Meta: Model i ri zhvillimi ekonomik 
 bujqësia prioriteti ynë madho

Meta: Model i ri zhvillimi ekonomik <br /> bujqësia prioriteti ynë madho
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta deklaron se Shqipëria po i drejtohet një modeli të ri të zhvillimit ekonomik.

Sipas tij modeli që kërkohet dhe që është nisur të ndërtohet, kërkon një thellim të mëtejshëm të ristrukturimit të ekonomisë, identifikim të prioriteteve ekonomike.

Këtë model Meta e ka cilësuar si arsyen pse në fokusin e qeverisë bujqësia po shndërrohet në prioritet të zhvillimit.

Deklarata e Metës  është bërë gjatë promovimit të librit “Ndërhyrja e Shtetit në Ekonomi” me bashkautorë Prof. Dr. Aristotel Pano dhe Prof. Dr. Anasatas Angjeli.
Gjatë fjalës së mbajtur në këtë ceremoni, Meta u ndal në vlerat që mbart ky libër si dhe në rëndësinë që ka për analizimin dhe për dhënien e rekomandimeve konkrete për ekonominë shqiptare.

“Kjo është një temë sa aktuale dhe e ditës aq edhe e rëndësishme dhe do të vazhdojë gjithmonë, por është shumë aktuale jo vetëm për zhvillimet e ekonomisë globale në përgjithësi dhe të eurozonës në veçanti, por sepse është me shumë rëndësi jetike dhe për vetë ekonominë tonë, për stadin aktual të zhvillimit të saj dhe kapërcimin e mjaft sfidave të mprehta me të cilat ne ndeshemi.”, tha Meta.
 
Ndërkaq, Meta u ndal te disa modele suksesi në zonën e Myzeqesë, sidomos në kultivimin e luleshtrydhes, modele që kanë sjellë të ardhura dhe më shumë vende pune në disa zona të Lushnjës dhe Fierit. Kryetari i Kuvendit tha se fermerët duhet orientuar drejt kultivimit të atyre produkteve, që mund të kenë edhe tregun e sigurt.

“Meqenëse jemi te Universiteti Mesdhetar dhe kjo puna e luleshtrydhes mendoj që ia vlen të përmendet, sepse është kulturë e re në vendin tonë, por që ka avantazhe të jashtëzakonshme, dhe më mirë të bëjmë debat për luleshtrydhen se sa të bëjmë për kanabisin. Shqipëria është një ndër vendet e pakta që ka avantazhe të tilla për prodhimin e luleshtrydhes e cila gjithashtu kërkon një fuqi të konsiderueshme punëtore, pra kërkon krahë intensivë të punës dhe është mjaft e kërkuar në tregjet evropiane më të mëdha evropiane dhe botërore. Një mbështetje më e madhe e kësaj kulture jo vetëm që do të bënte të mundur një punësim shumë më të madh, njëkohësisht do të bënte të mundur ngopjen e tregut vendas, por edhe eksporte të jashtëzakonshme dhe me mjaft përfitim për ekonominë tonë kombëtare. Kemi disa eksperienca të shkëlqyera në Fier, suksesi i disa fermave ka bërë që në mënyrë masive shumë fermerë edhe pse kanë parcela jo shumë të konsiderueshme, të mbjellin, të bashkëpunojnë me ata të cilët kanë siguruar tregun dhe kjo po kthehet në një modë në Myzeqe, në një modë për mirëqenie, me të ardhura gjithnjë e më të larta dhe produktive”, - deklaroi Meta.

Për Kryetarin e Kuvendit, është shumë e rëndësishme të mendojmë se çfarë duhet të prodhojë fermeri dhe ku do ta shesë më pas produktin për të arritur leverdinë maksimale.
 
meta

Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve