Bollino: Meta merr një vendim, por kërkon dy ditë për ta argumentuar. Cili është plani i vërtetë?

Bollino: Meta merr një vendim, por kërkon dy ditë për ta argumentuar. Cili është plani i vërtetë?

Presidenti Ilir Meta njoftoi dje vendimin e tij pa precedent që të anulojë zgjedhjet vendore të 30 qershorit, por kërkoi dy ditë kohë për të gjetur bazat “kushtetuese, ligjore dhe logjike” në mbështetje të vendimit të tij. Kjo do të thotë se, për momentin, kur lajmëron për dekretin e ri për të shfuqizuar të mëparshmin, ende nuk di as ai se mbi cilat baza ligjore ka vepruar. Çfarë fshihet pas këtij deklarimi kaq të nxituar? Pse nuk priti të hënën në mëngjez, kur mendohet se juristët e tij do t’i kishin gati edhe motivimet?

Ndoshta Ilir Meta kishte ''nga brenda'' të njëjtat informacione që kishin nga jashte edhe agjencitë e inteligjencës të vendeve partnere, pikërisht ashtu sikurse njoftoi në botimin e djeshme edhe Shqiptarja.com. Protesta e opozitës po përgatitej të degjeneronte në dhunë të hapur për të “detyruar” presidentin të anulonte zgjedhjet ''në interes të sigurisë kombëtare''. Por, edhe pa patur ende asnje formë dhune, dhe ndërkohë që, në thelb, nuk ka ndryshuar asgjë nga një ditë më parë, apo një javë më parë, papritur Meta njoftoi vendimin e tij, edhe pse ishte i papërgatitur ende ligjërisht. Kush, apo çfarë, e ka shtyrë ta bëjë këtë? I vetmi ndryshim ne fakt ka qenë deklarata ultimative nga Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit Matthew Palmer i cili dje paralajmeroi Lulin dhe Monikën si pergjegjies per cdo formë dhune gjate protestave duke ofruar një mbështetje zyrtare ndaj zgjedhjeve të 30 qershorin. Një pozicion pa ekuivoke qe mund të ketë pershpejtuar vendimin e Presidentit. 

Reagimi i parë i Ramës, pas njoftimit të Metës, ishte që dekreti i ri nuk ka asnjë vlerë ligjore dhe se, për pasojë, zgjedhjet e 30 qershorit, gjithsesi, do të bëhen. Lëvizja e nxituar e Metës, e ndërmarrë pa asnjë konsultim paraprak me forcat politike siç imponon praktika kushtetuese, rrezikon, kështu, ta ndezë më tej krizën, në vend që ta shuajë. Edhe në 2017 përsëri përballë kërcënimit të Bashës për të bojkotuar votimet, zgjedhjet u spostuan një javë (e megjithatë brenda kufijve kushtetues) por presidenti Bujar Nishani veproi mbi bazën e një marrëveshje të arritur mes PD dhe PS. Atëherë LSI nuk u përfshi ne vendimarrja dhe Meta duket se këtë radhë u hakmorr ndaj Ramës.

Qendrimi i Ramës bazohet në konsideratat e këshilltarëve të tij ligjorë, sipas të cilëve dekreti i Presidentit të Republikës për caktimin e datës së zgjedhjeve vendore është akt me karakter të përgjithshëm (akt nënligjor normativ) dhe nxjerrja e të cilit ka referencë të shprehur në nenet e Kushtetutës dhe të Kodit Zgjedhor. Anulimi i tij, që nuk është parashikuar në asnjë nen të Kushtetutës, duket kështu një shprehje e hapur e shkeljes së Kushtetutës së vendit dhe ligjit që rregullon në mënyrë të posaçme zgjedhjet.

Mesazhi qe le të nënkuptojë Rama është i qartë: Si çdo akt, apo veprim administrativ, në shkelje të Kushtetutës, është i pazbatueshëm nga çdo organ publik, si dhe nga çdo individ, pasi në shtetin e së drejtës ai “nuk ekziston”.

Të akuzosh presidentin e Republikës për shkelje të Kushtetutës, mund të çojë në hapjen e një procedure të impeachment-it në Kuvend. Në praktikë Rama pasi të lexojë motivimet, që Presidenca do të bëjë të ditur neser, do të mund t’i kërkonte Kuvendit të shkarkonte Ilir Metën, tjetër vendim ekstrem ky, që do të rrezikonte të mbetej pezull, pasi, sidoqoftë, do të kërkohej më pas miratimi nga ana e Gjykatës Kushtetuese, e cila nuk është operative. E njëjta Gjykatë Kushtetuese, po të ishte, do të ishte edhe i vetmi organ i ligjshëm, që do të vlerësonte kushtetueshmërinë e dekretit të ri të Metës, që anulon zgjedhjet. 

Paradoksi është se, pasi kane akuzuar për muaj me radhë qeverinë se ka shfuqizuar Gjykatën Kushtetuese për të qeverisur pa kontroll, sot pikërisht presidenti i Republikës dhe opozita përfitojnë nga ky boshllëk kushtetues, i shkaktuar nga reforma e drejtësisë dhe jo nga qeveri, për të sfiduar qeverinë dhe të gjithë Shqipërinë.

Një çudi tjetër e mesazhit të presidentit të Republikës është se kishte vendosur ta përfundonte me sloganin zyrtar të opozitës në protestë: “Shqipëria si gjithë Evropa”. Një zgjedhje që, në fakt, shkel parimin e pavarësisë së kreut të shtetit dhe që mund të paralajmëronte edhe synimin e tij për të dhënë dorëheqjen (duke parandaluar impeachment-in) dhe për t’u kthyer në lojë në drejtimin e LSI-së, duke dalë kështu edhe faktikisht në krah të opozitës jashtëparlamentare para zgjedhjeve të ardhshme politike. Duke mos perjashtuar edhe mundësinë që para dorëheqjes, Meta mund ta vendosë një lëvizje akoma më radikale duke shpërndarë parlamentin për të detyruar kështu zgjedhje të parakohshme.

Në fakt misteri i fundit ka të bëjë pikërisht me datën e re të zgjedhjeve vendore për të cilën ai nuk jep asnjë detaj në komunikatën e tij. Ndoshta dëshiron ta mbajë derën hapur, duke shpresuar të plotësojë ndërkohë edhe kërkesën e dytë të Bashës e të Monikës për të shkuar në zgjedhjet parlamentare të parakohshme dhe për të zhvilluar zgjedhje politike dhe administrative në të njëjtën ditë.

Në çdo rast, ajo që ndodhi është një nëpërkëmbje kushtetuese pa precedent, një lloj “puçi i bardhë presidencial”, që në të vërtetë rrezikon ta hedhë vendin në një krizë shumë të rëndë dhe të thellë kushtetuese dhe institucionale. Vetëvrasjen politike të paralajmëruar para disa javësh “alla Salvator Allende” Ilir Meta e ka bërë. Tani mbetet të kuptohet se çfarë pret nga Basha e Berisha në këmbim të sakrificës së tij.

xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • MINUSHE: 10/06/2019 13:02

    do vi nje dite qe do japin llogari per cfare kane bere dhe po bejne......po spaten nje fe...nje parim....keta politikane" nuk e bejne kete vend...e shkaterrojne...por mos harrojne se nje dite do japin llogari

    Përgjigju
  • Haliti: 10/06/2019 08:38

    Metes nuk i vihet faj sepse zbatoi urdherin e padronit te tij Karpushinit.

    Përgjigju
  • Sotir: 09/06/2019 21:12

    Like floriri ka per te shperndare edhe parlamentin duke e lene vendin ne doren e bandave ruse greke PD e LSi. Vetem USA dhe BE mund te na shpetojne nga nje 1997 e dyte! Ju lutem te nderhyje urgjent BE dhe DASH se asnje politikani e aq me pak te bandave oppzitare nuk i dhimbset populli e Shqiperia! Njolla e turpit do tju ndjeke o pacavure dhe emri me te zeza ne librin e tradhtareve te kombit!

    Përgjigju
  • Hinglateri: 09/06/2019 16:55

    Meta pret nje mu..te madh ti bjere ne goje

    Përgjigju
  • S.P.A.K ready: 09/06/2019 13:31

    berisha , Meta e shoqja e shume militante te lsi e pd po mundohen se si ti shmangen drejtesise .

    Përgjigju
  • Drejtësia po vjen: 09/06/2019 11:50

    Nëser meta do të anulloj anullimin e zgjedhjeve,,,,edhe mazhoransa do të anulloj shkarkimin e tij si president,,EDHE JETA DO VAZHDOJ E QETË.nuk kan fuqi këta gjarpërinj për destabilizim.rama nuk ka pun fare me këtë history.kjo ësht nji luft midis USA + BE nga nji anë ,,dhe rusia+ minj +gjarprinj ,,nga ana tjetër,JA TË SHOHIM FINALEN

    Përgjigju
    • CaBone: 09/06/2019 19:16

      Shum e vertet. Respekte shoku

  • Kur do te nderhyje NATO per te mbrojtur demokracine ne Shqiperi: 09/06/2019 11:47

    Dje Ilir Floriri shmangu prezantimin e nderhyrjes ruse nepermjet investimeve te bera per opoziten rrugore. Duke qene pjestar i ketij bashkepunimi anti shqiptar ai,Ilir Floriri, u tremb prej pasojave qe do te kishte nga ShBA, e cila gjithashtu e njeh kete organizim me gjithe maskimin qe u perpoq te bente Iliri duke marre frenat dhe drejtuar vet protesten. ShBA dhe BE shpresojme te nderhyjne nepermjet NATO per te vendosur rendin duke shkaterruar kete tentative per grusht shteti.

    Përgjigju
  • Orli: 09/06/2019 11:15

    Meta,berisha,basha,mona e zagaret rreth tyre i kane kapur ethet e reformes ne drejtesi,plus duhet te kene infirmacion qe Amerika ua ka bere gati letrat sepse ndryshe nuk spjegohet se pas deklarates se zv.sekretarit Amerikan te shtetit qe zgjedhjet do zhvillohen nen kontrollin e Amerikes dhe Europes,koklopa meta ben sikur i anullon zgjedhjet!

    Përgjigju
  • Besua: 09/06/2019 10:02

    Eshte ngaterruar keq situata Carlo nuk e dim cfar pazaresh po bejn neper bodrumet e korrupsionit.. E vetmja gje qe dim eshte se Shqiperia po humbet shume fare nga keta palo burra shteti.. Turpi i mbulofte kush po tallet me nje popull te tere!!

    Përgjigju
  • Arbëri: 09/06/2019 10:01

    Parlamenti është dashur të mblidhet sot për ta shkarkuar këtë rebel Presidenti , Përndryshe ky ka pregatit shpërbërjen e parlamentit që nesër dmth të hënen 10 qershor !

    Përgjigju
    • Hysen: 09/06/2019 15:22

      Po shume mire do beje perderisa ky parlament nuk ka 140 depuete!

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt