Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta gjatë takimit me Grupin Parlamentar “Miqtë e Fëmijëve” i organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë dhe UNICEF, në partneritet me CRCA-në, tha se mbrojtja e të drejtave të fëmijëve përbën një detyrim të pazëvendësueshëm njerëzor dhe kushtetues për shtetin dhe të gjithë institucionet.
 
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin, edhe përfaqësuesja e UNICEF-it në Shqipëri, Antonella Scolamiero, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë si dhe përfaqësues të institucioneve të tjera shtetërore dhe të shoqërisë civile.
 
Kreytari i Kuvendit në fjalën e tij u shpreh se, formalizimi dhe përcaktimi i të drejtave të fëmijëve në një kuadër ligjor të plotë ka njohur progres, por zbatimi dhe pranimi i vetëdijshëm i tyre, trajtimi dhe zhvillimi i fëmijëve si individ në shoqërinë shqiptare , ende has vështirësi.
 
“Rastet e abuzimit, e keqtrajtimit dhe të keqrritjes së fëmijëve në familje, në shkollë dhe në shoqëri, shfaqja e formave të ndryshme të dhunës në familjet e tyre, mbeten ende sfida për t’u përballur. Zgjidhja e këtyre problematikave të rëndësishme duhet të kalojë nëpërmjet mbështetjes për familjet e tyre, por edhe nëpërmjet përkujdesjes së posaçme nga strukturat shtetërore dhe mbarë shoqëria për fëmijët vulnerabël, jetimët apo për fëmijët me aftësi të kufizuara”, tha Meta.

meta
 
Kryetari i Kuvendit theksoi se në përmbushje të këtij pikësynimi, Kuvendi i Shqipërisë miratoi rezolutën për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri ku vlerësoi si të domosdoshëm kontributin e deputetëve të Shqipërisë për të përmirësuar dhe rritur efikasitetin e legjislacionit në mbrojtje të fëmijëve.
 
Në fjalën e saj, përfaqësuesja e UNICEF, Antonella Scolamiero u shpreh se, shumë prej angazhimeve të ndërmarra nga parlamenti shqiptar me rezolutën e 26 nëntorit të vitit 2013, janë në zbatim e sipër duke përmendur si rast unikal krijimin e grupit parlamentar “Miqtë e fëmijëve”.

meta
meta

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)