Mesazhet e Ramës në mbledhje/ Nesturi në 'Repolitix': Sot ka goditur! Muça: Filloi fushatën, do bëjë shkundje të madhe në PS

Kryeministri Edi Rama sfidoi opozitën sot në mbledhjen e grupit parlamentar të PS me ftesën ndaj opozitës për bashkëpunim për të çuar përpara reformën në drejtësi drejt Shqipërisë 2030. Në ‘Repolitix’, analistët komentuan mesazhet e Ramës sot në mbledhje. Plator Nesturi u shpreh se Rama sot ka çelur fushatën me mbështetjen ndaj reformës në drejtësi përballë një opozite të paqartë ndaj drejtësisë.

'Mendoj se ka filluar fushata elektorale, po projektojmë për 2025. Rama nuk priti të marrë goditjen e rradhës nga opozita. I mori kohën dhe iniciativën për të shprehur që një opozitë krejtësisht e paqartë në qëndrimet e saj i jep dukjen si një kryeministër dhe qëndrimet e mazhorancës pavarësisht faktit të dënimit të korrupsionit, po i thotë shqiptarëve që ky është korrupsioni, është projeksioni më i mirë për zgjedhjet që përballë një opozite të paqartë që nuk ka golëshënues, ku mesfusha ka ikur në malet e Jezercës dhe portieri në ballkon, ia merr këtë iniciativë. Sot ka goditur.

Sot gjithë beteja është jo fakti që kë do godas SPAK, por kush e mbështet SPAK. Duke mbajtur një pozicioni të hapur dhe bashkëpunues me organet e drejtësisë është më afër dëshirave të qytetarit shqiptar për luftë ndaj korrupsionit. Aspekti tjetër, pro luftës ndaj korrupsionit, por problemi është çfarë do ndodh nesër me figurën e përfaqësuesve që do kesh. Rama kërkoi ta veshi këtë gjë, modelin e zyrtarit', thotë Nesturi.

Rezart Kthupi theksoi se Rama duhet të pranojë se ka dështuar në vendosjen e drejtësisë pas 11 vitesh qeverisje. Ndërsa gazetari Flogert Muça replikoi duke thënë se mesazhi i Ramës ishte se deri tani janë bërë reforma, por këtej e prapa duhet bashkëpunim për të çuar përpara synimin për Shqipërinë 2030.

'Rama këtë rast është lojë solo. Po bën një operacion PR. Duke shkëputur veten nga pjesa tjetër e qeverisjes, si flamurtar i luftës ndaj korrupsionit. Është ai për bashkëpunimin kur shkel të drejtat kushtetuese. Ishte deklarimi i Ramës jashtë sferës së korrupsionit. Korrupsioni është kultivuar gjatë 10 viteve qeverisje. Njeriu që ka kontrollin më të madh në Shqipëri dhe del thotë duhet të mblidhemi të gjithë bashkë për të luftuar korrupsionin. Duhet të pranojë që ka dështuar ndaj luftës së korrupsionit', theksoi Kthupi.

'Rama tha ne nuk jemi institucioni që bëjmë drejtësi tha që jemi ne që e kishim reformën në drejtësi në program. Ka ardhur momenti tani për një sërë reformash të tjera drejt 2023', tha Muça.

'SPAK dhe drejtësia janë instrumenta pasi ka ndodhur korrupsioni. Sot është në nivel kapilar dhe në gjithë nivelet e qeverisjes. Lufta ndaj korrupsionit bëhet dhe brenda institucionit. Modeli i kryeministrit për të luftuar korrupsionin ka dështuar. Ka zv.kryeministrin në arrati. Nëse thoni që Ramën duhet ta shkëpusim nga sistemi, pse? Është arkitekti i këtij sistemi', shtoi Kthupi.

Muça shtoi se me interes në rezolutën e Ramës është pjesëmarrja e SHBA-së dhe BE-së.

'Rezoluta ashtu siç shkruhet vjen si pasojë dhe si derivat i reformave të vazhdueshme që janë bërë dhe nevoja për reforma të tjera të mëdha. Citoj Ramën. Sipas tij ishte bërë një punë në luftën antikorrupsion. U fokusua shumë tek ndërtimi i një administrate modeli i një zyrtari shërbëtor. Rama do bëjë një katarsis dhe shkundje të madhe në PS. Duhet të presim maksimumi 3 javë, ja do mblidhemi këtu. Ka shumë gjëra. Ka hapur sot fushatën elektorale dhe ka hedhur në fushë një gjë shumë të madhe. Ajo që shoh me shumë interes është përfshirja e SHBA dhe BE. Kam interes se çdo thonë ata', nënvizoi Muça.

Avokati Leonard Karaj shpreh habinë se si kryeministri nuk mori përgjegjësine e tij për korrupsionin 11-vjeçar por sërish veçoi veten ndaj të korruptuarve.

'Rama ka gjetur sot një kundërshtar të ri. Sot pashë që fajin e kishte dhe Perandoria Osmane. Ne na ka bërë tha Perandoria 500 vite kështu si jemi. Përveç Saliut fajin e ka tani dhe Perandoria Osmane. Rama në 2013 ka ardhur me një slogan ne bëjmë shtet. Sot e pas 11 vitesh Rama nuk bërë shtet por vetëm pushtet. Të bësh shtet do të thotë të mos përfundosh në analet e DASH si vendi më i korruptuar në Europë. Më vjen çudi pse nuk turpërohet ai zotëria që ka 11 vjet. Po fliste sikur ishte në prill të 2013  dhe po pretendonte se do vinte në pushtet. Po fliste si opozitar  i vitit 2013. Mbajti zero përgjegjësi si kryeministër. Hoqi veten mënjanë, dhe hodhi topin në një pjesë që janë lënë mënjanë dhe do dënohen', u shpreh avokati.

Nesturi vijoi më tej argumentin duke zbuluar se nisma e Ramës për një rezolutë anti-korrupsion në bashkëpuni me partitë opozitare brenda dhe jashtë parlamentit është një nisëm e ndërmarrë nga ndërkombëtarët dhe jo nga grupi parlamentar socialist.

'Element thelbësor fakti i bashkëpunimi me faktorin ndërkombëtar. Dhe pa dyshim janë dhe një sërë ligjesh. Kemi të bëjmë me iniciativa ligjore që janë të prekshëm në punën e SPAK dhe institucioneve të reja. Ajo që do kalojë është matja e rezultateve të pjesëtarëve të SPAK. Duke patur një mandat kemi anëtar që jo gjithmonë në të njëjtën lartësi me anëtarët e tjerë. Kjo nuk është iniciativë e parlamentit shqiptar. Është atyre që kanë një kërkesë për të dhënë një marsh', theksoi Nesturi.

Rezart Kthupi nënvizoi se kjo nisëm e Ramës vjen kur nuk ka mbetur askush për të shkuar në SPAK përveç tij, prandaj rezoluta mund të rrezikoj punën e Prokurorisë së Posaçme duke i vendosur shkopinj nën rrota.

'Kjo rezolutë mund të bëhej dhe para një viti. Por sot jemi në kushtet ku ka mbetur vetëm një person pa shkuar në SPAK, Rama, të gjithë kanë shkuar. Në momentin që kryeministri cënohet në veten e parë, problemi kohor përkon me disa fakte, që bëjnë të mendosh që kryeministri kërkon një kauzë të re elektorale. Të gjitha këto gjëra të bën të mendosh që kryeministri nuk është i kënaqur me punën e SPAK. Rezoluta kërkon ti jap parlamentit një rol mbikqyrës, ndaj institucioneve të pavarura ligjzbatuese. Shoh rrezikun konkret që në një moment të caktuar kohor të futen disa shkopa nën rrotat e SPAK', tha Kthupi.

Sa i përket deklaratës së Bashës pas propozimit të Ramës, gazetari Flogert Muça thotë se kryedemokrati tashmë është jashtë lufte me dinosaurët e mëdhenj, por tashmë a një shans pasi Rama i ka hedhur topin dhe atij.

'Luftën me dinasaurët e mëdhenj  e ka të dobët. Topi që i ka hedhur Rama tani nëse di të luajë, do të futet të luftojë. Kur bashkëpunon, futesh atje, ti bën edhe check and balance. Ky komision i posaçëm, do të ketë afat më të gjatë dhe më gjithëpërfshirës. Do jetë më i madh dhe i rëndësishëm se ai i reformës në drejtësi. Bëhet fjalë për sprintin final në BE. Rama sot ka thënë ‘partitë në parlament’ dhe më duket u shpreh dhe jo parlamentare. Moment sprinti drejt BE-së', tha gazetari.

Ndërsa avokati Leonard Karaj nënvizoi se rezolutë anti-korrupsion nuk mund të bëjë kryeministri, pasi sipas tij Rama ka ngritur një sistem korruptiv.

'Po hamendësojmë sikur historia në këtë vend fillon nga sot e matanë. Përpara disa vitesh ky thoshte nuk është individ që korrupton është sistemi. Tha do bëjmë diçka tjetër. Jo vetëm që nuk bëri diçka tjetër, po një gjë aq të korruptuar sa SPAK nuk ka bërë as 11% të korrupsionit në këtë vend. Rama duhej të bënte një ‘mea culpa’ për gjithë institucionet e tij. Rezulton se të paktën nga të huajt që jemi vendi i parë më i korruptuar në Europë. Tani reformat antikorrupsion, na i bën si ajo historia t’ja varësh ujkut mëlçisë në qafë dhe të ankohesh pse na ikin mëlçitë. Ka ndërtuar një sistem korruptiv, jo individ', u shpreh avokati.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:06
Rezart Kthupi: Rezoluta e Ramës rrezik që të fus shkopinj nën rrotat e SPAK

 

Rezart Kthupi në 'Repolitix' komentoi rezolutën e Ramës për luftën anti-korrupsion ku kërkoi sot bashkëpunimin e opozitës në parlament. Sipas tij, rezoluta kërkon t'i jap parlamentit rol mbikqyrës ndaj institucioneve të pavarura të drejtësisë.

'Ka një grup pune në parlament që kishte detyrë të bënte ndryshime në paketën e reformës në drejtësi. Amendamentet e tyre u kontestuan nga OPDAT dhe Euralius. Draftoi një amendament të ri në 2023 e cila mori një kontestim tjetër nga faktori ndërkombëtar. Kjo rezolutë mund të bëhej dhe para një viti. Por sot jemi në kushtet ku ka mbetur vetëm një person pa shkuar në SPAK, Rama, të gjithë kanë shkuar. Në momentin që kryeministri cënohet në veten e parë, problemi kohor përkon me disa fakte, që bëjnë të mendosh që kryeministri kërkon një kauzë të re elektorale. Të gjitha këto gjëra të bën të mendosh që kryeministri nuk është i kënaqur me punën e SPAK. Rezoluta kërkon ti jap parlamentit një rol mbikqyrës, ndaj institucioneve të pavarura ligjzbatuese. Shoh rrezikun konkret që në një moment të caktuar kohor të futen disa shkopa nën rrotat e SPAK', tha Kthupi.

Ora 21:59
Rezoluta Rama Anti-Korrupsion, Nesturi: Është iniciativë e ndërkombëtarëve! Karaj: Parlamenti do kontrollojë 18 prokurorët e SPAK

Në 'Repolitix' analistët debatuan për rezolutën e Ramës dhe mazhorancës për të bashkëpunuar me opozitën për të luftuar anti-korrupsionin. Plator Nesutri shprehet se kjo është një kërkesë e ndërkombëtarëve dhe jo e grupit parlamentar socialist.

Ndërsa për avokatin Karaj është një nisëm që parlamenti të kontrollojë SPAK. Muça shtoi se kjo nisëm është në kuadër te procesit 'screening' dhe ka sigurinë e SHBA dhe BE.

Nesturi: Element thelbësor fakti i bashkëpunimi me faktorin ndërkombëtar. Dhe pa dyshim janë dhe një sërë ligjesh. Kemi të bëjmë me iniciativa ligjore që janë të prekshëm në punën e SPAK dhe institucioneve të reja. Ajo që do kalojë është matja e rezultateve të pjesëtarëve të SPAK. Duke patur një mandat kemi anëtar që jo gjithmonë në të njëjtën lartësi me anëtarët e tjerë. Kjo nuk është iniciativë e parlamentit shqiptar. Është atyre që kanë një kërkesë për të dhënë një marsh.

Karaj: Pra parlamenti do kontrollojë punën e 18 prokurorëve të SPAK.

Nesturi: Ligji bëhet në parlament, edhe rregullimi ligjor bëhet aty. Nuk është iniciativë e grupit parlamentar të PS. Është e partnerëve ndërkombëtarë.

Muça: Kjo është në kuadër të screening. Dhe është një siguresë tjetër që janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo gjëja është një asgjë e madhe nëse SHBA dhe BE nuk e aprovojnë.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë