Meta: Duhet bërë më shumë
për arsimimin e fëmijëve Down

Meta: Duhet bërë më shumë<br />për arsimimin e fëmijëve Down
Me rastin e Ditës Botërore të Sindromës Down, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta mori pjesë sot në aktivitetin e organizuar nga “Fondacioni Down Syndrome Albania”.
Kryeparlamentari tha se duhet bërë më shumë për arsimimin e fëmijëve më sindromën Down.

“Më e rëndësishme është ideja për përmirësimin e vazhdueshëm dhe mbështetjen e formimit arsimor e profesional për ta. Duhet afruar shumë më shumë akses për studimet e tyre. Duhet bërë gjithçka për të zhvilluar potencialin e tyre që do të mund t’i çonte drejt një jete të pavarur dhe të përfshirë në shoqëri”, theksoi Meta.

“Një nga treguesit më domethënës që dëshmon sesa demokratike, njerëzore dhe sociale është një shoqëri, është mënyra dhe standardet e sjelljes, reagimit, mbështetjes dhe përkrahjes e shtresave më në nevojë të saj. Fëmijët, por dhe më të rriturit më sindromën Down janë një nga këto kategori”, tha ai.

meta me femijet Down

meta me femijet Down

meta me femijet Down

meta me femijet Down
 Foto të tjera..

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën