Meta: Hapja graduale e kufijve dhe lehtësimi i masave do t’i japin frymëmarrje ekonomisë

Meta: Hapja graduale e kufijve dhe lehtësimi i masave do t’i japin frymëmarrje ekonomisë

TIRANE-Presidenti Ilir Meta zhvilloi sot një takim me ambasadorët e Greqisë, Kosovës, Kroacisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Sllovenisë për të shkëmbyer informacione dhe mendime në lidhje me situatën e pandemisë COVID-19 në secilin vend.

Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të Presidencës, u vlerësua se masat e ndërmarra nga vendet treguan efikasitet dhe së bashku duhet tashmë të koordinojmë veprimet për të hyrë në një fazë të re të zbutjes të masave kufizuese.

"Një hapje graduale dhe e kujdesshme e kufijve, si dhe lehtësimi i masave shtrënguese do t’i jepnin frymëmarrje dhe impuls ekonomisë në përgjithësi dhe turizmit në veçanti, si një degë e rëndësishme e ekonomisë së vendeve tona" thuhet në njoftimin e Presidencës.

U vlerësua gjithashtu edhe mbështetja reciproke në këtë periudhë pandemie, si dhe u shpreh mirënjohja për solidaritetin dhe asistencën e Bashkimit Europian për të gjitha vendet tona për të përballuar situatën e krijuar nga pandemia COVID-19.

Presidenti Meta theksoi se pandemia dhe tërmeti që goditi vendin tonë nëntorin e kaluar treguan sa të rëndësishme janë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. “Fqinjët na u gjendën të parët pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit”, – theksoi Kreu i Shtetit.

Ne duhet të punojmë vazhdimisht, vijoi ai, për të forcuar më tej bashkëpunimin tonë në të gjitha fushat, duke iu referuar veçanërisht bashkëpunimit në fushat e emergjencave civile.

Presidenti Meta theksoi se, pavarësisht pandemisë COVID-19, Shqipëria do të mbetet e fokusuar në plotësimin në kohë të të gjithë kushteve që Këshilli ka përcaktuar për vendin tonë për Konferencën e Parë Ndërqeveritare, për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 08/05/2020 18:17

    Kufijte me jorgjete të mbeten të mbyllur pergjithmobë! Mjaft i shkelen shqiptaret me këmbë , mjaft! Mjaft se u tjetersuan femijet e tyre nga dhuna dhe raprezalja e jorgjerise, mjaft!

    Përgjigju
    • Kafsha 2: 08/05/2020 19:38

      Me lot hahahahahaha!! Sa fiksim paske me jorgjite o kafsha.

  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?



×

Lajmi i fundit

26 mln lekë të vjetra gjobë bujkut se ndërtoi ministallën e tre lopëve pa leje! Braçe i indinjuar denoncon rastin: A jeni në terezi?

26 mln lekë të vjetra gjobë bujkut se ndërtoi ministallën e tre lopëve pa leje! Braçe i indinjuar denoncon rastin: A jeni në terezi?