Mes barakave të romëve në Shkozë
...ku s'mund të flitet për kushte jetese

Mes barakave të romëve në Shkozë<br />...ku s'mund të flitet për kushte jetese
TIRANË - Janë kaq pranë në hapësirë fizike e kaq larg njëkohësisht nga standardet e një jetese normale. Bëhet fjalë për gangrenën e kahershme të familjeve rome të cilat jetojnë në zonën e Ahkozës në Tiranë.

Mes mjerimit, aty ku mungon ushqimi nuk mund kurrsesi të flitet për kushte jetese. Barakat në të cilat jetojnë familjet rome në Shkozë janë të ndërtuara me materiale të çfarëdoshme të gjetura në rrugë të hedhura nga ata që nuk i duhen më. Në të katërta anët e asaj që mund të quhet banesë, erërat e ftohta janë mysafire të paftuara por që nuk largohen asnjëherë.

Pikërisht prej këtyre kushteve jo më larg se ditën e hënë është gjetur i vdekur një foshnje tre muajsh

komuniteti rom
komuniteti rom
komuniteti rom

Nëna e fëmijës si dhe gjyshja tregojnë për Report TV situatën e vështirë me të cilën ato përballen çdo ditë e se askush nuk mendon për ta.

Ky është rasti i pestë që një fëmijë ndërron jetë në këtë komunitet për shkak të ftohtit. Babai i njërit prej fëmijëve që kanë ndërruar jetë bën një apel të fortë për instancat që të marrin masa.
 
"Rasti i pestë ky që ndodh këtu. Para 1 viti e gjysmë ka ndodhur i njëjti rast siç ndodhi këtu te ky komshiu ashtu më ndodhi edhe mua. Shteti të vej dorë tani se janë gjynah, njerëz jemi edhe ne si gjithë të tjerët, bir nëne jemi edhe ne. Vetëm nga i ftohti ka ndodhur kjo që po na vdesin fëmijët. Unë tani kam fëmijën 4 muajsh, ri gjithë natën e gdhij pa gjumë me gjithë nusen. Unë personalisht kam aplikuar para 2-3 muajsh edhe më kanë thënë që të mblidhet këshilli bashkiak. Kur do mblidhet këshilli bashkiak, mbas 10 vjetësh kur të vdesin nja 5-6 copë fëmijë të tjerë?! Kjo.. nuk e di si quan shteti, e quan normale po unë se quaj normale këtë. Nuk durojmë dot më, nuk presim më. Ultimatum. Duam strehim direkt".

komuniteti rom
 
Ndonëse për 20 vite për këtë komunitet nuk është bërë asgjë, ata ende nuk e humbin shpresën se më e mira nuk ka ardhur ende e se ndoshta një ditë edhe ata do të kenë një shtëpi ku të mund të jetojnë si njerëz normal e jo sikur janë në një botë tjetër të cilën nuk e pranon askush. /Report TV/

Redaksia Online
Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)