Meta i bashkohet tryezës kundër dhunës ndaj grave në Shqipëri: Të bëjmë politika për parandalimin e saj! Qeveria nuk ka prioritet forcimin e familjes

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është bashkuar tryezës kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave në Shqipëri. Në fjalën e tij theksoi se duhen bërë politika që parandalon dhunën si dhe të angazhohen për integrimin e atyre që janë viktima të dhunës. Meta shtoi se shifrat alarmante të dhunës tregojnë se kanë dështuar institucionet publike të kujdesit social.

“Dhuna ndaj grave e vajzave është edhe ndaj familjes e shoqërisë ndaj është e papranueshme dhe duhet ta dënojmë me gjithë forcën tonë e të bëjmë politika për parandalimin e saj. Të rrisim me këtë frymë të distancimit nga dhuna edhe fëmijët, t’i edukojmë në mënyrë demokratike, humane dhe qytetare. Të gjithë burrat si dhe të rinjtë duhet të bëjnë më shumë për të nxjerrë shoqërinë tonë nga plaga e dhunës ndaj grave e vajzave.

Shifra alarmante tregojnë një dështim të institucioneve publike të kujdesit social. Në 10 vitet e qeverisjes aktuale shumë shqiptarë janë larguar si asnjëherë nga vendi. Logjika do donte që shifrat e viktimave të dhunës do zvogëlohej. Përsëri dhuna në familje vijon të rritet. Keqqeverisja, varfëria, pamundësia, padrejtësitë sociale po godasin dhunshëm familjen shqiptare. Dhuna është shtuar se dhe problemet ekonomike- sociale të familjeve shqiptare janë shtuar në mënyrë dramatike”, tha Meta.

Edhe në këtë dalje publike, Meta nuk kurseu sulmin për qeverinë duke thënë se nuk e ka prioritet forcimin e familjes.

“Ulja e fuqisë blerëse e godet familjen në palcë dhe qeveria nuk e ka prioritet mbështetjen dhe forcimin e familjes. Nuk rriten fondet publike, pagat kanë mbetur në vend prej kohësh. Rriten pagesat e qeverisë për oligarkët, vetëm shtohen problemet në familje, dhuna e frustrimi social. Do të angazhohemi në parlament dhe bashki që të mundësohet integrimi i grave dhe vajzave, viktima të dhunës në shoqëri. Unë besoj shumë tek angazhimi dhe propozimi sot dhe në të ardhmen”, tha Meta.

A.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mara emigrante ne Itali: 24/03/2023 12:20

    OOooo like floriri paska prioritet mbrojtjen e grave ? Te vjen te gajasesh me fjalet e tij ,o hajdut ,kriminel .nuk gjej fjale per te te thene .Ti je ndyresira me e madhe ne shqiperi o koke tul se me vrasje i ke zgjidhur gjithmon problemet e tua .o koke pa lare .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Scholz: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë disa vite

Scholz: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë disa vite