Të shtunën, më datë 20 qershor, Partia Socialiste do të zhvillojë mbledhjen e radhës së zgjeruar mes Grupit Parlamentar dhe Qeverisë.

Takimi do të mbahet në Pallatin e Brigadave dhe do të nisë në orën 10:00,

Kjo është mbledhja e parë e këtij lloji që PS organizon që pas nisjes së protestave në Tiranë dhe në disa qyteteve të vendit, kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec, të shoqëruara me thirrjen për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Për socialistët, situatën e ndërlikoi jo pak edhe largimi i befasishëm i deputetes Marjana Koçeku nga grupi parlamentar.