Mësimi nga TV, Shahini në Report Tv: Vetëm 15% në fshatra kanë vështirësi! Mësuesi në Korçë u infektua në Greqi

TIRANE-Ministrja e Arsimit Besa Shahini në një lidhje me Skype për emisionin 'Repolitix' në Report Tv u shpreh se vetëm 15% e nxënësve nuk po arrijnë që të marrin leksionet, ndërsa pjesa tjetër vijon normalisht përmes RTSH-së. E pyetur nëse rrezikohet viti shkollor, ministrja tha se nuk është momenti për të marrë vendime të tilla. Shahini konfirmoi edhe rastin e mësuesit në shkollën jo publike në Korçë, që është prekur me koronavirus, sipas saj nga kontakti në Greqi.

"Deri tani kemi ecur mirë por edhe 15% e nxënësve të lidhën më mësuesit që të marrin leksionet,nuk e di nga cilat vende janë këto 15% të nxënësve, në zonat rurale e kanë më të vështirë komunikimin me mësuesit e tyre sepse mungon sinjali për t'i parë leksionet nga RTSH, procesi online është produktiv.

Nuk ka nevojë të humbet viti shkollor, pjesën më të madhe e kemi mbyllur dhe pjesën tjetër po e ndjekim nga shtëpia, nuk është moment për ta marrë këtë vendim sepse është shumë herët, kemi bërë fasha ku një grup i vogël i mësuesve po bën xhirime për leksionin e javës që do të vijë.

Shkollë jopublike në Korçë, mësuesi është infektuar me virus në Greqi, ka prejardhje greke, të gjithë ata që kanë qenë në kontakt me ta po ndiqen nga mjekët, shkolla ka përhapur panik me lajmërimin që ka bërë, nuk duhet të bëjmë lajmërime të tilla. Regjistrimi i fëmijëve në shkolla, ne kemi filluar që në 2019 për të kaluar shërbimet tona online. Jam e bindur që do ja dalim duke mos ngelur mbrapa për këtë vit shkollor" tha ajo

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut