Meta i drejtohet Biden përmes medies amerikane: Mos harroni Shqipërinë dhe rajonin, Rusia kërkon të minojë vlerat europiane

Meta i drejtohet Biden përmes medies amerikane: Mos harroni Shqipërinë dhe rajonin, Rusia kërkon të minojë vlerat europiane

Ilir Meta

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes një interviste për medien amerikane Fox News, i ka kërkuar presidentit të SHBA Joe Biden që të kthejë sytë nga Ballkani duke pretenduar se Rusia kërkon të 'minojë vlerat dhe themelet evropiane' në rajon.

“Ish-presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka një mesazh të qartë për Presidentin Biden, “Mos harroni Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor”, kështu e nis artikullin Fox news.

"Meta, i cili ishte president i Shqipërisë nga viti 2017 deri në 2022 dhe tani drejton Partinë e Lirisë, është i shqetësuar se Shtetet e Bashkuara po harrojnë një nga aleatët e tyre më të rëndësishëm evropianë dhe NATO".

Në intervistë Meta tha se Ballkani “po vuan nga status quo” dhe se aktorë të jashtëm si Rusia janë përpjekur të pengojnë integrimin e rajonit në BE dhe anëtarësimin në NATO.

“Ata kërkojnë të krijojnë një vakum që duhet mbushur për ta për të minuar vlerat dhe themelet Europiane”, tha Meta.

Ish-presidenti paralajmëroi për rreziqet e nismës “Ballkani i Hapur”, një propozim që do të lehtësonte një fluks më të lirë të njerëzve dhe mallrave në të gjithë Ballkanin, që në pamje duket se do të përfitonte rajonin.

Por Meta e quajti nismën një “alternativë kundër integrimit evropian” dhe ka frikë se do të forcojë regjimet hibride si Serbia që do të minojnë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, do të eliminojnë pluralizmin politik dhe do të dhunojnë median dhe lirinë e fjalës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket investigimi i Rai 3 për Shqipërinë?



×

Lajmi i fundit

Fëmijët e Fierit më të mirët në akrim! ‘Rrëmbejnë’ kupën e festivalit të teatrit që u mbajt në Berat. Në kompecion, 10 trupa teatrale

Fëmijët e Fierit më të mirët në akrim! ‘Rrëmbejnë’ kupën e festivalit të teatrit që u mbajt në Berat. Në kompecion, 10 trupa teatrale