Meta dekreton paktin e 5 Qershorit: Ndryshimi i Kushtetutës për listat asgjësoi shtetin

TIRANE-Presidenti Ilir Meta dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor që u reflektuan nga pakti i 5 Qershorit mes shumicës, opozitës brenda dhe jashtë parlamentit. Presidenca njofton se Kuvendi i ka çuar ditën e djeshme ndryshimet e miratuara, të cilat kreu i shtetit i dekretoi menjëherë sikur kishte paralajmëruar.

Megjithatë përplasja lidhet me votimin e ndryshimeve kushtetuese që u miratuan dje për hapjen e listave, të cilat Ilir Meta, ashtu si opozita jashtë parlamentit i kundërshton.

"Kuvendi i Shqipërisë përmes shkresës Nr.1961 Prot, datë 30.07.2020, ka përcjellë pranë Institucionit të Presidentit të Republikës për dekretim dhe shpallje, ndër të tjera edhe Ligjin nr. 101/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”.

Presidenti i Republikës SH.T.Z. Ilir Meta, ashtu siç kishte garantuar, ditën e sotme pa asnjë vonesë ka dekretuar me shpallje Ligjin nr. 101/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”.

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë i vetmi produkt i marrëveshjes konsensuale të 14 Janarit dhe të 5 Qershorit të dakordësuara në Këshillin Politik, që mundëson vijimin e sigurtë të rrugëtimit europian të Shqipërisë dhe që kishin konsensusin dhe gjithëpërfshirjen e të gjithë aktorëve politikë në vend.

Presidenti Meta, rithekson edhe një herë se, dialogu politik, gjithëpërfshirës, transparent dhe i sinqertë ndërmjet forcave politike për të gjitha çështjet që prekin zgjedhjet është e vetmja rrugë që e afron Shqipërinë me Bashkimin Europian dhe e bën Reformën Zgjedhore në përputhje me standardet e OSBE/ODIHR, siç ka kërkuar Këshilli Europian në 15 kushtet e vendosura për hapjen e negociatave.

Për muaj me rradhë Presidenti i Republikës ka përsëritur thirrjen që, çdo ndryshim në lidhje me ligje të rëndësishme, duhet të bëhen vetëm përmes konsensusit unanim të Këshillit Politik.

Presidenti Meta, gjen rastin të falenderojë të gjitha ato forca politike që me angazhimin e tyre të sinqertë dhe vullnetin e treguar në Këshillin Politik, mundësuan arritjen e këtij rezultati në 5 qershor që u kodifikua nga Parlamenti i Shqipërisë në datën 23 korrik përmes ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, të cilat dekretohen sot.

Presidenti Meta do të jetë si gjithmonë në krye të detyrës në mbrojtje të Kushtetutës, të të drejtave të patjetërsueshme, lirive dhe vullnetit të qytetarëve për të marrë në dorë fatet e tyre përballë çdo akti të ndryshimeve të njëanshme, të dhunshme dhe me urgjencë të pajustifikueshme, si ai i Kushtetutës, që asgjesojnë shtetin e së drejtës, demokracinë dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë" shkruan zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi. 

Marrëveshja politike e arritur në datë 5 qershor në Këshillin Politik në datë 23 korrik u miratua në Kuvend me 99 vota pro, 6 kundër dhe 4 abstenim. Marrëveshja donte vetën 84 vota, por PS-ja firmosi marrëveshjen me opozitën parlamentare për qenë gjithëpërfshirëse. 

Ja çfarë parashikon marrëveshja e 5 Qershorit
1. Identifikimi elektronik. Palët zotohen të mbështesin implementimin e identifikimit elektronik të 100% të votuesve në zgjedhjet e ardhshme, nëse është teknikisht i arritshëm. Kjo mundësi do të përcaktohet nga ekspertiza ndërkombëtare e mbështetur nga KQZ. Qeveria e Shqipërisë garanton fondet në kohë për zbatimin, aq sa është i mundshëm.

2.KQZ do të ketë një zv. komisioner që do të drejtojë përcaktimin e mundësisë për identifikimin biometrik të votuesve. Zv. komisioneri do të ketë përgjegjësi të përbashkët e të barabartë me kryetarin për zgjedhjen, monitorimin dhe zbatimin e identifikimit biometrik të votuesve. Zëvendësi do të monitorojë, mbikëqyrë rekrutimin e trajnimin e komisionerëve, i ndihmuar nga një ekspert ndërkombëtar. Një tjetër ekspert ndërkombëtar do të mbështesë KQZ në trajnimin për procedurën.

3.Struktura e KQZ do të përbëhet nga pesë anëtarët e rregullt, apeli nga pesë anëtarë, një zyrtar ekzekutiv dhe një zv. ekzekutiv. Anëtarët do të pranohen sipas raportit maxhorancë-minorancë në trupat e rregullt dhe ato të apelit. Komisioneri shtetëror do të zgjidhet me anë të konsultimeve.

4.Grupet e numërimit: Dy grupe zyrtarësh jo-politikë, një prej të cilëve numëron dhe tjetri asiston dhe ndërrojnë rolet me çdo kuti votimi. Anëtarët e tjerë do të jenë ose dy monitorues një nga pushteti e një nga opozita , ose një monitorues nga secila prej katër partive kryesore parlamentare nga zgjedhjet e 2017.

5.Qendrat e votimit: Dy anëtarë të komisionit me të drejta të kufizuara për monitorim dhe kontestim te drejte nga pushteti dhe opozita, dhe tre te emëruar me lotari nga KQZ, e cila do të veprojë si kryetare në marrjen e vendimeve. Dy të tjerë do të shërbejnë si asistente, pa të drejtë vote.

6.ZEZ do të jetë strukturë e njëjtë si qendra e votimit

7.Kolegji elektoral do të zgjidhet nga gjykatësit që kanë kaluar procesin e vetingut.

8.Procesi i Apelit: Kolegji Elektoral që dëgjon apelimet mbetet i pandryshuar (degjon apelimet që nuk nisin në Gjykatën Kushtetuese)

9.Depolitizimi: Nuk do të ketë ndryshime në adminsitratën elektorale për zgjedhjet e ardhshme (parlamentare e lokale) Punonjësit e sektorit publik mund të jenë pjesë e adminsitratës elektorale të zgjedhjeve duke nisur nga zgjedhjet e pritura. Reforma në vijim e adminsitratës në Shqipëri do të përforcojë fokusimin e saj në depolitizimin e shërbimit publik.

10. Masa shtesë: Këshilli Politik do të vazhdojë të diskutojë me mirëbesim për të arritur zgjhdhje të pranueshme dhe rekomandimet e ODIHR në lidhje me: blerjen e votës, presionin ndaj voruesve dhe adminsitratës, keqpërdorimin e adminsitratës, bashkëpunimin me grupet kriminale, lirinë apo fshehtësinë e votës  apo manipulimin e rezultateve.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fshatari cepanit: 01/08/2020 03:43

    Sa per shtetin e keni asgjesuar ti me burrin tend mona dhe tre fytyre katroret qe keni bere qe mbajne cante 6000 euro me floririn e parate vjedhura nga gjaku dhe djersa e shqiptareve o i pafytyre,qe del e flet ne emer te popullit qe te s'te shikon dot me sy.

    Përgjigju
  • usa: 31/07/2020 17:52

    Per kojke-loqen mender Presidentin e emeruar nga Edi, Like Kokekatrori buri i baxhelles Parlamenti ka dy ngjyra i Bardhe e legjitim qe votj 5 qershorin dhe i Zi i mbushur me kriminele dhe jo legjitim qe votoj 30 korrikun. Pune koqesh, sa ha mut kot.

    Përgjigju
  • redi: 31/07/2020 16:48

    Listat e hapura jane baza e zgjedhheve demokratike ,ku sovrani jep voten per kandidatin qe do

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 31/07/2020 16:45

    Ky Palopresident te imponon qe Sh.T.Z. ta lexosh Shimpazeja Tij..... Po çte duhet politika o babalika. Je bere per te te vjell nga lart e poshte o pshatar skrapari.

    Përgjigju
  • 5 qershori: 31/07/2020 15:37

    Bravo president meta ka punuar edhe sot ne diten e hashures

    Përgjigju
  • pordha e madhe: 31/07/2020 15:32

    ja ke fut kot e meta nuk duhej me e dekretu sic ke be per te tjerat, te shohim cdo te besh per ate te 30 korrikut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Kosovë/ Deputeti i LDK-së: Kurti ka blerë 582 milionë € energji në bashkëpunim me kompani serbe! Në dialogun me Serbinë sillet si ‘one man show'

Zgjedhjet në Kosovë/ Deputeti i LDK-së: Kurti ka blerë 582 milionë € energji në bashkëpunim me kompani serbe! Në dialogun me Serbinë sillet si ‘one man show'