Presidenti anulon zgjedhjet e 30 qershorit, Kryemadhi: Kam dy javë që nuk flas me Metën

Monika Kryemadhi, kryetare e LSI-së, thotë se nuk ka komunikuar me Ilir Metën, bashkëshortin e saj president, dhe shton se nuk ka ndikim në vendimin që kreu i shtetit mori papritur këtë të shtunë, duke shfuqizuar dekretin për zgjedhjet e duke anuluar 30 qershorin si datë të garës elektorale për vendoret. Në një prononcim për gazetarët në nisje të protestës së tetë kombëtare të opozitës joparlamentare kundër qeverisë, Kryemadhi tha se ka qenë në Itali ku i është nënshtruar një operacioni dhe se prej dy javësh nuk ka pasur asnjë komunikim me Metën. E çuditshme kjo deklaratë, pasi edhe vetë gazetarët e pyetën se si ka mundësi që bashkëshorti të mos kishte folur me të për tu interesuar mbi operacionin e kryer. Kryemadhi u shrpeh se ndryshimi i datës nuk ka rëndësi, pasi i vetmi prioritet është largimi i kryeministrit Edi Rama.

"Për mua nuk ka rëndësi bëhen apo jo zgjedhjet, ndryshon apo nuk ndryshon data. Ky njeri duhet të ikë se ku njeri ka ardhur nga votat e krimit.

Nuk kam ndikuar fare në vendimin e tij, qëkur kam ikur për tu operuar kam dy javë pa e takuar. Nuk kemi biseduar fare.

Protestat do të vijojnë nuk ka dialog me Ramën kryeministër", tha Kryemadhi.

Edhe kreu i qeverisë reagoi menjëherë pas vendimit të Metës, duke e quajtur një gabim të madh, ndërkohë që këmbënguli se zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor.

"Nuk kam kohën që të harxhoj çfarë thotë Rama. ne jemi këtu për t'ju thënë që shumica e shqiptarëve pa dallim bindjesh politike janë kundër politikave të tij diskriminuese. Ta harrojë politikën, politika ka marrë fund në Shqipëri", tha ajo.

Deklaratat e Palmer

Lidhur me deklaratat  e Zëvendës Ndihmës-Sekretarit të Shtetit në SHBA, Mattheë Palmer se drejtuesit e opozitës duhet të dënojnë dhunën e mbështetësve të tyre, dhe të garantojnë protesta paqësore, Kryemadhi u shpreh:

"Jam dakord me deklaratat e Palmer. Protestat kanë qenë paqësore, dhuna ka qenë e provokuar nga policia. Zoti Palmer nuk ndërhyn në punët e brendshme të Shqipërisë, sepse krizën në fund të fundit ne do e zgjidhim".

Pse ky qëndrim kaq i zbutur i Kryemadhit? Ajo thotë se zgjidhjen e ka gjetur tek besimi në Zot, dhe kjo "kthesë" e saj vjen nga forca shpirtërore.

"Dukem e zbutur sepse kam kuptuar që njerëzit duhet të jenë më njerëz. Gjërat e pamundura nuk ke përse i bën të mundura. Mendoj që pak nga pak të gjithë duhet të fillojmë të bëhemi shërbëtorë të denjë të Zotit, sepse besimi sjell forcën. Ky reflektim i imi vjen si rezultat i forcës së madhe shpirtërore, sepse besoj se agresiviteti dhe dhuna nuk bën punë. I forti është i paqtë, tolerant modest, hileqari është ai që kërkon gjithmonë që kërkon të bëjë gjëra të frikshme, të tensionojë për të bërë rolin e viktimës. Bëj thirrje të distancohen nga çdo lloj dhune. Nuk janë shqiptarët protagonistët e dhunës. Çdo akt i dhunës bën Edi Ramën fajtor", u shpreh kryetarja e LSI.

Prononcimi i PLOTE per mediat i Kryemadhit

Presidenti Meta shfuqizoi datën e zgjedhjeve. Cili është mendimi juaj?

Mendoj që gjithë këta qytetarë që janë sot në rrugë nuk janë për zgjedhjet e 30 qershorit. Gjithë këta shqiptarë gjenden sot në protestën e tyre paqësorë. Pse e them paqësore? Sepse janë mashtruar në mënyrën më të tmerrshme. U janë premtuar 300 mijë vende pune, janë larguar 500 mijë shqiptarë nga Shqipëria. Ju është premtuar energji elektrike më e lirë, por është rritur çmimi.  Ju është premtuar taksa të ulëta, u janë rritur taksat, u janë mbyllur vendet e punës, po largohen fëmijët. Ju është premtuar shëndetësia falas, por është shëndetësia më e lartë në rajon. Ju është premtuar arsim i barabartë përkundrazi kemi diskriminim dhe genocid psikologjik të fëmijëve nëpër shkolla. Njerëzit sot nuk janë as për OPD, as për LSI as për flamuj politik. Njerëzit sot janë në bulevardin dëshmorët e kombit sepse kërkojnë jetë më të mirë për veten e tyre, për familjarët e tyre. Nuk mund të shikojmë realitetin shqiptar me sytë e Edi Ramës. Sythe e shqiptarëve janë me miliona që shikojnë në mënyrat më të ndryshme. Secili nga ne e shikon bën mënyrën e vet por të gjithë një qëllim kemi që tu garantojmë fëmijëve tanë një jetë më të mirë, të ardhmen, punën , sigurinë. Unë mendoj që nuk ka njeri sot në atë protestë në bulevard që të flasë për politikë. Nuk duan t’ja dinë shqiptarët për karriget e politikanë, kanë hall për fëmijët e tyre, duan punë, duan mundësi, diskutojnë sot si asnjëherë tjetër këtë situatë kaq të keqe dhe akoma më shumë e kapur dhe një qeveri e tërë që punon për nj grusht njerëzish. Punon për 5 klientë të Edi Ramës dhe 5 grupe kriminale të tij.

Tani që u anuluan zgjedhjet çfarë do të bëjë opozita, do të negociojë?

Unë mendoj se çfarë thotë kryeministri Rama nuk ka kohë që ta harxhoj. Ne jemi këtu për t’iu thënë që shumica e shqiptarëve pa dallim bindjesh politike janë kundër politikave të tij diskriminuese, kundër arrogancës së tij, kundër varfërisë. Ta harrojë politikën, politika ka marrë fund në Shqipëri. Nuk i kërcënon dot shqiptarët as me politikë, as me viza, as me burgje e asgjë. I them Ramës, që është edhe baba, prindi për fëmijën e tij sakrifikon edhe jetën. Kështu që shqiptarët nuk e kanë problem për asgjë. Mendoj që kaluari i sukseseve të tij të tmerrshme ka mbaruar. Mendoj që shqiptarëve duhet t’u jepet një alternativë e re. Një alternativë dhe një mundësi e re ku të gjithë të jenë të barabartë.

Kryeministri Rama reagoi direkt pas  vendimit të Presidentit, duke thënë që Presidenti nuk mund ta ndryshojë datën e zgjedhjeve, pasi nuk janë zgjedhjet e tij dhe zgjedhjet do të bëhen me 30 qershor...

Për mua nuk ka rëndësi bëhen apo nuk bëhen zgjedhjet, ndryshon apo nuk ndryshon. Për mua ka vetëm një qëllim,ky njeri duhet të iki sepse është kryeministër me vota të vjedhura nga krimi i organizuar. Listat e deputetëve të Partisë Socialiste janë lista me bekimin e grupeve kriminale, të Vlorës, të Shkodrës, të Durrësit, të Lezhës, të Gjirokastrës e kështu me radhë. Kështu që është e kotë.

Sa keni ndikuar ju në vendimin e bashkëshortit tuaj?

Nuk kam ndikuar fare. Kam që kur kam ikur për t’u operuar, dy javë që nuk e kam takuar. 

Keni biseduar besoj?
Jo absolutisht.

Do të vazhdoni me protestat tuaja apo do të negocioni?

Protestat do të vazhdojnë. Nuk ka dialog me Edi Ramën kryeministër i cili ka ardhur në mënyrë ilegjitime. Vota me të cilën ai ka ndërtuar qeverinë e tij është ilegjitime. Është një votim ilegjitim, me deputetë ilegjitimë.

Znj. Kryemadhi po si do zgjidhet situata në qoftë se ju nuk do të uleni në bisedime me kryeministrin Rama, ndërkohë që ky i fundit ka thënë që nuk e jep dorëheqjen?

Atëherë ajo është zgjedhja, nuk është problemi ynë, është problemi i tij. Ne jemi qytetarë të thjeshtë. Ne sot jemi qytetarë si gjithë të tjerët, që dalim protestojmë, protestojmë për atë që është më e rëndësishme. Disa protestojnë për demokraci, disa për fjalën e lirë, disa për median e lirë, disa për punë, disa për varfërinë, disa protestojnë për padrejtësitë që iu bëhen në Prokurori, Gjykata, etj. Kështu që kjo është shumë e thjeshtë. Dua t’ju them vetëm diçka: Ne na arrestohen të moshuar nga 80 vjeç pse nuk kanë paguar 10 mijë lekë energji elektrike dhe ka tre vjet dosja 339 dhe nuk është zbardhur ende.

Si i konsideroni deklaratat e z. Palmer, znj. Kryemadhi?

Jam shumë dakord me deklaratat e z. Palmer. Mos harroni që protestat kanë qenë paqësore, mos harroni që t gjithë episodet e dhunës kanë qenë të provokuara nga policia dhe kanë qenë vetë qytetarët që i kanë denoncuar dhe i kanë nxjerrë nga turma provokuesit. Ka edhe diçka tjetër që z. Palmer, e respektoj këtë, që nuk ndërhyn në punët e brendshme të Shqipërisë dhe kjo është diçka shumë e mirë, sepse krizën në fund të fundit ne do ta zgjidhim. Z. Palmer jeton në SHBA, paguan taksat atje dhe shteti i vet i përgjigjet me çdo gjë. Ne jetojmë në Shqipëri, paguajmë taksa më të shtrenjta në përqindje se z. Palmer në Amerikë dhe prapë shteti jo vetëm që s’të përgjigjet, por përkundrazi të grabit akoma më shumë.

Sa e ka ndihmuar Evropa opozitën në protestat e saj?

Situata në Evropë për hir të së vërtetës nuk është më ajo që ka qenë, sepse vetë gjendja në të cilën po kalon Bashkimi Evropian e bën pak të pavëmendshme. Por ne mendojmë që hallet tona nuk do t’i zgjidhin evropianët, duhet t’i zgjidhim vetë. Si do të ndihej secili nga ju nëse ikën një Edi Ramë dhe vjen një Edi Ramë tjetër. E gjithë kjo nuk është për të lëvizur një person, por për të ndërtuar një sistem të ri vlerash. Ne duhet të mbyllim njëherë e përgjithmonë tranzicionin, një tranzicion që e ka lodhur këtë popull. Mbi të gjitha, unë e kam nisur fëmijë, e kam nisur 17 vjeç dhe sot jam nënë me tre fëmijë dhe jam 45 vjeç dhe akoma vazhdojmë me tranzicion. Kjo do të thotë një kalvar vuajtjesh dhe moszhvillim, mos ecje përpara. Prandaj ne duhet t’i japim fund këtij tranzicioni duke ngritur një sistem vlerash dhe jo duke ngritur një sistem antivlerash që ka ngritur Edi Rama.

Sistemi i vlerave do të jetë pa Monika Kryemadhin, Edi Ramën dhe Lulzim Bashën?

Nuk është çështje emrash. Monika Kryemadhi edhe sot mund të iki. Edhe Lulzim Basha, edhe Edi Rama, secili nga ne jetën nuk e ka ndërtuar në bazë të politikës. Më e rëndësishmja është që ne të paktën duhet t’u lëmë fëmijëve tanë garancinë për të jetuar të lirë dhe si evropianë. Mos harrojmë që Shqipëria është në mesin e botës, është Mesdheu dhe të jesh një nga vendet më të pasura, qoftë me pasuritë natyrore, katër stinët e vitit, një vend i bekuar nga Zoti, por vetëm me një mallkim, me një klasë politike e cila është e paaftë për të zgjidhur problemet që ka. Mendoj që brezi i ri do të sjellë mentalitetin e ri për të cilin ne kemi nevojë. Jemi në një situatë tepër të vështirë, por nëse ne vetë nuk do të mund të ndërtojmë atë sistem vlerash të cilin ne e kemi të nevojshëm ku balancimi i pushteteve të jetë i domosdoshëm, por edhe barazia mes njerëzve. Njerëzit nuk duhen ndarë në bazë të partive politike, njerëzit duhen ndarë për shkak të vlerave dhe meritave të tyre, por ama të gjithë jemi të barabartë para Zotit ashtu duhet të jemi të barabartë edhe para shtetit.

Znj. Kryemadhi si e shikoni qëndrimin e selive ndërkombëtare këtu në Tiranë për publikimin e audio-përgjimeve nga dosja 339?

Nuk më shqetësojnë fare. Unë e kam thënë, fatin e shqiptarëve nuk e vendosin ambasadorët, i kam miq, i respektoj, i vlerësoj, por do të isha shumë kurioze të dija çdo të ndodhte në Gjermani apo në Francë nëse ambasadori shqiptar do të dilte dhe do dënonte dhunën e jelek-verdhëve në Paris. Ambasadorët në fund të fundit mandatet 4 vjeçare i kanë dhe ikin nga Shqipëria dhe ngelen thjeshtë një memorie në ditarët e tyre por ne do jetojmë këtu.

Dukeni e zbutur në deklarata pas kthimit nga Italia?

Dukem e zbutur sepse kam kuptuar që njerëzit duhet të jenë më njerëzor, sidomos ne shqiptarët. Kam, kuptuar që gjërat e pamundura nuk ke pse i bën të mundura kur janë të pamundura dhe mendoj që pak nga pak të gjithë duhet të fillojmë të bëhemi shërbëtor të denjë të Zotit në kuptimin e mirë të fjalës sepse mbi të gjitha na duhet besimi, sepse besimi sjell forcën, sjell dhe besimin në vetvete. Ky reflektim i imi vjen dhe si rezultat i forcës së madhe shpirtërore sepse v mendoj që agresiviteti dhe dhuna  vjen nga frikacaku. I forti është i paqtë. I forti është modest. Frikacaku, arroganti dhe hileqari është ai që gjithmonë kërkon të bëjë gjëra të frikshme dhe të tensionojë dhe të bëjë një konflikt, për të bërë gjithmonë rolin e viktimës. Dhe unë këtë gjë e them dhe e kam thënë gjithmonë që çdo lloj dhune që bëhet në protestë dhe i bëj thirrje të gjithëve kush dëgjon tani aktualisht që të distancohen nga çdo lloj dhune. Sepse e kam thënë dhe e them, nuk janë shqiptarët protagonistët e dhunës, është Edi Rama ai që i ka kthyer shqiptarët në viktima. Dhe çdo akt i dhunës bën Edi Ramën viktimë. Dhe unë mendoj që policët që janë përballë nesh, godinat dhe institucionet përsëri janë njerëz të cilët janë më të fustruar dhe më nervozë se ne për shkak të qeverisjes së keqe, për shkak të pagave të ulëta. Mendoni, për të paguar orët jashtë orarit të Policisë së Shtetit, Edi Rama lëviz buxhetin e Ministrisë. Ndërkohë nga ana tjetër shikojmë një godinë e cila sa herë që dëmtohet paguhen para prapë nga taksat që paguajnë shqiptarët, kur me ato para mund të bëjmë gjëja të tjera shumë të nevojshme. Mund të ndihmojmë të moshuar, mund të ndihmojmë fëmijë jetimë e shumë e shumë gjëra të tjera.

Zonja Kryemadhi, mendoni që javën e ardhshme do të ketë një zgjidhje nga Brukseli, për shkak se dhe kryeministri Rama ka disa takime?

Kam përshtypjen që sado që Rama u bie telefonave dhe shkruan emaile, përgjigje nuk do t’i kthehet. Për shkak të problemit të madh, mund ta them këtë me modestinë më të madhe, ndoshta mund të jetë edhe pak më shumë seç duhet nacionaliste, nuk është se Europës i ka ardhur shumë keq për ne, por jam e bindur që Europës i ka ardhur në majë të hundës nga bandat dhe nga krimi i organizuar shqiptar, i cili menaxhon tashmë të gjithë trafiqet e drogës në Europë. Dhe kjo është një nga arsyet që shteti i parë që lëvizi ishte Hollanda, dhe ene e dimë shumë mirë se çfarë ndodh në rrugët e Amsterdamit dhe të Roterdamit me grupet kriminale shqiptare dhe kështu janë të gjitha të tjerat me radhë. Kjo është edhe një nga arsyet që Europa do të jetë më aktive, ose më e drejtpërdrejtë. Kemi interesa të përbashkëta, pra edhe Shqipëria edhe Europa kanë të njëjtin qëllim: luftë kundër krimit të organizuar dhe krijimin e një stabiliteti në Rajon. Mendoj që Shqipëria sot më shumë se kurrë ka nevojë për stabilitet.

Përveç protestave a ka ndonjë plan tjetër opozita pasi Edi Rama nuk po reflekton?

Kjo është në dorë të qytetarëve, ne jemi pjesë e këtij grupimi, drejtojmë grupet tona të partisë dhe simpatizantët dhe përkrahësit tanë por këtu nuk janë më partitë politike, tashmë është jashtë partive politike, janë qytetarët të cilët janë jashtë çdo skeme politike. Ky është një marshim qytetar që nuk ka për tu ndalur më dhe mund të them që është një nga marshimet më të mëdha që ka ndodhur ndonjëherë.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kappaeffe: 09/06/2019 14:15

    Ndoshta dhe mbas operimit i ka nisur leter?? Fajin e ka posta shqiptare

    Përgjigju
  • Ilir: 09/06/2019 13:41

    Edi ja futi vetes...! E vuri Liken president dhe shikoni si ja fut ky! O popull a ngopet me keto legena apo akoma?! Votoni prape keta qe na rropen ka 30 vjet...!

    Përgjigju
  • Ilirimona: 09/06/2019 09:40

    E ke babanë e fëmijëve moj....

    Përgjigju
  • Shoku I banges: 09/06/2019 02:26

    Shiheni sa operacion te rende ka bere

    Përgjigju
  • Trnakop Kacija: 08/06/2019 22:57

    Hipokrizi e papare - kjo e ka bind dhe veten se Shqiptaret jane totalisht debilla.

    Përgjigju
  • sifi: 08/06/2019 22:30

    Mona eshte liderja me e vertete qe ka opozita

    Përgjigju
    • Trnakop Kacija: 09/06/2019 00:58

      Jam i lumtur qe se kam asgje kete Monen ..

  • redi: 08/06/2019 22:26

    Me ke paske qen kto 2 jave,me ate te ZEZAKUN e Whatsappit

    Përgjigju
  • Cubi: 08/06/2019 22:10

    E dim ate pun o *axhell.Se po te kishe fol nuk dilje ne shesh.

    Përgjigju
  • Hahaha: 08/06/2019 20:24

    Po keto te tjerat pse shkojne si Mona ne dasem?!!!

    Përgjigju
  • Grida: 08/06/2019 20:17

    Keto lloj buçesh duan nje Sadik te Madh me bateri diellore. Do Zoti i Madh dhe nuk e le Shqiperine me ne dore te tyre.

    Përgjigju
  • Meta: 08/06/2019 20:15

    Ti kapesh me lulin ske qka takon meten oj marroqe

    Përgjigju
    • Ehhh: 08/06/2019 21:15

      Qeka rinuar mbas operacionit.

  • Murgesha: 08/06/2019 19:59

    Mire se urdheroni bija ime

    Përgjigju
  • Arberi: 08/06/2019 19:53

    Ka dy jave pa e takuar dhe as ka folur mbas operacionit. Ik moj kurve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë