Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar sërish për emigrimin e shqiptarëve. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Meta shkruan se përgjegjësi kryesor për largimin e shqiptarëve është Edi Rama.
Teksa ka publikuar shifrat e kompania Ep & Partners Consultancy (EPPC), Meta shkruan se 53% e fuqisë punëtore është në kërkim të një mundësie më të mirë jashtë Shqipërisë, ndërsa 25% janë gati të ikin brenda vitit.
Sipas Metës, keqqeverisja e Ramës i detyron shqiptarët të marrin gomonen duke u larguar përmes kanalit të La Mansh drejt Britanisë së Madhe.
"Një tjetër raport i besueshëm konfirmon të vërtetën e vetme, që shqiptarët po ikin sepse Edi Rama është autori dhe përgjegjësi kryesor i vrasjes së shpresës së tyre, armiku i lirive, i demokracisë dhe shtetit ligjor. Të dhënat e publikuara së fundmi nga kompania Ep & Partners Consultancy (EPPC) pohojnë se 53% e fuqisë punëtore në vend është në kërkim për jetë më të mirë jashtë Shqipërisë dhe se 25% e tyre janë gati të ikin brenda vitit.
Shkak kryesor sipas vetë të anketuarve është keqqeverisja dhe vrasja e shpresës nga “Rilindja”. Është kjo arsyeja, konfliktet dhe përjashtimet e thella sociale, që po i detyrojnë shqiptarët të rrezikojnë edhe jetën e tyre duke kaluar La Manshin me gomone dhe aspak propaganda e gënjeshtërt e Edi Ramës se shqiptarët po ikin sepse sipas tij kjo ju pëlqen. Ndaj nesër zëri i zemërimit mbarëpopullor do të buçasë në sheshet e Tiranës që Edi Rama ta dëgjojë qartë se ora e llogaridhënies për të po afron", shkruan Meta.
-
O spiuni Metaj u zbulove… tani futi gomones e ike se Mona ka per ta fut o Agush!
Përgjigju -
O Like Ke Te Drejte Kur Thua Se Shqipetaret Ikin me Gomone Sepse Nuk Kane Mudesi Tjeter Si Puna Jote Qe I Cone Femijet Per Studime Me Avjon Dhe Hiqesh Sikur Ju Qane Hallin Po Kush I Ha Ato Dokla Prej Mashtrusi Ordiner Buk Nuk Kishe Te Hash Dhe Sot Na Del Me I Pasuri Ne Shqiperi Si Ka Mundesi po Deshe Na Trego Dhe Neve.Si Behesh I Pasur Legen
Përgjigju -
tik tak tik tak
Përgjigju -
jO O LIKE jO jE TI AI QE I VODHI SHQIPTARET DHE NUK LE ASNjE GjE PER SHQIPTARET
Përgjigju -
Foli ky Likja shyqyr qe u zgju nga gjumi letargjik ky iher se sja kishte idene as per veten
Përgjigju -
Ne angli ikin ato qe jan pa shkoll ca tu bej rama atyre ti japi men?
Përgjigju -
Po dita juaj per te dhene llogari kur eshte se mezi po e presim ate dite ne shqiptaret.
Përgjigju -
Po ju po ju do i dilni perhere kundra rames edhe nese eshte puna per te share shqiperine
Përgjigju











Komente
Komento