Projektligji i PS, Meta i ashpër me Ramën: Ligjet që bën kundër meje dhe Berishës do ia fusim aty ku i shijon më shumë! 'Pasaportat e arta' i bën për pastrim parash

"Çdo ligj që do të bëjë kundër Metës dhe Berishës, ne do ia fusim aty ku i shijon më shumë." Ky ishte reagimi i kryetarit të Partisë së Lirisë Ilir Meta për Edi Ramën pas projektligjit të PS që shton një pikë të re në ligjin e dekriminalizimit, ku thuhet se u ndalohet kandidimi dhe ushtrimi i funksioneve të larta publike personave ndaj të cilëve provohet nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, se kanë qenë bashkëpunëtorë ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit.

Ndryshimet në ligjin e dekriminalizimit të PS duket se kanë synim largimin nga politika të Ilir Metës, me dyshimet për këtë të fundit si “bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit”, por edhe Sali Berishën e shpallur 'Non Grata' nga aleati më i madh i shqiptarëve, SHBA. Ndër të tjera, Meta shtoi se e argëton çdo nismë e re, megjithëse sipas tij, Edi Rama do e ketë të keq fundin e vet.

"Ai do të përgjigjet sipas ligjeve që ka bërë vetë, që ka firmosur vetë dhe sipas firmave që ka hedhur tak-tak. Kemi nisur një proces bazuar në fakte për inceneratorët dhe jo vetëm. Ky edhe më keq do e ketë fundin e vetë. Ne do të vijojmë angazhimin e fortë”, tha Meta.

Ilir Meta, komentoi edhe projektin e qeverisë për t’i dhënë shtetësi shqiptare për shtetas të huaj dhe të pasur që duan të investojnë në Shqipëri. Sipas tij, Rama e bën këtë gjë për vetëm për të pastruar paratë.

“Kjo çështja e pasaportave të arta apo të florinjta është sipas koncepteve të tij të “Ballkanit të Hapur” ku ka rëndësi që ata që janë në krye të këtij procesi të kenë për veten e tyre sa më shumë mundësira për përfitime ekonomike, financiare, në kurriz të vlerave europiane, të sigurisë kombëtare. Nuk është hera e parë që BE ka ngritur një shqetësim që kjo është një tentativë e hershme që unë e kam kundërshtuar dhe kur isha President.

Rama duke qenë se është në proces largimi kërkon të përfitojë sa më shumë dhe kjo është një nismë për të bërë marrëveshje me persona që kanë para dhe dëshirojnë t’i pastrojnë. Ashtu siç është dhe nisma e Portit të Durrësit apo këto tenderat e fundit”, tha Meta.

Në konferencën me gazetarët, tha se situata ekonomike në vend është shqetësuese dhe shkaktar është borxhi publik. Edhe për këtë, Meta tha se përgjegjës i kësaj situate është Edi Rama pasi sipas tij ka angazhime të fshehura të qeverisë nga institucionet në vend që kanë të bëjnë me borxhe për të ndërtuar porte të reja, dhe aktivitete të tjera, që do rëndojnë më tepër situatën.

“Kemi paralajmëruar që papërgjegjshmëria e menaxhimit të borxhit publik po çon drejt kolapsit të plotë të situatës ekonomike dhe sociale. Borxhi publik që është ende i paqartë për shkak të mungesës së transparencës së qeverisë, tani rrezikohet nga faktorë të rinj, rritja e normës së interesave dhe rifinancimit. Banka Kombëtare është angazhuar në rritjen e normës së interesave dhe ka paralajmëruar që procesi mund të vijojë më tej.

Rritja e çmimeve galoponte, ka artikuj ku është dy fish e tre fish dhe kjo papërgjegjshmëri po çon në një kolaps edhe më të madh të ekonomisë kombëtare dhe familjare. Tashmë kemi hyrë në krizë të konsumit, ku importet shënojnë rënie vjetore, me ndikim serioz të naftës e drithërave, në 7 mujorin e parë të këtij viti, kemi importuar 20% më pak minerale dhe lëndë djegëse, një faktor tjetër shumë shqetësues është rënia e fortë në sasi që kanë pësuar plehruesit për bujqësinë, 62% më pak se një vit më parë. Ky kolaps ndodh se çmimi është 200-300% më i lartë se një vit më parë.

Ka angazhime të fshehur të qeverisë nga institucionet në vend që kanë të bëjnë me borxhe për të ndërtuar porte të reja, dhe aktivitete të tjera, që do rëndojnë më tepër situatën”, u shpreh Meta.

Ndër të tjera, nuk mungon mundësia e koalicionit opozitar mes Sali Berishës dhe Ilir Metës. Ishte Berisha që dha idenë e primareve, ndërsa Ilir Meta u shpreh se kjo do të jetë mënyra më e mirë për të zgjedhur kandidatët e duhur në rast koalicioni. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:16
Meta dakord me Berishën: Në rastin e koalicionit, primaret janë ide e mrekullueshme

 

Edhe Ilir Meta është dakord me idenë e Berishës për primaret duke thënë se në rastin e një koalicioni opozitar, do të ishte mënyra e duhur për të zgjedhur kandidatët më të mirë.

“Kjo është çështje me rëndësi, në kushte të një pushteti vendor ilegjitim, ku opozita s’ka asnjë këshilltar në Shqipëri, i ftoj opozitarët të forcojnë monitorimin ndaj vendimeve të Këshillave Bashkiake, kudo ka afera lokale sepse s’ka kontroll nga opozita, dhe ne padyshim që do bashkëpunojmë me forcat e vërteta opozitare. Përshëndes idenë e primareve që ka futur Berisha, dhe në rastin e një koalicioni do ishte ide e mrekullueshme për të zgjedhur kandidatët më të mirë. Do bashkëpunojmë në mënyrë më transparente, me rëndësi qytetarët të marrin në dorë pushtetin vendore, dhe do bëjmë përpjekje që kjo këtë ndodhë para zgjedhjeve vendore. Përgjegjës është vetëm Edi Rama për këtë situatë”, tha Meta.

Ora 13:48
Meta për projektligjin e PS: Më argëton çdo nismë e re, të gjithë e dinë fatin e tyre! Rama do e ketë të keq fundin e vet

 

Edhe Ilir Meta pretendon se projektligji i PS për bashkëpunëtorët e ish Sigurimit të Shtetit janë nisma anti-Meta, por thekson se Edi Rama do t'i përgjigjet ligjeve dhe firmave që ka hedhur vetë.

“Të gjithë e dinë fatin e nismave anti-Meta. Më argëton çdo nismë e re. Çdo ligj që do të bëjë kundër Metës dhe Berishës, ne do ia fusim aty ku i shijon më shumë. Ai do të përgjigjet sipas ligjeve që ka bërë vetë, që ka firmosur vetë dhe sipas firmave që ka hedhur tak-tak. Kemi nisur një proces bazuar në fakte për inceneratorët dhe jo vetëm. Të gjithave do t’i shkojmë deri në fund. Këtyre parullave, ka patur burra të tjerë të cilët bënin si Ismail Qemali një herë e një kohë dhe kishin mendjen për të vjedhur në dogana e tatime. Ky edhe më keq do e ketë fundin e vetë. Ne do të vijojmë angazhimin e fortë”, tha Meta.

/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Taypi: 20/08/2022 06:00

    E like je kanceri i ketij vendi.. Mos ki merak se dhe ti do ta hash atje ku te shijon me shume

    Përgjigju
  • Cubel breca: 19/08/2022 20:10

    Mbase ka ardhur dita qe me ne fund te clirohet megjithmend shqiperia mbas 32 vjetesh. A ci kan ber shqiperis dyshja e FAMSHME ate qe sja kan ber te gjith armiqt bashk.

    Përgjigju
  • Iliri: 19/08/2022 19:22

    Po si ka mundesi keto gra gazetare nuk ndihen te dhunuara nga fjalori i ish presidentit?!Si ka mundesi o zot ku eshte katandisur ky vend

    Përgjigju
  • ZENUN RROTA: 19/08/2022 18:37

    O ilir me kë do bësh partin e liris me agim neshon e Gaqo Neshos familje den babaden komonistësh. Ky fundërrin agim nesho që ke ti në tavolin la gruan se doli familja e saj armike e Debilit Kriminelit Enver Hoxha me ktë do bësh ti çudira o Ilir. Po ti po përpëlitesh si gjarpri kur i presin kokën se e ndjen burgun mre kadosh hajt se shum qef do bosh o Iliri kaposh maj ülehut.

    Përgjigju
  • O tej: 19/08/2022 18:36

    Ilir Metmuti hajduti

    Përgjigju
  • Liza: 19/08/2022 18:33

    Po mire gruaja e Ilirit eshte mesuar me kete fjalor por nuk i vjen turp ketij qe grate vajzat dhe vajzat e tij degjojne fjalor te tille nga nje ish president.

    Përgjigju
    • Pula: 20/08/2022 13:05

      Epo Rama e beri president…pyet njehere ca fjalori ka Rama dhe do te duket Likja lule.

  • Besa: 19/08/2022 17:56

    Po ky djali i sekretarit te pare te partise Gaqo Neshs ç kerkon aty ky ndyresire komunist bashke me Ilir psikopatin qe po na ul koeficientin e inteligjences duke e degjuar.Eshte faji i Rames qe na i beri president kete plehre skizofren

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 19/08/2022 16:01

    He me te "lumte" ajo gojabythë o likebanditi,se te shet produktin e intelektit tend "siperor"! Po sa mire e njihni,e doni,e respektoni dhe vlersoni njeri tjetrin mo likebanditi!Ja dini mire shijet,ndjesite,kenaqesite e orgazmes pasurore-politike njeri tjetrit dhe nuk te ndahet e nuk te ndahet shpirti nga sivllai kryerilindas! Gjithçka tenden personale e familjare(por kurre pasurore) e sakrifikon,e lançon qe kryerilindasi që te çoj deri ne fund mandatin e trete dhe pse jo,te marre edhe te katertin. Hajde likebanditi pushka top tu befte!

    Përgjigju
  • Gaqo: 19/08/2022 16:00

    More po ky i biri tanes dhe i gaqos cfare do me kte parti ky la gruan ne monizem se babai saj doli armik i popullit dhe hajde ti besosh partis se ilirit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!