U dërgonte mesazhe ngacmuese kolegeve, legjenda e futbollit holandez largohet nga Ajax  

U dërgonte mesazhe ngacmuese kolegeve, legjenda e futbollit holandez largohet nga Ajax  

Marc Overmars

Legjenda e futbollit holandez, Marc Overmars është larguar nga posti i tij si Drejtor i Çështjeve të Futbollit të Ajax-it pas zbulimit të mesazheve ngacmuese dhe të papërshtatshme që u dërgonte kolegeve femra.

Klubi i Ajaxit bëri të ditur se largimi i tij do të jetë në mënyrë të menjëhershme pas një "seri mesazhesh të papërshtatshme dërguar disa kolegeve femra për një periudhë të gjatë kohore".

Në një deklaratë për faqen e internetit të Ajax-it, Overmars tha se ai ishte i "turpëruar" për "sjelljen e tij të papranueshme".

"Javën e kaluar u përballa me raporte në lidhje me sjelljen time. Fatkeqësisht, nuk e kuptova që po e kaloja kufirin me këtë, por kjo m’u bë e qartë ditëve të fundit. Papritmas ndjeva një presion të madh. Kërkoj falje. Sigurisht për dikë në pozicionin tim, kjo sjellje është e papranueshme. Tani e shoh edhe këtë. Por është tepër vonë. Nuk shoh zgjidhje tjetër përveç largimit nga Ajax. Kjo gjithashtu ka një ndikim të madh në situatën time private. Prandaj u kërkoj të gjithëve të më lënë të qetë mua dhe familjen time", tha Overmars

Ish-mesfushori i Holandës, 48-vjeçari ka luajtur për Ajax, Arsenal dhe Barcelonën, gjatë karrierës së tij si futbollist. Overmars kaloi pesë vjet si lojtar në Ajax midis 1992 dhe 1997 përpara se të transferohej në klubin anglez të Premierligës Arsenal.

Holandezi luajti për tre vjet në Londrën e Veriut përpara se të transferohej te Barcelona në vitin 2000 për t'u bërë futbollisti holandez më i shtrenjtë i të gjitha kohërave. Me 86 paraqitje për kombëtaren holandeze, ai është lojtari i 13-të me më shumë paraqitje në historinë e Holandës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë