“Mbani Saliun mbret por zgjidhni një shërbëtor si Hasani për bashkinë tuaj”- kshu u shpreh kryeministri Rama gjatë një takimi me banorët e Kukësit ku së bashku me kreun e Lsi Meta kërkuan mbështetje për  kandidatin e ASHE për këtë bashki Hasan Halili.
 
Lideri I LSI-së Ilir Meta pohoi se harresa e Kukësit nga qveria i përket së shkuarës, ndërsa edhe një herë përsëriti ftesën për deputetin demokrat Flamur Noka të mbështesë Hasan Halilin në kuadër të zhvillimit të Kukësit.

“Ne jemi këtu për të çrrënjosur njëhërë e mirë varfërinë nga Kukësi.Nuk i ndajmë kuksianërt sipas partive,Alternativa  e djathtë është alternativa shpif e shaj
Te votojmë Hasan Halilin për Kuksin dhe zhvillimin e tij.Ftoj Nokën të bashkëpunojë dhe ti lëmë sherret në parlament”
- u shpreh kreu i LSI
                       
Ndërkohë kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij teksa kërkoi votat për kandidatin e Aleancës për shqipërinë Evropiane në këtë njësi vendore u pohoi kuksianëve së Partia demokratike në 8 vite e la këtë zonë në mëshirë të fatit. Prandaj tha ai “Nëse doni një njeri që ti shërbejë zhvillimit zgjidhni zgjidhni shërbëtor Hasanin,por Saliun mbajeni si mbret ska gjë.”- u shpreh Rama

Rama theksoi se në Kukës do të realizojë tre kërkesa kryesore që janë bërë që në kohën ë qeverisjes së PD,veçanërisht uji i pijshëm i cili nuk është më problem për kuksianët,rruga e Shishtavecit që është drejt përfundimit dhe një treg për patatet”
 
Të djelën në këtë shesh do të ngrihet kantieri i parë i Rilindjes.Projekt i përbashkët me Fondin e Zhvillimit të rajoneve do të marrë jetë duke e kthyer këtë në një hapsirë të kujtesës historike.Rruga e Shistavecit është drejt përfundimit.


 “Ne jemi këtu për ttë crrënjosur njëhërë e mirë varfërinë nga Kukësi
Nuk i ndajmë kuksianërt sipas partive,Alternativa  e djathtë është alternativa shpif e shaj
Te votojmë Hasan Halilin për Kuksin dhe zhvillimin e tij.Ftoj Nokën  të bashkëpunojë dhe ti lëmë sherret në parlament”- u shpreh kreu i LSI
                       

Ndërkohë kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij teksa kërkoi votat për kandidatin e Aleancës për shqipërinë Evropiane në këtë njësi vendore u pohoi kuksianëve së Partia demokratike në 8 vite e la këtë zonë në mëshirë të fatit. Prandaj tha ai “Nëse doni një njeri që ti shërbejë zhvillimit zgjidhni zgjidhni shërbëtor Hasanin,por Saliun mbajeni si mbret ska gjë.”- u shpreh Rama
Ndërkohë Rama theksoi se në Kukës do të realizojë tre kërkesa kryesore që janë bërë që në kohën ë qeverisjes së PD,veçanërisht uji i pijshëm i cili nuk është më problem për kuksianët,rruga e Shishtavecit që është drejt përfundimit dhe një treg për patatet”
 
Të djelën në këtë shesh do të ngrihet kantieri i parë i Rilindjes
Projekt i përbashkët me Fondin e Zhvillimit të rajoneve do të marrë jetë duke e kthyer këtë në një hapsirë të kujresës historike.Rruga e Shistavecit është drejt përfundimit.

Meta në Has: Suksesin e zgjedhjeve e bazojmë tek vullneti i qytetarëve.
 
Më herët dy aleatët e mëdhenj të kualicionit ishin në qytetine Hasit ku kërkuan mbështetj për kandidaturën e Adem Lalës.
Lideri I Partisë Socialistë Edi Rama dhe ai i Lëvizjes Socialiste për integrim Ilir Meta theksuan se vota për kandidatin e Aleancës për Shqipërinë Evropiane përkthet në shërbim dhe investime, ndërsa vota për kandidatine Partisë Demokratike i shërben vetëm luftës së SHQUPIT.
 
 Duke folur para qytetarëve në këtë takim, Lideri i LSI-së tha se Hasi do të jetë i begatë pasi i ka të gjitha mundësitë falë projekteve të cilat jo vetëm e bashkojnë me Kukësin dhe me Tropojën, por edhe me Gjakovën dhe me Kosovën.  Meta premtoi se Hasi do të kthehet në një qendër të zhvilluar, ku të rinjtë e Hasit ta shohin qytetin si vendin ku do të realizojnë ëndrrat e tyre.

meta kukes

“Të mos quhet më Hasi i thatë por të quhet Hasi i begatë pasi i ka të gjitha mundësitë falë projekteve të cilat jo vetëm e bashkojnë me Kukësin dhe me Tropojën, por edhe me Gjakovën dhe me Kosovën. Ndaj le ta kthejmë Hasin në një qendër të zhvilluar, në një qendër ku të rinjtë e Hasit të mos jenë krenarë vetëm për Hasin si vendlindjen e tyre, por ta shohin Hasin si vendin ku do të realizojnë ëndrrat e tyre. Zgjedhjet e 21 qershorit janë për të zgjidhur problemet e komunitetit tuaj, nuk janë zgjedhje politike, prandaj ju që doni shërbime më të mira, ju që doni të përmirësoni jetën tuaj të përditshme, kushtet e shkollës të jetës, të argëtimit, të fëmijëve tuaj duhet të votoni në drejtimin e duhur për njeriun e duhur për Adem Lalën”, - u shpreh Meta
 
Edi Rama tha se mbështetja për kandidatin e ASHE do të thotë një zgjedhje e duhur në drejtimin e duhur dhe se shqetësimi i kandidatëve të së majtës janë që çështje që kanë të bëjnë me komunitetin, shërbimet, punësimi dhe problemet që çdo familje ka në komunitet.

rama ne kukes

“Ne jemi këtu për t’i dhënë një mesazh të përbashkët të gjithë banorëve dhe familjeve që jetojnë në bashkinë e re të Hasit. Një mesazh të përbashkët në emër të dy partive por që janë një forcë e vetme, udhëheqëse, e Aleancës për Shqipërinë Europiane se mbështetja juaj për kandidatin tonë të përbashkët, kandidati i një koalicioni të madh, të Aleancës për Shqipërinë Europiane, do të thotë një zgjedhje e duhur në drejtimin e duhur. Nuk ka qenë asnjëherë me sa unë mbaj mend se sa në 21 qershor, midis kandidatëve të Aleancës për Shqipërinë Europiane që adresojnë çështjet e komunitetit, flasin për shërbimet, për punësimin, flasin për mënyrën se si do trajtojnë hallet dhe problemet që çdo familje ka në komunitet kur del nga dera e shtëpisë, dhe kandidatëve të Partisë Demokratike që falsin vetëm për gjëra që nuk kanë absolutisht asnjë lidhje me 21 qershorin”, tha z. Rama teksa shtoi se alternativa e PD-së nuk i pe zgjidhje problemeve të përditshme që kanë shqiptarët, por është e mbushur me premtime boshe dhe jashtë realitetit të këtyre zgjedhjeve.
“Partia Demokratike flet në këtë fushatë për përralla me të cilat shqiptarët janë ndarë një herë e përgjithmonë në 23 qershorin e 2013, dhe në vend se të thotë se ç’do të bëjë për çerdhet, për kopshtet, për shkollat, çfarë do të bëjë për pastrimin e plehrave, çfarë do të bëjë për ujin e pijshëm, çfarë do të bëj për ujin në kanalet vaditëse, çfarë do të bëj për ata që jetojnë në fshat në këto bashki të mëdha ku ka një ndryshim rrënjësor të mënyrës së organizimit, thonë do t’jua bëjmë dritat qyl po votuat për ne, do t’ju ulim taksat si asnjë vend tjetër të botës po votuat për ne. Po mirë ta zëmë se ju këtu po votoni për këtë kandidatin e PD-së që unë se di fare as se kush është dhe ia jepni votën atij, ju mendoni që në 22 qershor meqë po fiton ai do t’i merrni dritat qyl? Ju mendoni që ai do t’i bëj taksat më të ulëta në botë? – theksoi z. Rama. - Këto janë përralla dhe këto janë shprehje të një dëshpërimi të madhe të një partie që ka humbur drejtimin që vazhdon të ecë në drejtim të paditur. Ndërkohë që ne jemi shumë të qartë. Këto zgjedhje janë zgjedhje për komunitetin. Janë zgjedhje për problemet e komunitetit. Janë zgjedhje për të përcaktuar drejtimin e këtyre bashkive të reja që janë diçka krejt tjetër nga deri sot, sepse sot Hasi nuk është vetëm bashkia e derisotme, por është i tërë rrethi me të gjitha potencialet, me të gjitha mundësitë, me të gjitha problemet që të përfshihet në një bashki të vetme. Dhe ne jemi këtu së bashku me kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe kryetarit të Kuvendit për t’ju thënë shumë thjeshtë, votoni Adem Lalën që të na jepni mundësinë që këtu në bashkinë e re të Hasit ne të kemi një partner, të kemi një njeri me të cilin të punojmë ditë natë, 7 ditë të javës për të realizuar programin që ai ju ka paraqitur, të kemi një njeri që të jetë kryetar bashkie, jo rreshter i SHQUP-it”, deklaroi ndër të tjerash Kryetari i PS-së
,- përfundoi  Edi Rama fjalën e tij para banoëve

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)