Meta krahason Ramën me Millosheviçin dhe thumbon sërish Bashën: Bojkoti i zgjedhjeve është bashkëfajësi

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka thumbuar sërish qëndrimin e opozitës e cila tashmë duket se nuk është më e bashkuar. Duke bërë një krahasim mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-presidentin serb Sllobodan Millosheviç, Meta thotë se nëse opozita atje do priste që Millosheviç të dënonte veten, ai do ishte në pushtet po të mos i pushonte zemra. Meta vë theksin te 13 tetori duke i kujtuar liderit demokrat Lulzim Basha se çdo arsyetim për të mos u regjistruar në zgjedhje është bashkëfajësi.

"Zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje. Vetëm duke qëndruar në anën e ligjshmërisë dhe pjesëmarrjes në institucione, opozita mund të ndihmojë vendin, demokracinë, drejtësinë, por edhe vetveten. Nëse opozita në Serbi do të priste që Millosheviçi të dënonte Millosheviçin, apo të garantonte zgjedhje të lira e të ndershme, padyshim që edhe sot e kësaj dite ai mund të ishte në pushtet po të mos i pushonte zemra. 
Por opozita mori vendimin më të drejtë duke u bashkuar, duke u përballur me të dhe duke e mundur. Më pas i vuri prangat dhe e përcolli për në gjykatën e Hagës. Ndaj zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje për demokraci dhe drejtësi.
Çdo gjë tjetër është justifikim, alibi dhe bashkëfajësi!
18 tetori po afron!",
thotë Meta.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 08/08/2019 15:18

    Cfare deklarate nga presidenti qe zgjodhi Rama ! E oa besueshme ne menyren si llogjikon . Lum ne qe e kemi . O zot fali se nuk din vfar bejne . Demokracia eshte zbatim i ligjit dhe kushtetutes

    Përgjigju
  • S.P.A.K: 08/08/2019 14:00

    Te gjitha hallet dhe vuajtjet e ketij populli vijne nga : Ilir Meta , Sali Berisha , Lulzim Basha Edi Rama , popull mos u bashkoni dhe ti votebesoni keta hajduter legjendare te kombit

    Përgjigju
  • Bakerri: 08/08/2019 12:43

    Po termetin perse nuk e permend mo ky!!!

    Përgjigju
  • Hinglateri: 08/08/2019 11:49

    Po afron SPAK o legen i Skraparit Edhe Reci gati per ju shushunja gjakpirrse

    Përgjigju
  • Shkodra: 08/08/2019 10:56

    Esht fatkeqsi per nje lider si ju qe nuk e keni nuhatur fundin,keni mberrit ne stacionin e fundit..ju uroj gjithve sa jeni,qe kto vendi i keni ber keq e me keq qe fundi i juaj te jet me i keqi qe ekzistin me gjith familjet e juaja

    Përgjigju
  • DAUN ISH KASAP rexhep leka [ kepi ]: 08/08/2019 09:49

    O like floriri o kok loqe po ti mendon se do shpëtosh nga vjedhja më madhështore që i është bër popullit Shqiptar. Po nga që je idjot i ler mendon që do shpëtosh . REÇI po ju pret krah hapur o like qelbësira e kombit.

    Përgjigju
  • Rrumpalla: 08/08/2019 09:34

    E thene nga ky, me shume do ta merja si kercenim se sa si krahasim, "ti pushonte zemra"! Po me gjithe manovtrat per ti shpetuar heqjes, pengimin qe mund ti beje gjykates kushtetuese, SPAK nuk do kete nevoje per shkarkimin e Mices...

    Përgjigju
  • ERP: 08/08/2019 09:19

    Ne burg qelbesire, dhe do Zoti arrijne ti sekuestrojne pasurite e vena me vjedhje

    Përgjigju
  • Tirona: 08/08/2019 08:58

    Ik o loqe ti je i pa ftyr njeri qe bon vetem pazar.Prit SPAKUN Dhe pak .Anglezet po vijn e di vet ti.Reci po ju pret rrezik i boni zgjedhjet bashk me Salen Tit byzylykun Lulushen patjeter se i qan vezet sy dhe ca te tjer qe jua vodhen miljonat e eurove neper shtepi i di ti Like i di

    Përgjigju
  • LIPIVANI.A: 08/08/2019 08:47

    Dhe pak kohe te ka ngel.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5