Mërtiri në Report Tv: Problem, klientelizmi që politika i bën mediave! Diaspora përdoret për vota, SPAK e vetmja opozitë

Analisti Ergys Mertiri foli në Report Tv ku komentoi ndër të tjera raportin e Freedom House për lirinë e shtypit në botë, ku Shqipëria kishte rënë me 3 vende. Mërtiri tha se komentet e Ramës janë pavend, pasi liria e shtypit nuk mund të ofrohet nga qeveria.

'Shqiptarët nuk besojnë shumë tek liria. Kjo vjen nga e kaluara kur kanë jetuar në mungesë lirie. Do kohë që të mendohet se liria është vlerë në shoqërinë tonë. Vetë kryeministri kur thotë se duhet të bëjmë diçka në këtë drejtim është problem, sepse liria e shtypit ekziston si nocion kundrejt qeverisë, pra lirinë e shtypit nuk mund të na e ofrojë qeveria.

Në natyrën e demokracisë liria e shtypi duhet si instrument për t’i kërkuar llogari qeverisë. Është pa sens që atij ndaj të cilit duhet të kërkojmë llogari të na krijojë kushtet për të pasur liri. E vetmja gjë që duhet bërë qeveria të mos fus duart në çështjet e shtypit, të mos kërcënojë. Patjetër do krijojë ligje për lirinë e shtypit', tha Mërtiri.

Sipas Mërtirit çka e kërcënon më tepër lirinë e shtypit në Shqipëri është klientelizimi.

'Çfarë e dhunon lirinë e shtypit në Shqipëri është instrumentalizimi që politika i bën shtypit, klientelizmi që ajo i bën mediave. Fuqia që ka qeveria për të ndarë tendera me biznesmenë të caktuar, kjo e cënon lirinë e shtypit. Dikë e mbron e ushqen dikë e vdes për bukë. Shkatërron konkurrencën. Është dhunuese më e madhe e lirisë së shtypit. Kjo evidentohet duke studiuar klimën e tregut mediatik, duke studiuar raportin e pushtetit me median', shton analisti.

Sa i përket vizitave të Ramës me emigrantët shqiptarë në Europë, por edhe të Bashës dhe Metës së shpejti, Mërtiri thotë se politika shqiptare e përdor diasporën për të marrë vota elektorale në brenda vendit, pasi atyre jashtë nuk i zgjidh asnjë punë.

'Kjo është PR, qeveria kërkon të tregoj kujdesin që kanë për emigrantët dhe lidhjet e forta me njerëzit përtej vendit, por në fakt nuk bëjnë atë që duhet të bëjnë. Është çështje koncepti, por këtu nuk ka debat. Nuk e thonë që janë kundër votës së emigrantëve, thonë që janë pro dhe në fund askush nuk ja jep votën emigrantëve.

Kjo për mua është hipokrizi. E shoh si instrumentalizim të diasporës përderisa nuk bën asgjë për ta, por bën takime me ta. E përdor për llogari të politikës së brendshme. Shteti duhet të krijoj mekanizma që shqiptarët jashtë vendit të mos vuajnë. Bën takime me ata jashtë për të marrë votat e këtyre brenda', vijon më tej ai.

Në lidhje me qëndrimet PS-PD për zgjatjen e mandatit të kreut të SPAK dhe prokurorëve të tjerë, Mërtiri është i mendimit se kjo duhet aprovuar.

'Zoti Basha është pozicionuar tashmë prej kohësh pro SPAK-ut. Dhe kjo duket pasi asnjë nga Partia Demokratik zyrtare nuk ka punë me SPAK. Nuk janë ajo pjesë e kërcënuar, pjesa e vjetër e PD kanë shkuar tek zoti Berisha dhe mundësitë për t’u kërcënuar janë atje. Qeveria dukshëm është shfaqur në kundërshtim me zgjatjen e mandatit.

Mendoj se duhet ta bëjë. SPAK po prodhon reagim tek shqiptarët, realisht po lufton korrupsionin. Nisje e mirë, kemi qenë goxha të vonuar pasi mandatin e parë para se të vinte Dumani nuk është bërë asgjë. Duhet të hapet procedura për zgjatjen e mandatit. PS dukshëm po pengon e SPAK', thekson Mërtiri.

Mertiri shton se Meta dhe Berisha kanë një luftë të hapur me SPAK, pasi ky i fundit po lufton korrupsionin.

'Meta dhe Berisha e kanë luftë të drejtpërdrejtë me SPAK-un. Nuk u intereson që ka një institucion serioz që po lufton korrupsionin. Ata nuk e kanë qëllim që të luftojnë korrupsionin, sepse do ta kishin bërë. Ata nuk kanë interes as të bëjnë opozitë. Pasi SPAK është e vetmja që po i bën opozitë qeverisë, duke çuar përpara drejtësisë një pjesë të bashkëpunëtorëve të kryeministrit', nënvizon analisti.

G.K/A.A/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë