Mësuesia, 3000 dosje regjistrohen
për 100 vende pune në Tiranë

Mësuesia, 3000 dosje regjistrohen<br />për 100 vende pune në Tiranë
TIRANE - Kanë një diplomë në xhep, por po sfiliten për të gjetur një vend pune. Kjo pasi, për t’u punësuar si mësues në Tiranë, por jo vetëm, është shumë e vështirë. Madje kërkesat për një vend pune janë rritur aq shumë, saqë në Tiranë për një vend pune janë në garë plot 30 mësues. Sipas Sindikatës së Arsimit është një listë aplikantësh e gjatë që shkon deri në 3000 persona, vetëm për shkollat e kryeqytetit, të cilët nuk kanë shumë shpresë punësimi.

Konkurrenca dhe lista e gjatë vjen si pasojë e mbipopullimit të tregut me arsimtarë. ”Në Tiranë janë minimumi 3000 veta që presin për t’u punësuar. Tirana në një vit mund të ketë nevoja për rreth 100 mësues të rinj, pasi po aq nxjerr në pension dhe në 3 mijë vetë konkurrimi është 30 persona për një vend pune. E lartë është dhe në disa qarqe kryesore si Shkodër, Durrës, Korçë, Elbasan, Vlorë”-  na thonë përfaqësuesit e sindikatës së arsimit.

Ndërkohë që në drejtorinë arsimore të Tiranës, ka nga ata persona që mund të kenë mbi 10 vjet që kanë aplikuar për të filluar punë si mësues definitivë, por deri më tani ende nuk kanë mundur ta sigurojnë një vend pune. Në shumicën e rasteve, ata punojnë si mësues zëvendësues dhe enden sa në një shkollë në tjetër. Mbipopullimi ka ardhur edhe si pasojë e faktit që në Tiranë ka rreth 6 vjet që nuk bëhen më emërime të reja të mësuesve, por vetëm zëvendësime të atyre që mbushin moshën për të dalë në pension.

Specialistët e arsimit shprehen se kjo situatë mund të ndryshojë vetëm me vendosjen e kritereve për t’u pranuar dhe emëruar mësues nga bordi i shkollës. “Prandaj është e nevojshme që të krijohen politika të reja për rritjen e cilësisë së mësimdhënies në shkolla. Punësimi në fushën e mësuesisë është një problematikë që shtrihet në të gjithë Shqipërinë prandaj këtë vit problemi duhet të fillojë të paktën “de juro” për të qenë sa më pranë rrugës së zgjidhjes.

Është një periudhë e gjatë kohe që drejtoritë dhe zyrat arsimore nuk bëjnë më emërimet e mësuesve, por emërimet bëhen nga drejtori i shkollës me propozimin e një komisioni”, - na kanë shpjeguar ata.

Por edhe vetë të rinjtë që dalin me diplomën e mësuesisë duket se nuk janë shumë të përgatitur. Nga ata, që këtë verë iu nënshtruan për herë të parë provimit të shtetit, 40 për qind e tyre nuk arritën të kalojnë pragun minimal të piukëve dhe të fitojnë kështu të drejtën për të ushtruar profesionin e mësuesit.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 21.08.2013
 
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Stresi shpreh dëshirën për t’u bërë baba, por ja çfarë e shqetëson atë

Stresi shpreh dëshirën për t’u bërë baba, por ja çfarë e shqetëson atë