Mesazhi i plotë i Ramës në Bruksel: Çmenduri çfarë ndodh këtu! Peng 2 vende të NATO-s! Një turp i madh edhe me Kosovën

Mesazhi i plotë i Ramës në Bruksel: Çmenduri çfarë ndodh këtu! Peng 2 vende të NATO-s! Një turp i madh edhe me Kosovën

Edi Rama

*Fjala e plotë e Kryeministrit Rama në Bruksel, në konferencën me gazetarët, i shoqëruar nga Vuçiç dhe Kovaçevki

Më lejoni të shpreh keqardhjen e thellë për Bashkimin Europian. Më vjen keq për ta dhe shpresoj që të mund t’i ndihmojmë. U përpoqa që të them disa gjëra në takim dhe do të ndaj me ju disa prej tyre sepse nuk dua të marr aq kohë sa u mor në takim. Charles Michel na tha se kishim 3 minuta dhe i thashë “Mund të kishte qenë dhe 30 sekonda nëse do të mbanin fjalën”, por ata nuk mbajtën fjalën, kështu që 3 minuta nuk ishin mjaftueshëm.

U thashë që ndjehesha mirë dhe keq që isha me ta. Ndjehesha mirë sepse jemi europianë dhe duam të gjendemi mes europianëve, kjo është diçka mjaft e mirë, por ndjehesh keq sepse ende ne nuk mund të jemi këtu si europianë, por si miq në një shtëpi të ndarë. Është vërtetë diçka shumë shqetësuese që edhe sulmi i një pandemie në shkallë globale, një sulm tragjik dhe as një luftë kaq kërcënuese që mund të shndërrohet në një luftë tragjiko-globale nuk kanë mundur t’i bëjnë bashkë. Ç’të bëjmë?

Sigurisht, ne kemi shumë për të bërë dhe nga njëra anë, unë mendoj që ne kemi bërë dhe bëmë tashmë, për të mbështetur idenë e presidentit francez Emanuel Macron, për objektiv, që është politik dhe strategjik i dëshiruar moralisht, që është komuniteti i ri politik europian dhe në ndërkohë që ne do vazhdojmë rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit, me shpresën që shekullin tjetër do jemi anëtarë dhe sigurisht, duke u përballur me një “Bullgari” këtu, një “Bullgari” atje e një “Bullgari” të tretë gjatë rrugës. Ne do ta vlerësonim shumë nëse ky komunitet i ri politik i Europës ngrihet për të qenë bashkë në një shtëpi të përbashkët, si një familje e vetme, pavarësisht se jemi në kate të ndryshme, por së paku në dhomën e ndenjes qëndrojmë së bashku, jo kështu.

Së dyti, sigurisht tema kryesore ishte Maqedonia e Veriut, ishte Maqedonia njëherë e një kohë dhe më pas 17 vite më pas është ende në pritje si kandidate për çeljen e bisedimeve për anëtarësim, ndryshoi madje dhe emrin, por nuk bëri dallim. Imagjinoje Francën të ndryshojë emrin për t’u bërë anëtare e BE apo Italinë! Ata ndryshuan edhe emrin, ndërkohë që Shqipëria është në pritje qysh prej 8 vitesh tashmë. Mu desh të fitoja një mandat të tretë, që të vazhdoja të prisja për çeljen e bisedimeve për anëtarësim. Ishte shumë e rëndësishme të thoja të vërtetën, që arsyeja nuk është thjesht Bullgaria, le të themi të vërtetën. Bullgaria është një fatkeqësi, por nuk është vetëm Bullgaria, por është fryma e deformuar e zgjerimit, një frymë tërësisht e deformuar dhe Bullgaria është shprehja më e dukshme e saj. Fryma e zgjerimit ka kaluar nga vizioni i përbashkët i një komuniteti tek marrja peng nga shtetet individuale dhe ne e kemi parë. Sa herë që ka diçka që ndodh në një shtet anëtar, menjëherë ky mjet bllokimi vihet në lëvizje.

Kjo çështja e Bullgarisë është një turp, një vend i NATO-s që merr peng dy vende të tjera të NATO-s, ndërkohë që në oborr të Europës ka një luftë dhe nën sytë e 26 vendeve që janë krejt të pafuqishme së bashku. Më pas thonë dhe po iu them atë që ju thashë, që Vladimir Putin është shumë sëmurë. Ai mund të jetë sëmurë, mund të jetë shumë mirë, por ky vendi këtu nuk duket shumë i shëndetshëm.

Agresioni rus kundër Ukrainës po merr kështu një ndihmë mjaft bujare dhe të pa kërkuar nga një vend i NATO-s, Bullgaria, për të destabilizuar një vend tjetër të NATO-s, Maqedoninë e Veriut dhe për të fryrë më tej mllefin, pakënaqësinë në një fqinjësi si e jona, që është një hallkë e dobët në gjithë këtë situatë.

Ne nuk do të presim Godon, unë e kam thënë më parë. Më vinte shumë keq për disa njerëz optimistë dje që nisën të shkruanin në Tëitter, “po ia dalim”, jo. Nuk erdha këtu me idenë që do ndodhte diçka. Tek Godoja është shumë e qartë, Vladimiri dhe Estragoni, pra Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë së bashku, dhe Vladimiri i thotë Estragonit “Do të lëvizim?” dhe Estragoni thotë, “Po, le të lëvizim’, por është Samuel Beccheti, Bashkimi Europian që thotë “Askush të mos lëvizë”. Kështu që, vazhdon kështu.

Ndërkohë që ne kemi lëvizur dhe do vazhdojmë të lëvizim për të ringjallur këtë frymë të Europës në pjesën tonë, që është Berlini i Procesit, kështu e quajmë, Berlini i Procesit për të ringjallur këtë frymë dhe nisma e Ballkanit të Hapur është nisma që kemi ndërmarrë për ta bërë Berlinin konkret në terren.

Kam kërkuar mbështetje të plotë dhe pa ekuivok për Ballkanin e Hapur, sepse edhe për këtë janë të ndarë, a thua se do jetojnë në Ballkan e janë të ndarë edhe në raport me Ballkanin për çfarë bëjmë ne në hapësirën tonë.

Megjithatë, natyrisht dashamirës janë, mos më keqkuptoni. Është një vend i mirë, janë njerëz shumë të mirë, fotot janë shumë të bukura këtu, fjalët janë të bukura, do ishte edhe më bukur nëse do realizonit fjalët, por ne nuk jemi kaq të mirë në Ballkan dhe nuk do heqim dorë, do vazhdojmë dhe një ditë do bëhemi dhe ne anëtarë të mirë të BE-s, sigurisht.

Përtej kësaj, nuk dua të marr më shumë kohë, por thjesht u shpreha dhe thashë edhe dy gjëra të tjera shumë të rëndësishme. Ka një tjetër pengmarrje në proces, që është pengmarrja e qytetarëve të Kosovës, të cilët nuk lejohen të lëvizin lirisht në Europë. Është popullata e vetme në tokën e Europës që nuk mund të lëvizë lirisht. Ua thashë atyre “a mund ta përfytyroni që nën diktaturën jugosllave, në thelb dy, dhe mund të udhëtonin, mund të shkonin në Gjermani, në Zvicër e mund të shkonin kudo dhe punonin me radhë, por qysh kur u liruan, çliruesit, çlirimtarët e tyre po i mbajnë peng, ata nuk mund të lëvizin”. Kjo është çmenduri, kjo është e turpshme, kjo duhet të marrë fund dhe njerëzit duhet të lejohen të lëvizin lirisht.

Së dyti, mu desh të shprehja diçka dhe ndihem disi i keqardhur që ishte e nevojshme që të thuhej, se normalisht gjithkush duhet ta dijë që Serbia është në një pozicion mjaft ndryshe. Serbia është një realitet tërësisht ndryshe dhe u përpoqa t’ju shpjegoj se flasim për një vend ku popullariteti i Vladimir Putin është 80% dhe një vend ku opinioni publik nuk është kaq i prirur të vrapojë pas Brukselit. Është krejt e kundërta, por është një vend, i cili jashtë çdo pritshmërie edhe pritshmërisë sime, se sinqerisht nuk e prisja dhe as nuk e telefonova Aleksandrin sepse kisha frikë se do të më thoshte: “Ndjesë, por na duhet të kalojmë në anën tjetër” dhe kjo do të kishte qenë fundi i çdo marrëdhënieje dhe mendova që do të ishte problem. Tre herë janë harmonizuar me BE dhe Perëndimin kundër Rusisë duke votuar edhe për përjashtimin e Rusisë nga komiteti për të drejtat e njeriut. E kuptoj kërkesën për të ecur më përpara, por nuk e kuptoj çuarjen e gjërave në kufij në raport me kërkesën për sanksione. E kam thënë në Tiranë, e kam thënë në Prishtinë, e kam thënë dhe këtu, sepse Serbia thjeshtë nuk është në pozicion për të realizuar kaq shumë, kaq shpejt dhe çuarja deri në kufij do t’i japë efektin e kundërt dhe pastaj ajo çfarë do të ketë kosto është agjenda europiane e Serbisë për çka do të jetë tepër do të jetë kosto për popullin e rajonit, që është shumë, shumë e qartë.

Le ta lëmë pavarësisht Ballkanit të Hapur, Procesit të Berlinit dhe kështu me radhë. Ne nuk duam një luftë, ne nuk kemi nevojë për konflikt, për gjakderdhje dhe tensione në rajonin tonë, ndaj duam të ecim më përpara në drejtimin që kemi zgjedhur. Ndaj ua thashë, le ta mbajmë kështu. Ka shumë goditje me të cilat ata duhet të merren kështu që nuk duhet të nxisin një goditje tjetër. Kjo është ajo çfarë besoj unë.

Kështu që për ta përmbyllur, thirrja ime e fundit për ta ishte: Mos lini që besimi që shqiptarët kanë, që kanë një besim shumë të madh te Europa pavarësisht BE, pavarësisht farsave sepse ne për herë të parë në historinë tonë kemi mundësi të jemi aty ku duam, jo nën regjime, jo nën perandori që zgjedhin për ne. Për ne Europa është fe, për ne Europa nuk është Brukseli. Kështu që shqiptarët do të vazhdojnë, por edhe në Ballkanin Perëndimor ka shumë pro europianë, Maqedonia e Veriut e kështu me radhë. Lutja ime për ta ishte: Ju lutemi, mos e lini BE-në të bëhet si një kongregacion priftërinjsh që diskutonin aso kohe seksin e engjëjve ndërkohë që muret e Kostandinopojës shembeshin. E dimë sesi shkoi historia.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 23/06/2022 19:48

    Kriteret qe jan plotsuar mesa duket su bien fare ne sy atyre qe merren me ket pun. Eshte turp te na lejne ketu ku jemi

    Përgjigju
  • Tini: 23/06/2022 19:47

    Po na lejn aty ne te njejtin vend. Ste japin mundesi per perparsim dhe as te pakten negociata sna lejojne te hapim

    Përgjigju
  • Eri: 23/06/2022 19:46

    Uroj te gjejne nje komunikim te perbashket qe dhe ne te futemi ne Be pasi i kemi plotesuar te gjitha kushtet

    Përgjigju
  • Aranit: 23/06/2022 19:43

    Padrejtesi shume e madhe qe vetem nje shtet si Bullgaria nuk po na mbeshtet dhe pse ne e meritojme pasi kemi punuar shume

    Përgjigju
  • GaZi: 23/06/2022 19:28

    Me vjen shume keq per nje lajm t tille. Vendi yne ka plotesuar keiteret qe te jemi pjes ee be dhe kjo gje duhet te behet sa me shpejt

    Përgjigju
  • Ana: 23/06/2022 19:24

    Shume turp i madh qe eshe pse kemi plotesuar cdo gje qe na kane vene shtetet e be perseri gjeten nje shkase te na refuzojne

    Përgjigju
  • Orion: 23/06/2022 19:20

    Te mos pranohemi neve nga bullgaria nje keq ardhje sepse te gjitha shtetet na pranuan dhe nuk do derzohemi se kemi bere nje pune shum te mire

    Përgjigju
  • Ylber: 23/06/2022 19:15

    Ky esht nje turp i madh qe po na behet sepse e meritojme te futemi ne BE sepse i kemi kryer te gjitha kriteret

    Përgjigju
  • Oltjan: 23/06/2022 19:14

    Punet e mira nuk po vleresohen! BE dha nje vendim jo te denj ndaj shqiperise

    Përgjigju
  • Zefi: 23/06/2022 18:57

    Çmenduri shume e madhe qe ne vitin 2022 pengohen 2 shtete per tu anetaresuar me aq zhvillime qe kane keto dy shtete nje nder to shteti yne

    Përgjigju
  • ela: 23/06/2022 18:56

    kenii bere shume pune per vendin tone qe ne te futeshim ne bashkimin europian

    Përgjigju
  • Beni: 23/06/2022 18:56

    Mendoj qe duhet te merren me seriozisht shqiperia dhe maqedonia pasi vendi yne ka punuar shume per te plotesuar kushtet e BE

    Përgjigju
  • MEGI: 23/06/2022 18:53

    keni punuar shume qe ne te antarsohemi ne BE

    Përgjigju
  • Geni: 23/06/2022 18:43

    Gjithe kjo pune e palodhur dhe mos te vleresohet vetem pse Bullgaria nuk na mbeshtet eshte nje turp shume i madh per Bullgarine qe e beri kete veprim

    Përgjigju
  • Xheni: 23/06/2022 18:42

    Turp qe Bullgaria nuk na mbeshteti ne kete moment kaq delikat dhe qe ne e kishim teper te nevojshme qe te kishim mbeshtetjen e te gjjitheve

    Përgjigju
    • Luan: 23/06/2022 19:16

      Shume turp sepse rama ka 8 vite qe me ane te projekteve te mira pa ndalim ne i kemi permbushur objektivat e kerkuara

  • ymeri: 23/06/2022 18:33

    O INA O DEBILE,,NUK E KUPTON QE BULLGARISE I KANE THENE KETA TE TJERET SI FRANCA,,GJERMANIA,, QE TE VOTOJE KUNDER,,,,POR DHE SHQIPERIA NUK I KA PLOTESUAR KUSHTET,,,,KRIMI,,KORRUPSIONI,,,TRAFIQET LULEZOJNE NE SHQIPERI,,,SI TE FUSI EUROPA,,,TI THUA QE AI TI JAPI LEKE HAJDUTIT,,,D,M.TH,,TI JAPI LEKE RAMES DHE KY TI VJEDHE,KUSH TA PRANON KETE,,ATA EUROPA NA KA DURUAR SHUME,,,,,NA KA DHENE NDIHMA DHE NE I KEMI VJEDHUR PER 30 VJET,, ,,NUK I KEMI HEDHUR NE DREJTIM TE ZHVILLIMIT TE VENDIT....I KEMI VJEDHUR E SHPERDORUAR,,,,NE EUROPE NUK HYN DERI SA TE LARGOHEN,,,SALIU,,ILIRI,,EDI,,MONIKA,,,BASHA E GJITHE KJO KLASE E KORRUPTUAR.......///// kurse edi rama duhet te jape doreheqjen ,,,europa do fytyra te reja te pakorruptuara....

    Përgjigju
  • Ina: 23/06/2022 18:17

    Turp i madh per bullgarine qe nuk na mbeshteti ne kete dite te rendesishme per ne

    Përgjigju
  • Blerta: 23/06/2022 18:14

    Ky esht nje turp i vertet se ne kemi ber ca esht e mundur po tashme skemi gje ne dor te presim europen qe te zgjidhi problemet e veta

    Përgjigju
  • Alban: 23/06/2022 18:12

    Vertet nje problem i madh shpresojm te zgjidhet sa me shpejt se europa duhet ti hapi deren ballkanit

    Përgjigju
  • Lea: 23/06/2022 17:52

    Mendoj se me kete qe ben sot vertet lan nam ne nuk e meritonim qe mos te futeshin ne be oasi punuam shum

    Përgjigju
  • Ana: 23/06/2022 17:52

    Lan nam nuk vlersojn ata we punojn por ata qe vjedhin. Tu vi turp z Rama punoj fort per hyrjen ne be dhe kjo qe ndodhi sot ishte marrezi

    Përgjigju
  • Velia: 23/06/2022 17:36

    Ne e meritonim te ishim pjes e BE sepse i kemi plotesuar cdo kriter qe na eshte kerkuar dhe kemi bere punen e duhur.

    Përgjigju
  • Marvi: 23/06/2022 17:35

    Eshte shume turp me t evertet sepse ne kemi bere plot pune te mira dhe kemi plotesuar cdo kriter

    Përgjigju
  • AltinTop: 23/06/2022 16:19

    Sa me larg europes aq me mire per bandad dhe korrupsionin ne politike…kshu qe mos bej sikur te plas o Rame..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën