Mësuesit, ja çfarë do të përmbajë
testimi për vendet e lira të punës

Mësuesit, ja çfarë do të përmbajë<br />testimi për vendet e lira të punës
Në muajin dhjetor do të zhvillohet testimi i mësuesve për t’u punësuara. Testimi “Mësues për Shqipërinë”, bën të mundur që çdo mësues të punësohet në bazë të pikëve që merr nga ky testim.

Pa dhënë më parë këtë provim, asnjë mësues nuk mund të punësohet në sistemin arsimor parauniversiter.

Ndërkohë Ministria e Arsimit ka publikuar disa nga hapat që do të nidqen këtë vit dhe shancet që do mësuesit, për t’u punëaura. Në rubrikën pyetje-përgjigje. MAS ka sqaruar të gjitha procedurat dhe hapat që do të nidqen.
 
Si mund të aplikoj për të marrë pjesë në nismën “Mësues për Shqipërinë”?
Çdo i interesuar për të aplikuar në portal duhet të aksesojë në mesues.arsimi.gov.al. Aplikimi do kryhet në muajin dhjetor

A është e nevojshme të dorëzoj dokumente të printuara përpara testimit? Ku?
Jo. Dosja e aplikimit dhe dokumentet që kërkohen për procesin e konkurrimit administrohen sipas Udhëzimit të MAS nr.38 datë 6.10.2015 “Për procedurat e lëvizjes paralele, emërimit dhe largimit nga puna të mësuesit në institucionet arsimore publike të sistemit arsimor parauniversitar”. 

Kush ka të drejtë të aplikojë?
Çdo individ/punëkërkues i cili plotëson kriteret e përcaktuara nga ligji nr. 69/2012, datë 21.06.2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, ndryshuar.

Aplikantët të cilet kanë marrë pjesë në testimin e vitit të kaluar, kanë dorëzuar dosjen në DAR/ZA dhe u është bërë vlerësimi me Shtojcën 3 a duhet të aplikojnë në Portal?
-nëse duan të ruajnë rezultatin e testimit të vitit të kaluar, nuk duhet të aplikojnë në portal.

-nëse duan të rifuten në provim dhe të përfitojnë rezultatin e ri, duhet të aplikojnë patjeter në portal.
Nëse një aplikant i vitit të kaluar, ka dorëzuar dosjen në DAR/ZA në përputhje me afatet e dorëzimit dhe ka aplikaur në portalin Mësues për Shqipërinë gabimisht sdhe pse kërkon të mbajë rezultatin e vitit të kaluar, çfarë duhet të bëjë?

-Aplikanti duhet të bëjë kërkesën përkatëse në adresën [email protected] duke specifikuar dhe Numrin Personal të aplikantit të shënuar në dokumentin e identifikimit.

Aplikantët të cilet kanë marrë pjesë në testimin e vitit të kaluar, kanë dorëzuar dosjen dhe u është bërë vlerësimi, a duhet të aplikojnë në Portal?
Çdo individ

Kur dhe si do të shpallen datat e provimeve?
Testimi i kandidatëve për ushtrimin e profesionit të mësuesit në sistemin arsimor parauniversitar do të zhvillohet në muajin dhjetor.

Në portal në rubrikën TESTIMI, do të publikohen:

•Programet orientuese

•Lista e individëve/kandidatëve që fitojnë të drejtën për të marrë pjesë në testim hartohet nga DAR/ZA. 

•Rezultatet e testimit shpallen në portalin “Mësues për Shqipërinë”. Gjithashtu, çdo kandidat mund të informohet për rezultatin edhe në DAR/ZA.

Kur dhe si do të shpallen vendet vakante në arsim?
Informacioni për vendet vakante, gjendet në rubrikën vende vakante të portalit “Mësues për Shqipërinë”. Ky informacion përditësohet në dinamikë nga çdo DAR/ZA.

Çfarë nevojitet për të patur një formular të plotësuar saktë?
Ka të drejtë të plotësojë formularin e aplikimit, çdo individ që kualifikohet nga DAR/ZA pas  shqyrtimit të dosjeve të aplikimit.

Çdo i interesuar duhet të ngarkojë gjatë plotësimit të formularit dy dokumente:

• formularin e pranimit të lëshuar nga DAR/ZA

• Dokumenti identifikues që mund të jetë Karta e identitetit ose pasaporta personale

Një individ që dëshiron të aplikojë duhet të tregojë kujdes në plotësimin e këtij formulari pasi nuk ka të drejtë ta përsërisë atë pas konfirmimit të aplikimit.

Sa herë kam mundësi të aplikoj në portal?
Ju duhet të aplikoni vetëm një herë. Duhet të tregoheni të kujdesshëm në plotësimin e fushave. Pas konfirmimit nuk keni më mundësi të bëni ndryshime.

Sa ditë do të zgjasë procesi i testimit?
Testimi do jetë në të njëjtën ditë dhe orë në gjithë DAR-et.(mjediset e përcaktuara dhe të shpallura paraprakisht)

Ku do të behet testimi dhe a kam të drejtë të zgjedh zonën e testimit pavarësisht vendbanimit tim?
Gjatë plotësimit të formularit ju mund të zgjidhni vetë Drejtorinë Arsimore ku doni të zhvilloni testimin. 

Të gjithë të regjistruarit në portal do të jenë kandidatë për t’u testuar?
Do të jenë kandidatë për testim të gjithë aplikantët që kanë diplomë mësuesie sipas dispozitave ligjore dhe nënligjore në fuqi. Lista e kandidatëve që fitojnë të drejtën hartohet nga DAR/ZA

Duhet të dorëzoj dosje të aplikimit pranë DAR/ZA-ve?
Po dosja duhet të dorëzohet në DAR/ZA. .

Për çfarë do të testohem?
Testimi i të gjithë kandidatëve për testim do të jetë në përputhje me profilin e tyre. Orientimet në lidhje me testimet sipas profileve do të behën publike në ambientet e këtij portali.

Struktura e testi përcaktohet në nenin 16 të Udhëzimit të MAS nr. 40, datë 9.10.2015 “Për organizimin e testimit të kandidatëve për ushtrimin e profesionit të mësuesit në arsimin parauniversitar” 

Kur do të shpallen rezultatet e testimit, si do të behet vlerësimi i tyre dhe ku mund të marrim informacion?
Rezultatet e testimit do të behën publike në ambientet e portalit. Gjithashtu, çdo kandidat mund të informohet edhe në DAR/ZA/

Si do të bëhet rankimi i fituesve?
Rankimi i fituesve do të bëhet në përputhje me rezultatet e arritura në:
- Vlerësimin e dosjes
- Rezultatin e arritur në testim. 

Cili është probabiliteti i punësimit pas përfundimit të testimit?
Kjo do të varet nga vendet e shpallura vakante për çdo Drejtori dhe Zyrë Rajonale (DAR/ZA) dhe rezultati përfundimtar i arritur.

Kur do të behet publik informacioni në lidhje me vendet vakante?
Informacioni do të bëhet publik në vijimësi.

A do të jetë vetëm rezultati në testim si faktor përcaktues për punësimin?
Po. Punësimi do të realizohet sipas meritës. Rezultati përfundimtar është shumartorja e pikëve të arritura nga kandidati në vlerësimin e dosjes dhe pikëve të fituara në testim. .

A do të futen ne provim personat që kanë dhënë provimin e shtetit, pra ata që kanë marrë licencën?
Po. 

A duhet të aplikojnë mësuesit qe aktualisht dalin jashtë profilit?
Po, duhet të aplikojnë

Mund të aplikoj nëse jam duke ndjekur nivelin Master?
Jo ju nuk mund të aplikoni

Nëse kam ndryshuar gjeneralitetet për shkak të statusit familjar me kë mbiemër duhet të aplikoj?
Ju mund të aplikoni me të dy mbiemrat duke lënë hapësirën ndërmjet.

Nëse jam regjistruar për provimin e shtetit në dhjetor do te hyj tani ne testim?
Po, por renditja juaj do te bëhet pas rezultateve të provimit të shtetit.

Nëse jam duke ndjekur praktikën mësimore mund të testohem?
Jo

Aplikojnë në këtë portal ata që kanë mbaruar fakultetin e ekonomisë?
Aplikojnë ata që kanë mbaruar:
- Ekonomi, por kanë kryer një Master në mësimdhënie dhe provim shteti.

Aplikohet për profilin Edukim Fizik?
Po aplikohet
 



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën