Ky ishte mesazhi i kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta për të gjitha partitë politike gjatë nënshkrimit të një marrëveshje bashkëpunimi me rektorin e Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni.
Meta inkurajoi partitë politike të përfaqësohen me intelektualë në zgjedhjet parlamentare të 2017 në mënyrë që të mos ketë asnjë përfaqësues me probleme me ligjin, por në Kuvend të jetë elita.
Gjithashtu Meta theksoi se vendi ka nevojë për politika sa më të mençura pa kosto duke iu referuar ligjit të mbetjeve.
"Sa i takon çështjes së mjedisit apo mbetjeve, sa i domosdoshëm është paraprirja e vendimmarrjes nga studime, debate, kërkime.
Pasi janë disa fusha të reja që edhe ata që japin mësim shpesh kanë nevojë të apdetohen dhe jo më deputetët ku dihet që ende Kuvendi ynë lë për të dëshiruar sa i takon cilësisë së përfaqësimit të drejtpërdrejtë" përfundoi Meta fjalën e tij gjatë firmosjes së marrëveshjes.
Fjala e plotë e Ilir Metës
[gallery]20133[/gallery]
dy.b/shqiptarja.com