Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta deklaroi mbrëmjen e sotme I ftuar në emisionin "5 Pyetje nga Babaramo" se, askush në Shqipëri nuk është mbi ligjin.
Duke folur për çështjen "Doshi, kreu i Kuvendit theksoi edhe një herë se këtë çështje e zgjidh ose drejtësia ose mjekësia. Gjithashtu, Kryetari i Kuvendit, Meta tha se është i gatshëm të ballafaqohet me ish- kryeminsitrin Berisha në Prokurori. Meta tha se në Prokurori do të shkojë edhe babai i tij pas akuzave të deputetit Tom Doshi. Ndërsa lidhur me udhëtimin e kryetarit të Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho në Gjermani, Meta u shpreh se ishte në Gjermani për një sfidë futbolli. Duke ju referuar deklaratave te  Dritan Priftit, Meta u shpreh se Prifti i ka kërkuar falje. (vijon)/atsh/