6 marsi, Meta: Unë nuk garoj me askënd para 24 korrikut! Kë ka marrë malli të ballafaqohet me mua do e ketë mundësinë! Vargjet e mia patriotike shqetësuan çunat e Ballkanit të Hapur

TIRANË- Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama se Ilir Meta do të angazhohet në zgjedhjet e 6 marsit, presidenti nuk e ka kursyer një përgjigje. Ai ka deklaruar se deri në 24 korrik kur i përfundon mandati, ai do të jetë president, e ndërsa akuza të tilla nga Rama i quajtur si kurthe diletantësh. Megjithatë, pati edhe një paralajmërim për kundërshtarët politik.

"Kurthe diletantësh dhe koha e Teatrit të Kukullave ka përfunduar në 25 prill. Presidenti nuk ka marrë dhe as nuk ka ndërmend të marrë pjesë në gara politike deri në 24 prill, por kemi bërë një premtim që pas kësaj date do të bashkëveprojmë me popullin e 2 marsit dhe ata që i ka marrë malli të ballafaqohen me Ilir Metën do e kenë këtë mundësi shumë shpejt", tha Meta.

Për kreun e shtetit, nuk është nevojshme angazhimi i tij pasi në ndryshim nga 25 prilli, tashmë vendi ka një opozitë në Kuvend.

“Vendi deri në 25 prill nuk kishte opozitë, tani sidoqoftë kemi disa deputetë të angazhuar për të përmbushur misionin e opozitarizmit në vend", tha presidenti. 

Meta nuk ka lënë pa komentuar edhe videon e tij teksa recitonte "Lumja ti moj Korçë lule", sipas së cilit thotë se me vargjet e tij patriotike ka "shqetësuar çunat e Ballkanit të Hapur", nismë të cilën ai e ka sulmuar si përçarëse e që nuk përfaqëson interesat e shqiptarëve.

"Unë e kuptoj që çunat e shoqatës së Ballkanit të Hapur janë të shqetësuar nga përmbajtja e vargjeve që unë recitova, që i dedikohen një akti patriotik të jashtëzakonshëm sikurse është hapja e shkollës së parë shqipe në Korçë. Ata janë të lirë të vazhdojnë me poezitë e Ballkanit të Hapur si “Ina Ina” etj, unë nuk jam kaq kozmopolit, jam pak i edukuar me dashurinë për atdheun, me dashurinë për më të mirën e trevave tona”, deklaroi Meta.

 “Lumja ti moj Korçë lule,

që le pas shoqet e tua

Si trimi në ballë u sule,

ta paçim përjetë hua”, vargjet e recituara nga Meta disa ditë më parë në Korçë.

Këto deklarata Meta i bëri nga shtatorja e Ismail Qemalit, ku kreu homazhe pasi sot shënohen 103 vite nga vdekja e tij.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gripi: 24/01/2022 19:37

    Legen qe i eshte qepur si kerpushe ketij populli. Nuk ka nevoje ta arestojne, mjafton shkarkimi dhe sekuestrimi i pasurise qe ka ky dhe biznesmenet qe dihet kush jane.

    Përgjigju
  • Like: 24/01/2022 15:38

    Po ky eshte k.oqe kandari kush e merr kete injorante ne interviste

    Përgjigju
    • O tej: 24/01/2022 18:58

      Eshte komplet k*qe.

  • Cubi: 24/01/2022 14:40

    Vazhdon legeni tall bythen se a thua se ja kan shum nevojen.... Ka gjetur shesh e ben pershesh. Po edhe sikur te vazhdosh deri me 24 shtator ti do mbahesh mend si presidenti me legen dhe me funderrin. Une sjam politikan dhe keshtu kurr mos qofsha,por po ta kishe nje fije moral duhet ta kishe len qysh me dt.26 prill. Por kuptohet legenit si ben pershtypje asgje.???????????????????? .nje duartokitje per te gjith legenat e ketij kalibri te 30 vjeteve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD-së/ Lirohet qarkullimi i automjeteve tek sheshi Uilson

Protesta e PD-së/ Lirohet qarkullimi i automjeteve tek sheshi Uilson