Meta bashkëpunëtor i Sigurimit? PS dhe PD kërkojnë ndryshime ligjore! Bushka: Në 'filtër' edhe ata që janë verifikuar më parë! Çollaku: Të hapen të gjitha dosjet

Socialistët kanë bërë gati draftin për ta dorëzuar në Kuvend, për të eliminuar të gjitha pengesat ligjore që i mohonin Autoritetit të Dosjeve të drejtën për të verifikuar politikanët që më herët janë pajisur me certifikatën e pastërtisë së figurës nga komisionet Mezini-Bezhani në vitet ’90. Kush prej tyre faktohet nga Autoriteti i Dosjeve se rezulton në dokumentet e krijuara të ish-Sigurimit të Shtetit, do i ndalohet e drejta për të kandiduar për t’u zgjedhur me votë qytetare për deputetë a kryetar bashkie, apo edhe për tu emëruar në detyra shtetërore. Kështu, përveç ligjit “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentat e ish Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialistë të Shqipërisë” do duhet të ndërhyhet edhe në Kodin Zgjedhor.

‘Është një domosdoshmëri dhe një simbolikë e fuqishme për të dënuar krimet e të kaluarës. Për t’u siguruar që historia të mos përsëritet dhe arritjen e paqes sociale duhet që bashkëpunëtorët e sistemit të mëparshëm të mos të kenë mundësi të jenë pjesë e vendimmarrjes i çfarëdo niveli qoftë ai.- u shpreh Klotilda Bushka.

Kjo lëvizje e shumicës qeverisëse vjen pasi Autoriteti i Dosjeve i raportoi Kuvendit se pas sinjaleve në e-mail nga një qytetar që kishte tentuar të arratisej nga vendi pak para viteve ’90 kishte faktuar se ish-presidenti Ilir Meta ishte bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të shtetit, pra kishte spiunuar te Sigurimi planin e arratisë së shokut të tij, pretendim që vetë Meta, tashmë kreu i Partisë së Lirisë, e ka mohuar.

Por nuk vonoi dhe grupi parlamentar i partisë Demokratike përfaqësuar nga Enkeleid Alibeaj, depozitoi një tjetër projektligj në Kuvend, përmes së cilit kërkon të bëhen publike dhe të aksesueshme nga të gjithë dokumentet e ish-sigurimit të shtetit, dhe jo vetëm nga të prekurit. Kështu, nëse ky projektligj do të miratohej, Partia Demokratike nuk kishte përse t’i kërkonte Autoritetit të Dosjeve të publikonte dosjen e pretenduar për Ilir Metën bashkëpunëtor i ish-sigurimit të shtetit.

“Ky projektligj është në harmoni me ligjin nr. 8457, datë 11.02.1999 “Për Informacionin e Klasifikuar “Sekret Shtetëror””, i ndryshuar, vecanërisht nenin 13, paragrafi i kartërt, i cili përcakton se “Në raste të vecanta, informacioni i klasifikuar, mund të deklasifikohet kur publikimi i tij diktohet nga interesa shtetërorë më të rëndësishme se nevoja për ta mbajtur atë të klasifikuar”, thuhet në relacionin e PD.

“Në ato dokumente gjenden të dhëna dhe foto për fatin e mijëra shqiptarëve të pushkaktuar, të gjymtuar, të torturuar, të dënuar dhe internuar në burgjet dhe kampet e regjimit komunist. Zbardhja e atyre dokumenteve do t’iu shërbejë këtyre personave, por edhe familjeve të tyre për të mësuar të vërtetën e dhimbshme të asaj që ishte jeta e tyre për 45 vite”.- tha Kreshnik Çollaku, deputet i PD.

Në kërkesën për t’i hapur rrugë deklasifikimit të plotë të të gjitha dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë për periudhën 29 nëntor 1944 deri në 2 korrik 1991, demokratët përjashtojnë ato dosje që cënojnë sigurinë kombëtare apo që prekin marrëdhëniet ndërmjet shteteve, për të cilat grupi i PD-së thekson se duhet të trajtohen në përputhje me kuadrin ligjor ekzistues.

Konkretisht, Partia Demokratike kërkon të bëjë një shtesë në ligjin “Për Informacionin e Klasifikuar “Sekret Shtetëror”, me përmbajtjen:Përjashtimisht, konsiderohen të deklasifikuara dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, për periudhën 29 nëntor 1944 deri në ditën e krijimit të Shërbimit Informativ Kombëtar, 2 korrik 1991, të cilat disponohen nga të gjitha arkivat e rrjetit arkivor të Republikës së Shqipërisë. Nga zbatimi i kësaj dispozite, përjashtohen dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit që lidhen me marrëdhëniet ndërmjet shteteve dhe sigurinë kombëtare.

Autoriteti i Dosjeve i kërkoi Kuvendit të Shqipërisë që të verifikohen politikanët që dolën në të pastër në Komisionet në vitet '90, me qëllim që situata të tilla të mos përsëriten më. Në shkresën dërguar parlamentit, Autoriteti shpjegon se rasti i fundit i zotit Meta, por dhe të tjera të ngjashme, për figura po ashtu të rëndësishme, e shtynë atë, që për të disatën herë, t’i kërkojë ligjvënësve disa ndryshime ligjore, për të hequr pengesën që kush ka certifikatë pastërtie nga komisionet e mëparshme, të mund të verifikohet sërish, si dhe përfshirjen e parashikimit ligjor që për të zgjedhurit të bëhet i detyrueshëm verifikimi për lidhjet me ish Sigurimin që në momentin që ata kandidojnë, dhe atyre t’u ndalohet pjesëmarrja në garë nëse rezultojnë të kenë bashkëpunuar me strukturat e diktaturës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:56
Projektligji për të bërë publike dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, Alibeaj: Qytetarët shqiptarë kanë të drejtë të mësojnë të vërtetën e diktaturës

1659023336_Sequence03.00300015.Still035.jpg

Enkelejd Alibeaj ka reaguar për projektligjin që ka depozituar në Kuvend, përmes së cilit kërkon të bëhen publike dhe të aksesueshme nga të gjithë dokumentet e ish-sigurimit të shtetit, dhe jo vetëm nga të prekurit.  Në një postim në Facebook thotë se qytetarët shqiptarë kanë të drejtë të mësojnë të vërtetën e asaj që ishte diktatura më e egër dhe më çnjerëzore.

Alibeaj shtoi se zbardhja e dokumenteve do t’i shërbejë të gjithë atyre që janë torturuar në kampet e regjimit komunist për të mësuar të vërtetën e dhimbshme të asaj që ishte jeta e tyre për 45 vite.

“31 vite pas rënies së regjimit komunist, qytetarët shqiptarë kanë të drejtë të mësojnë të vërtetën e asaj që ishte diktatura më e egër dhe më çnjerëzorë, jo vetëm në historinë e Shqipërisë, por edhe të Evropës e më gjerë. Zbardhja e plotë e së vërtetës lidhur me atë që ishte dhe përfaqësonte regjimi komunist nuk mund të kuptohet pa zbardhur atë pjesë të historisë që ishte ana më e errët e saj, pikërisht Sigurimi i Shtetit.

Në ato dokumente gjenden të dhëna dhe foto për fatin e mijëra shqiptarëve të pushkatuar, të gjymtuar, të torturuar, të dënuar dhe internuar në burgjet dhe kampet e regjimit komunist. Zbardhja e atyre dokumenteve do t’iu shërbejë këtyre personave, por edhe familjeve të tyre për të mësuar të vërtetën e dhimbshme të asaj që ishte jeta e tyre për 45 vite. Një popull që harron historinë e tij, është i dënuar ta përsërisë atë” – shkroi Alibeaj.

1659103512_fokumenta.jpg

Ora 14:17
Çollaku: Të deklasifikohen të gjitha dosjet e Sigurimit në periudhën 1944-1991

Deputeti i Partisë Demokratike Kreshnik Çolllaku në një deklaratë për mediat thotë se janë të vendosur për transparencë të plotë të dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit. Pas PS-së, Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar sot në Kuvend një projektligj për deklasifikimin e të gjitha dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit në periudhën 1944–1991.

‘Ashtu sic është bërë me dije, një grup deputetësh dhe ekspertësh të Partisë Demokratike kanë punuar me përkushtim gjatë kësaj kohe për përgatitjen e një pakete ligjore që synon dekomunistizimin e plotë të vendit dhe ndarjen një herë e mirë nga e kaluara komuniste. Në këtë kuadër, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar një nismë ligjore për shpalljen muze kombëtar të Kampit të Punës së Detyruar të të Burgosurve në Spac dhe Kampin e Internimit Tela me Gjemba Tepelenë. Ndërsa, sot kemi depozituar një projektligj që sanksionon deklasifikimin e plotë dhe hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit për periudhën 1944–1991.

31 vite pas rënies së regjimit komunist, qytetarët shqiptarë kanë të drejtë të mësojnë të vërtetën e asaj që ishte diktatura më e egër dhe më cnjerëzore, jo vetëm në historinë e Shqipërisë, por edhe të Evropës e më gjërë. Zbardhja e plotë e së vërtetës lidhur me atë që ishte dhe përfaqësonte regjimi komunist nuk mund të kuptohet pa zbardhur atë pjesë të historisë që ishte ana më e errët e saj, pikërisht Sigurimi i Shtetit. Kjo strukturë përfaqësonte frikësimin, dhunën dhe terrorin që shteti diktatorial kërkonte të depërtonte në mendjen e cdo qytetari shqiptar, për të parandaluar cdo lloj përpjekje kundërshtie apo revolte.

Jo vetëm kaq, por në ato dokumente gjenden të dhëna dhe foto për fatin e mijëra shqiptarëve të pushkaktuar, të gjymtuar, të torturuar, të dënuar dhe internuar në burgjet dhe kampet e regjimit komunist. Zbardhja e atyre dokumenteve do t’iu shërbejë këtyre personave, por edhe familjeve të tyre për të mësuar të vërtetën e dhimbshme të asaj që ishte jeta e tyre për 45 vite. Në këtë kuptim, ky projektligj realizon një të drejtë thelbësore për këta individë, që është e drejta për të mësuar të vërtetën e jetës dhe familjes së tyre deri në fund. Por, mbi të gjitha ky projektligj realizon edhe një qëllim tjetër parësor për të gjithë qytetarët shqiptarë, që janë në të drejtën e tyre legjitime për të njohur e kuptuar historinë e afërt të paraardhësve, familjeve, të afërmve, miqve dhe vendit të tyre.

Një popull që harron historinë e tij, është i dënuar ta përsërisë atë, thotë filozofi spanjoll George Santayna. Zbardhja e këtyre dokumenteve do t’i shërbejë edhe kujtesës historike të popullit shqiptar, në mënyrë që struktura dhe ngjarje të tilla të mos përsëriten kurrë më në të ardhmen. Historia 31-vjecare postkomuniste ka provuar se shqiptarët nuk janë hakmarrës, nuk kërkojnë shpagim, nuk urrejnë, por kërkojnë me ngulm të dinë të vërtetën tërësore të asaj që kaluan në Shqipërinë burg të viteve 1944 – 1991. Është detyrimi ynë si ligjvënës të Shqipërisë postkomuniste, që të ndërtojmë mekanizmat ligjorë të nevojshëm, për të realizuar këtë të drejtë kaq bazike, gjithëaq thelbësore, për ata që ne përfaqësojmë në Kuvendin e Shqipërisë. Kjo mund të bëhet vetëm nëpërmjet këtij projektligji, duke i hapur rrugë deklasifikimit të plotë të të gjitha dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë për periudhën 29 nëntor 1944 deri në 2 korrik 1991.  

Prandaj, ne, një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, forcës politike që lindi më 8 dhjetor 1990, pikërisht si nevojë jetike për t’i dhënë fund regjimit komunist, kanë paraqitur këtë nismë ligjore, me qëllim që cdo qytetari t’i jepet e drejta dhe mundësia për të njohur historinë e regjimit komunist, deri në skutat më të errëta të saj, që mishëron më së miri nga ish-Sigurimi i Shtetit. Ky projektligj është në harmoni të plotë me ligjin nr. 45/2015 “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit”, dhe synon një zgjerim thelbësor të tij, në mënyrë që e drejta për t’u informuar të mos kufizohet vetëm tek të prekurit, por edhe cdo qytetar tjetër i interesuar. Po ashtu, ky projektligj është në harmoni me ligjin nr. 8457, datë 11.02.1999 “Për Informacionin e Klasifikuar “Sekret Shtetëror””, i ndryshuar, vecanërisht nenin 13, paragrafi i kartërt, i cili përcakton se “Në raste të vecanta, informacioni i klasifikuar, mund të deklasifikohet kur publikimi i tij diktohet nga interesa shtetërorë më të rëndësishme se nevoja për ta mbajtur atë të klasifikuar.”

Për Partinë Demokratike, kjo nuk ka qenë dhe nuk është një cështje emrash, por parimesh dhe standardesh. Ne jemi të vendosur për transparencë të plotë të dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, dhe krahas dy nismave të depozituara, Partia Demokratike ka gati projektligjin për dekomunistizimin e simbolikave të diktaturës komuniste, ndërsa rrethanat diktojnë domosdoshmërinë e një nismë gjithëpërfshirë për pastrimin e plotë të administratës shtetërore dhe funksioneve të larta publike nga cdo person i lidhur me Sigurimin e Shtetit dhe nomenklaturën komuniste. Dekomunistizimi i shoqërisë shqiptare është një vlerë themelore e Partisë Demokratike, e sanksionuar në nenin 2 të Statutit të saj. Prandaj, është detyrimi dhe vokacioni ynë – por, edhe nevojë urgjente e shoqërisë shqiptare – të bëjmë gjithcka mundemi për realizimin e këtij misioni.’- tha Çollaku.

(Kliko ketu per te lexuar dokumentin e plote)
M.Q./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hamdiu ishes: 29/07/2022 23:19

    Te hapen dosjet te gjitha te shikojmë kush ka qen kokrra mutit e kush kokrra kakes ama me korrupsionin mos u merrni se ska interes publik. Vazhdoni ju rripni dhe nxirrni ndonjë spiun te kete te merret populli

    Përgjigju
  • Tangul Raqi: 29/07/2022 20:30

    O Shqiptar shikoni si luajn çel e mbyll Iliri Saliu e Edi. Po ça rëndësie ka që kaqen Meta spiun tani duhet tju meren miljonat e vjedhura nga kta hajdut e ti jepen popullit. Tju shtohet roga që mos të hiki njeri. Të regullohet shëndetsia të regullohet policia pra me një fjal sja vlen më Ilir Meta e vërteta që është hajdut e din të gjith. Po merini gjën e vjedhur e flakeni në rug se ky është dënimi më i mir për kto vampir.

    Përgjigju
  • Riku: 29/07/2022 19:26

    Imagjino sikur te fokusohej debati publik te rrogat te sherbimet shendetesore te mbajtja e premtimeve... aq sa fokusohet debati te berisha e te meta... do ishte cdo ishte

    Përgjigju
  • Naku: 29/07/2022 19:00

    Po ti hapin dosjet. Ligji eshte njelloj per te gjithe.

    Përgjigju
  • Free: 29/07/2022 18:08

    Qe ne 90 dosjet e kokave jane pastruar dhe me vond dhe te tjeret. Kjo perpjekje esht per ti vulosur si te kulluar.

    Përgjigju
  • Dajua: 29/07/2022 16:11

    Ore ai vendimi i qeverise per policet qe nxorret lajm sensacion dje çu be?

    Përgjigju
  • A. N.: 29/07/2022 14:29

    U kujtuan heret, pasi i lane te lirshem qe te kullosin per 31 vjet.

    Përgjigju
  • Emigrant: 29/07/2022 14:02

    Femijet e ish moneklatures se kuqe po luftojn femijet e ish komunistave si spiuna te sigurimit Po qysh i luftojn duke nxit femijet e spiunave te sherbimeve te huaja qe donin te rrezinin enverin Tani ti ndajm kush ka sjell me dem shqiperis ata qe sherbyen ppsh dhe enverit apo ata spiunat e cias apo Udb apo ata qe i sherbyen greqis per shkaterrimin e shtetit shqiptar

    Përgjigju
  • Nasi: 29/07/2022 13:22

    Keshtu operon mafia politike. Dje, gjeten armikun, sot i bene gjyqin dhe neser bejne gati ligjet si ta denojne. Dallimi me ineciatoret eshte se ishte me "urgjente" dhe e "kopsiten" ne nje dite. Dy kane fatkeqesite me te renda sot, e para mafia neokoministe e udhehequr nga Enveri v.2 Rama, dhe se dyti, nje opozite inekzistente me ne ish antarin e PPSH hajdutin Berisha.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës