë llojin e punës, vendin dhe kohën kur do të kryhet puna në interes publik nga i pandehuri S.T., duke mbajtur në konsiderate, për sa është e mundur, punësimin dhe detyrimet familjare të tij si dhe duke mbajtur në konsideratë që kohëzgjatja e punës në interes publik nuk duhet të kalojë tetë orë në ditë.
8. Ndryshimin e vendimit nr. 18, datë 13.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për të pandehurin K.Xh. si më poshtë:
a) Deklarimin fajtor të të pandehurit K.Xh. për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 4 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.
b) Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit K.Xh. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
c) Në aplikim të nenit 35 paragrafi 1 të Kodit Penal heqjen e së drejtës të pandehurit K.Xh. për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 vjetësh.
9. Lënien në fuqi të vendimit nr. 18, datë 13.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për të pandehurin A.L. me këtë ndryshim:
a) Në aplikim të nenit 35 paragrafi 1 të Kodit Penal heqjen e së drejtës të pandehurit A.L. për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 vjetësh.
10. Prishjen e vendimit nr. 18, datë 13.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe pushimin e çështjes për të pandehurin Vilson Zelia për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 1 i Kodit Penal, për shkak se sipas ligjit nr. 33/2024 ‘Për dhënie amnistie’, procedimi nuk mund të vazhdojë
11. Ndryshimin e vendimit nr. 18, datë 13.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për të pandehurin E.B. si më poshtë:
a) Deklarimin fajtor të të pandehurit E.B. për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i dytë dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
b) Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit E.B. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
12. Mospranimin e ankimit të paraqitur nga i pandehuri S.G. (B.) ndaj vendimit nr. 18, datë 13.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
13. Lënien në fuqi të vendimit nr. 18, datë 13.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në pjesët e tjera të tij.
14. Shpenzimet procedurale të gjykimit në apel i ngarkohen të pandehurve apelues solidarisht.