Kancelari gjerman Friedrich Merz është shprehur se beson që qeveria iraniane është në "ditët dhe javët e saj të fundit".
Sipas mediave të huaja, Merz i bëri këto komente gjatë vizitës së tij në Indi, teksa komentoi protestat masive që kanë ‘mbërthyer’ Iranin.
Duke folur sot, ai përsëriti gjithashtu thirrjet që autoritetet iraniane t'i japin fund dhunës kundër demonstruesve, duke thënë:
"Nëse një regjim mund ta mbajë veten në pushtet vetëm me forcë, atëherë ai në fakt është në fund. Unë besoj se tani po shohim ditët dhe javët e fundit të këtij regjimi. Sidoqoftë, ai nuk ka legjitimitet përmes zgjedhjeve në popullatë. Popullsia tani po ngrihet kundër këtij regjimi."
Merz shton se shpreson të ketë një shans për ta “përfunduar këtë konflikt në mënyrë paqësore”.
Lajmi kryesor:
Protestat në Iran, 648 të vrarë! Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka frikë të përdorë ushtrinë!







