Përbërësit:
- 1 pako peta të pjekura
- 1 pulë mesatare
- Gjalpë të tretur
- Kripë
Përgatitja:
Ndajmë mishin e pulës në copa. E kaurdisim pak dhe i shtojmë ujë për ta zier sikurse dhe kripë. Me lëngun e pulës që përfitojmë lagim petët (tek lëngu shtojmë pak gjalpë). Pasi e kemi shtruar gjithë mesnikun vendosim në fund copat e mishit. E vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 40 minuta.
Komento