“Mesuesi, gjeniu dhe diktatori”, fati i Nikës

Historia e pazakontë e e zbulimit të një gjeniu në matematikë në vitin 1961 e më tej fati tragjik i mësuesit që e zbuloi , trajtuar në emisionin “Dosja K” të martën e shkuar në Report Tv, ngacmoi kureshtjen e publikut, për të mësuar më shumë mbi fatin e gjeniut të vogël nga Dukagjini. 

Çfarë rruge ndoqi djaloshi 6 vjeçar, pasi aftësitë e tij të pazakonta tërhoqën vëmendjen e vetë diktatorit Enver Hoxha?

Historia e Nikë Marashit, zbulohet sonte në Report tv, në pjesën e dytë të dokumentarit “Mësuesi Gjeniu dhe diktatori”. 

Nika është sot 64 vjeç. ai do të rrëfejë gjithë rrugëtimin e tij, nga ditët kur jetonte i veçuar në fshatin e tij në Palaj Shosh të Dukagjinit, njohjen me mësuesin Gjeto Vocaj dhe peshën e famës në psikologjinë e tij prej fëmije gjatë gjithë viteve’60-të.

Sa ndikuan rrethanat kur duhej të kultivohej pasioni i tij për matematikën, në një vend në diktaturë, ku diktohej shumëçka në jetën e gjithkujt dhe sigurisht edhe në jetën e Nikës së vogël?

Pjesa e dytë e dokumentarit zbulon prapaskenat e takimit në zyrën e Enver Hoxhës në vitin 1962, ku ishte vendosur një herë e mirë për fatin e gjeniut të vogël… 

Historia e Nikës, na dëshmon poetencialin e lartë të talenteve shqiptarë, por njëkohësisht edhe fatin e trishtë të shumë prej tyre që jetuan në një regjim që kishte në themel kultin e individit dhe uniformitetit…

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare